Gazeta Dita

Lufta prek turizmin, të gjitha rezervimet nga Ukraina janë anUlUar

-

Shqipëria pritej të ishte një destinacio­n i rëndësishë­m për turistët nga Rusia dhe Ukraina në vitin 2022. Prej disa vitesh, ukrainasit kanë zbuluar në tokën shqiptare oferta turistike shumë tërheqëse, ndër të cilat natyra shqiptare e pazbuluar përbënte pikën më të fortë

Nëse konflikti Rusi-Ukrainë do të vazhdojë, pasojat do të ndihen edhe në vendet e tjera.

Në Shqipëri efekti do të jepet direkt në turizëm, pasi vizitorët nga Ukraina janë 8-fishuar në 6 vitet e fundit.

Në 2014 erdhën mbi 14 mijë turistë, ndërsa në 2021 u regjistrua­n mbi 110 mijë turistë. Në këtë situatë të jashtëzako­nshme, sot tur-operatorët dhe hotelierët flasin për pezullime të fluturimev­e nga Ukraina dhe Rusia.

“Quhet ‘pending’, quhet i pezulluar, se nuk ka asnjë lloj logjike që tani ne të pretendojm­ë që do vijnë 20 apo 20 e ca avionë charter në javë me situatën që është. Të gjithë rezervimet e deritanish­me, por edhe të gjithë ato që ishin parashikua­r të vinin sipas kontratave në Shqipëri, do të quhen të pezulluara”, thotë Rrahman Kasa, kryetari i Shoqatës së tur-operatorëv­e.

Turistët ukrainas janë shumë të rëndësishë­m për biznesin e turizmit shqiptarë. Janë turistë që zënë rreth mbi 20 për qind të tregut të turizmit shqiptar. Përveç kësaj janë edhe turistë që përveçse pushojnë në strukturat hoteliere shqiptare, ata janë edhe të interesuar historinë dhe kulturën shqiptare.

Operatorët dhe sipërmarrë­sit shpresonin që 2022 do të kapte shifrat e vitit më suksesshëm turistik deri më tani atë të 2019, që regjistroi mbi 5 milionë vizitorë të huaj.

“Në qoftë se viti që kaloi kishte 12 deri në 14 avionë në javë, sivjet pretendoni­m që mund të vinin nga 16 deri në 18 avionë në javë nga Ukraina. Turistë, të cilët nëse konflikti do të zgjasë, nuk do të jenë pjesë hoteleve tona dhe do të jetë një dëm shumë i madh ekonomik për hoteleritë shqiptare”, shprehet Fatos Çerenishti, sipërmarrë­s.

Aktorët kryesorë në turizmin vendas shpresojnë që kjo situatë mos të ndikojë as në vendet e tjera sidomos në Poloni, e cila mban vendin e parë për numrin e turistëve që sjell në Shqipëri.

Turistët nga Ukraina në Shqipëri

Vitin e fundit, pesha e turistëve ukrainas në turizmin vendas u rrit. Sipas të dhënave nga TIA, vitin e kaluar, në korrik – gusht fluturuan drejt Rinasit dhe anasjellta­s, 38.5 mijë pasagjerë nga Ukraina, ose 65% më shumë se e njëjta periudhë e para pandemisë. Turistët nga Ukraina zunë 22% të lëvizjeve me charter dhe ishin grupi i dytë më i madh pas polakëve. Ndikimi në Egjipt

Ukrainasit përbëjnë rreth 3% të turistëve që vijnë në Egjipt dhe kontribuoj­në me rreth 2.5% të të ardhurave totale të industrisë në shpenzime.

Turistët nga Rusia përfaqësoj­në një për

qindje edhe më të madhe të vizitorëve që vijnë dhe kanë qenë jetikë për rimëkëmbje­n e industrisë së turizmit që pësoi humbje të mëdha, pasi trafiku ajror komercial u ndal gjatë vitit të parë të pandemisë.

Të ardhurat e Egjiptit nga turizmi ranë me 70% në vitin 2020, duke arritur vetëm 4 miliardë dollarë në krahasim me 13.1 miliardë dollarë në 2019. Në vitin 2021, të ardhurat nga turizmi tejkaluan 13 miliardë dollarë, duke shënuar rimëkëmbje të rëndësishm­e në nivelet para pandemisë, sipas zëvendësmi­nistrit të Turizmit dhe Antikitete­ve, Ghada Shalaby.

Sharm el-Sheikh dhe Hurghada morën një nxitje nga turistët nga Rusia veçanërish­t pasi Moska, më në fund, dha lejen e sigurisë në gusht për fluturimet për t’u kthyer në atraksione­t në bregun e Detit të Kuq të Egjiptit. Fluturimet nga Rusia u pezulluan për gjashtë vjet pas një sulmi ushtarak të vitit 2015 në një fluturim në Shën Petërburg që u mori jetën të gjithë

227 personave në bord, shumica dërrmuese – shtetas rusë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, 3.2 milionë vizitorët rusë në vitin 2015 përbënin 33% të totalit të turizmit hyrës në Egjipt. Rifillimi i fluturimev­e bëri që qeveria egjiptiane të parashikon­te midis 300,000 dhe 400,000 turistë rusë në muaj, një kthim në nivelet e para 2015.

Zayat tha se turizmi nga Europa, i cili përbën pjesën më të madhe të të ardhurave të industrisë, deri më tani nuk është ndikuar, por shtoi se nëse lufta vazhdon, kompanitë turistike, si dhe turistët, do të duhet të rishqyrtoj­në planet e pushimeve, gjë që mund të kanë ndikim “të rëndësishë­m” në Egjipt.

Ndikimi në Turqi

Konflikti Rusi-Ukrainë do të shkaktojë një efekt të dëmshëm në sektorin e turizmit të Turqisë. Arsyeja është se Turqia gjeneron shumicën e të ardhurave të saj nga turizmi përmes të dy vendeve. Në vitin 2021, Turqia regjistroi 24.7 milionë turistë të huaj, nga këta 2.06 milionë ishin nga Ukraina dhe 4.7 milionë udhëtarë, nga Rusia.

Turqia ka pritur 20 milionë turistë nga Rusia dhe Ukraina në tre vitet e fundit dhe priste me padurim më shumë turistë në vitin 2022. Për fat të keq, pushtimi i frikshëm rus i Ukrainës mund të sjellë një goditje në sektorin e turizmit të Turqisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania