Gazeta Dita

Nisin javët e ‘zjarrit’ për futbollin, dy ndeshje kalendari brenda javës, Partizani luan klasiken dhe dhe derbin

-

Superliga shqiptare hyn në muajt e ‘ferrit’. Nuk ka kohë as për të rikuperuar forcat për skuadrat e Abissnet Superiore. Ngjeshja e kalendarit i detyron protagonis­tët e elitës së futbollit shqiptar, që të zbresin në fushë në mesjave dhe sërish në fundjavë. Java e 23-të do të shtrihet në dy ditë, të mërkurë dhe të enjte (sot dhe nesër), me sfida tërheqëse dhe me përplasje objektivas­h. Sot zbresin në fushë, në të njëjtin orar (16:45), si Tirana dhe Partizani, për të mos pasur asnjë objeksion sa i përket kohës që u duhet për të rikuperuar forcat, pasi javën pasardhëse do të përplasen në derbin e kryeqyteti­t. Tirana do të luajë në transfertë me Teutën, me synim krijimin e një distance më të sigurt me ndjekësit më të afërt, ndërsa Partizani pret Kukësin në një duel mes rivalësh, pasi të kuqtë synojnë të parakalojn­ë në renditje pikërisht verilindor­ët, për të synuar vendin e tretë, ku në garë është edhe Vllaznia. Të enjten, do të luhen tri sfida, në dy orare të ndryshme. Në 13:45, Kastrioti pret Skënderbeu­n në një duel mbijetesë, ndërsa Laçi pret Egnatian, me objektivin për të harruar sa më parë disfatën e rëndë përballë Tiranës. Java e 23-të mbyllet me takimin e orës 16:45, Vllaznia – Dinamo, një sfidë që pritet të dhurojë emocione, pasi barazimi nuk do t’i bënte punë askujt. Trajneri i “të kuqve”, Dritan Mehmeti, u shpreh se skuadra e tij është penalizuar shumë nga gjyqtarët. “Gabimet në sulm s’na lejohen më! Nuk na falet, kemi shpërdorua­r shumë. Të kesh në shumë ndeshje mundësi realizimi të golit, siç ka ndodhur sëfundmi, dhe të mos konkretizo­sh është e vështirë. Duhet të mos kemi problem përsa i përket realizimit”, deklaroi ai. Kurse tekniku i kryesuesve, Orges Shehi, tha se i trembet Teutës. “Futbolli është me periudha, jo gjithmonë fiton ndaj çdo kemi dalë fitimtarë. Teuta, pavarësish­t pozicionit, është kampione në fuqi, ka lojtarë cilësorë. Shpresoj të jemi në vazhdën e këtij sezoni. Fitorja me Laçin ka përfunduar, përqendrim­i ynë është pikërisht te kjo ndeshje”, tha tekniku bardheblu. Tirana kryesuese pas 22 ndeshjesh është në kuotën e 49 pikëve, 6 më shumë se Laçi ndjekës.

NDESHJET E JAVËS SË 23-TË NDESHJET SOT: Teuta-Tirana Partizani-Kukës

NDESHJET NESËR: Kastrioti-Skënderbeu Laçi-Egnantia Vllaznia-Dinamo

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania