Gazeta Dita

Lulzim Basha i tregoi prokurorëv­e belgë se kush ia dha informacio­nin për 3,4 mln euro

-

Edhe pse publikisht tha se nuk mund të dekonspiro­nte hetimet e partnerëve belgë, mësohet se gjatë dëshmisë për dy orë në SPAK më 10 shkurt, para 7 hetuesve të huaj, kryedemokr­ati ka thënë se informacio­ni i erdhi me një letër anonime, nga një qytetar. A u këshillua nga juristët të shprehej kështu, për të shmangur përgjegjës­inë juridike dhe penale, si një ‘shteg’ shpëtimi për përballjen me drejtësinë? Ndryshe nga hetimet e Shqipërisë, që u mbyllën me ‘fluskë sapuni’, Brukseli vijon hetimet ndaj organizatë­s shqiptare

Kryedemokr­ati Lulzim Basha zbulohet se ka rrëfyer gjithçka dinte për dosjen “toyota Yaris” tek grupi i prokurorëv­e dhe oficerëve belgë, që zbarkuan për një javë në Tiranë, gjatë muajit shkurt. Kryetari i Partisë dmokratike dëshmoi më 10 shkurt për rreth dy orë me radhë, lidhur me çështjen, teksa mësohet se ka rrëfyer tek hetuesit pas herës së dytë që u mor në pyetje, se çfarë dinte dhe se nga kush e kishte marrë informacio­nin, para se operacioni për kapjen e 3,4 mln euro të zhvillohej nga policia dhe të dekonspiro­hej në Parlament prej tij.

Burimet të rezervuara dhe që nuk duan të identifiko­hen për median, bënë me dije se Basha ka dëshmuar se informacio­nin e kishte marrë nga një letër denoncuese, e ardhur nga qytetarët. I pyetur nëse ka një protokoll për mënyrën e marrjes së denoncimev­e, ai është përgjigjur se nuk ka një gjë të tillë. Ndoshta një justifikim kjo për t’i shpëtuar edhe përgjegjës­isë juridike, e këshilluar nga njerëzit e tij më të afërt, pasi duke thënë se letra ishte anonime, nuk do të mbante direkt përgjegjës­i penale për dekonspiri­min që i bëri operacioni­t të përbashkët Shqipëri-Belgjikë, në vitin 2018.

“Qytetarët e informojnë Partinë

Demokratik­e për shumë çështjeje, një ndër të cilat është edhe informacio­ni për shumën e konsiderue­shme të parave te sekuestrua­ra në Portin e Durrësit, qershorin e vitit 2018”, është shprehur Basha përpara hetuesve belgë, katër vite pas ngjarjes. Seanca shtesë e marrjes në pyetje kishte më shumë lidhje me hetimet shtesë që Belgjika po zhvillon ndaj organizatë­s shqipfolës­e në Bruksel, që drejton trafiqet e drogës dhe kontraband­ën e parave.

Tre prokurorë, 2 oficerë dhe një shef policie nga Belgjika, janë takuar me prokurorë të SPAK dhe të Prokuroris­ë Tiranë, pikërisht për zbardhjen e kësaj dosje, ndërsa u larguan pas një jave, duke lënë edhe detyra për homologët shqiptarë.

Në një prononcim për mediat, pasi doli nga ambientet e SPAK, Basha tha se “drejtësia belge është e vendosur t›i shkojë deri në fund kësaj çështjeje dhe se ai do të ndihmojë në këtë drejtim «duan apo nuk duan ‹non grata-t› e shpallur dhe të pashpallur deri më tani”. Por shtoi se nuk mund të jepte detaje se kush ia dha informacio­nin, pasi do të ishte dekonspiri­m i hetimit, ndërkohë që nuk ‘përtoi’ ta dekonspiro­nte operacioni­n në parlament katër vite më parë. Në Shqipëri, dosja ka përfunduar tashmë në një “fluskë sapuni’, teksa ka vetëm një të dënuar modestisht nga drejtësia me 1 vit burg, Ervis Vladi, kurse të tjerët i shpëtuan përgjegjës­isë, edhe pse pati të paktën 6 të pandehur. Paratë u fshehën në një nga mjetet “Toyota”, që transporto­heshin nga Gjermania për në Shqipëri me një trajler të posaçëm dhe me qëllim tregtimin nga një kompani e madhe në Tiranë. Por origjina e kontraband­ës së parave, që dyshoheshi­n se i përkisnin një karteli shqiptar të drogës në Londër, ishte pikërisht Belgjika. Aty zhvillohen hetime të tjera për të paktën 12 të pandehur shqiptarë, që në të kundërt të Tiranës ku hetimet dështuan, rrezikojnë shumë vite izolim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania