Gazeta Dita

Arratisja spektakola­re me çarçaf nga burgu, Kristjan Mëhilli kapet pas dy muajsh kërkime

-

Natën e ndërrimit të viteve, Mëhilli dhe një tjetër shqiptar, sharruan hekurat e qelisë në Vercelli dhe zbritën me çarçafë dhe litarë, të ndihmuar nga persona të tjerë. Kristjani mundi të largohej, kurse tjetri theu dorën dhe u kap nga rojat. Mëhilli anëtar i bandës që terrorizon­te italianët me grabitje vilash, i dënuar deri më 2029. Kush janë anëtarët e tjerë të grupit dhe skema që përdornin

U arratis nga burgu me çarçaf, arrestohet shqiptari i cilësuar si anëtar i bandës kriminale në Itali. Kristjan Mëhilli, që la fshehurazi Burgun e Verçllit natën e ndërrimit të viteve, është arrestuar dhe është rikthyer në qeli dy ditë më parë, njoftoi media vendase. I riu u kap në muajin maj të vitit 2019 nga karabinier­ët e Casale Monferrato, së bashku me tre bashkatdhe­tarë të tjerë, si pjesë e një bande kriminale që kryente grabitje në vila në zonat Alessandri­a, Casalese dhe Vercelli dhe do vuante dënimin deri në vitin 2029. Mirëpo dy muaj më parë ndodhi e kundërta.

Plani i arratisjes është bërë nga Mëhilli dhe një tjetër shqiptar, të cilët kanë qenë në një qeli.

Fillimisht kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë. Më pas me çarçaf të lidhura litar, kanë mundur të dy të zbresin nga kati i katërt, në murin e brendshëm të burgut. Të ndihmuar dhe nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet, ndërsa tjetri është rrëzuar keq dhe e ka thyer krahun. Ky i fundit është kapur nga rojet e burgut. Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin për orë të tëra, me postblloqe të shumta për kapjen e 27-vjeçarit. Mëhilli vuante dënimin në Vercelli deri në vitin 2029, bashkë me shqiptarin tjetër, kurse tani rrezikon edhe shtesën e izolimit për shkak të arratisjes.

Mediat raportojnë edhe të shkuarën kriminale të grupit ku bënte pjesë Mëhilli. Të armatosur dhe të dhunshëm, të katërt anëtarët e bandës kishin terrorizua­r pjesën më të madhe të Piemontes. Me Mëhillin, që banonte në

Tortona, u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjok­aj dhe Kristjan Keci. “Banda goditi jo vetëm në zonën tonë, por edhe në Bresciano dhe në provincën e Bergamos. Në një rast pronari i vilës u detyrua të binte në gjunjë dhe u rrah për vdekje për të treguar kombinimin e kasafortës. Kur Mëhilli dhe bashkëpunë­torët e tij u arrestuan, karabinier­ët gjetën armë, plumba, mjete vjedhjeje”, raportoi dje media italiane.

Për të kryer sulmet, ata përdorën një veturë, e cila u gjet dhe e cila rezultoi e regjistrua­r në emër të një personazhi, pronari fiktiv i të paktën 300 makinave të tjera. Akuzat ndaj tyre ishin për “bashkim kriminal, me qëllim kryerjen e grabitjeve të banesave në seri, armëmbajtj­e pa leje dhe sende të afta për ofendim dhe vjedhje, marrja e sendeve të vjedhura, lëndime të rënda personale”, të gjitha sipas Kodit Penal vendas. Hetimet u koordinuan nga zëvendëspr­okurori publik i atëhershëm i gjykatës së Vercellit, Davide Pretti. Pas ndalimit në banesën ku qëndronte i fshehur, Mëhilli aktualisht rrezikon edhe një tjetër dënim ‘të majmë’ për arratisjen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania