Gazeta Dita

VARGJE TË ZGJEDHURA

-

1. Vdes në puthjen tënde

Unë vdes në puthjen tënde, po puthjes nuk i druhem, se jam një flakëz hëne, venitem-po nuk shuhem.

26.08.1999 2. Çast…

O çast që më ke ikur, o çast që prapë më vjen, më lë qiri të fikur, pastaj vullkan më gjen.

27.08.1999 3. Gjëndet e vërteta

Këndova nga zëmra, në një shkretëtir­ë, dhe fjala dhe kënga, m’u bënë xhevahirë.

Këndova gjith’ jeta, këputa zinxhirë, gjëndet e vërteta, dhe në shkretëtir­ë!

3.11.1999 4. Pas “LAMTUMIRES”

Dikur-kur shkrova: “Lamtumirë!”, pyeta veten: “Pse u ngute?”, se-përveç vdekjes-s’ka në botë, asgjë më tjetër absolute.

Gjithmonë me vete kam menduar, ajo që shkoi-iku-u prish, po edhe çasti i kaluar, plot me shkëlqim kthehet sërish.

Se jeta s’paska vetëm renga, nuk është veç helm e pelin, se vjen një ditë e shuhet brenga, papritur syri merr shkëlqim.

Kaluan nuk e di sa vite, dhe zjarri i parë m’u ndez sërish, në qiellin tim ti m’u përndrite, si një dhuratë perëndish.

Me dhimbje shtymë ditë-mote, as unë-as ti nuk kishim vdekur, në zëmrën time ndjenja jote, ç’më kishte mbetur e paprekur. Nga gjumi letargjik u zgjova, sa kisha fjetur nuk e di, të falem-Zot-që e takova, sërish të parën dashuri! 23.03.1999 5. Pa titull Poet Magjistari, s’ka pse ligështohe­t, kur pëllet gomari, bilbili s’dëgjohet! 27.10.1999 6. Pa titull Në një botë kaq të trazuar, rrojta dhe s’e nxiva faqen, o sa shumë paskam jetuar, mes jush që urreni paqen! 27.10.1999 6. Frymëzim biblik Zoti im-e s’ka më tjetër, më largo nga çdo gënjeshtër, mos më bëj mbret me thesar, as të varfër gjynahqar. Më fal Ti-o Zot i ndritshëm, veç ushqimin e përditshëm. 8.09.1999 Botuar në Dita, 1 tetor 2016

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania