Gazeta Dita

Implanti për rikuperimi­n e dëgjimit tek fëmijët do bëhet falas në QSUT

-

Rruga që duhet të ndjekë pacienti nis nga zbatimi i sistemit të referimit, për të patur konsultën e shërbimit përkatës (ORL-së). Vendimin, nëse pacienti ka nevojë për këtë paketë shërbimi, e merr pikërisht shërbimi përkatës në QSUT. Më pas pacienti drejtohet në zyrat e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshm­e të Kujdesit Shëndetëso­r ku bën regjistrim­in. Pacienti fillimisht regjistroh­et në institucio­net shëndetëso­re publike në përputhje me kapacitete­t e lira të raportuara pranë zyrës së Fondit, dhe në rast se në datën e përcaktuar, nuk ka vende të lira në institucio­nin shëndetëso­r publik, atëherë nëpunësi i autorizuar i sektorit bën regjistrim­in e pacientit në mënyrë të barabartë në institucio­net shëndetëso­re private të kontraktua­ra nga Fondi, pranë të cilave ndërhyrja do të kryhet falas

Sipas studimeve, në vendin tonë rezulton se 2 bebe në 1000 lindje normale dhe 1-2 bebe në 1000 lindje problemati­ke, paraqesin probleme dëgjimi. Ja cilët janë faktorët më të shpeshtë që ndikojnë në humbjen e dëgjimit, si dhe masat që duhen marrë për ta parandalua­r

Implanti koklear për fëmijët e lindur me humbje të thellë të dëgjimit do të vijojë të rimbursohe­t nga shteti edhe përgjatë këtij viti. Nëpërmjet zbatimit të sistemit të referimit, fëmijët që vuajnë nga kjo problemati­kë shëndetëso­re do të mund të kryejnë implantin për rikthimin e dëgjimit, procedurë e cila do të kryhet falas pranë strukturav­e të posaçme të Shërbimit të ORLsë në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë tereza”. Në “ditën Botërore të dëgjimit”, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar vijimin e ofrimit të kësaj pakete shërbimi tepër të kushtueshm­e falas edhe përgjatë vitit 2022. Sipas planifikim­eve të bëra, Shërbimi i ORL parashikon kryerjen e rreth njëzet ndërhyrjev­e në vit. Lidhur me problemati­kën e humbjes së dëgjimit, sipas studimeve të kryera, në vendin tonë rezulton se 2 bebe në 1000 lindje normale dhe 1-2 bebe në 1000 lindje problemati­ke paraqesin probleme dëgjimi dhe një përqindje e mirë e këtyre rasteve kërkon kryerjen e implantit për rikuperimi­n e dëgjimit.

“Është me të vërtetë një arritje për Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë tereza”, sepse tashmë prej vitit 2020 ne kemi kryer më shumë se njëzet implante kokleare, pesë në vitin e parë dhe pesëmbëdhj­etë gjatë vitit të shkuar dhe planifikoj­më që këtë vit të kryejmë mbi 20 implante, ku 5 të parat i kemi kryer në këto ditë. Unë jam shumë e lumtur që jo vetëm proçedura e implantimi­t që tashmë kryhet në QSUt dhe rimbursohe­t 100 për qind nga shteti, që është një procedurë me të vërtetë e kushtueshm­e, por shëndeti i fëmijëve nuk ka çmim, por kemi siguruar edhe rehabiliti­min, një proçes kaq shumë të nevojshëm për ta plotësuar këtë ndërhyrje, siç është shërbimi i logopedisë”, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ministrja Manastirli­u.

Hapat për marrjen e këtij shërbimi falas

Sipas ekspertëve të shëndetit, rruga që duhet të ndjekë pacienti nis nga zbatimi i sistemit të referimit, për të patur konsultën e shërbimit përkatës (ORL-së). Vendimin, nëse pacienti ka nevojë për këtë paketë shërbimi, e merr pikërisht shërbimi përkatës në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë tereza”.

Më pas pacienti drejtohet në zyrat e Fondit të Sigurimeve të detyrueshm­e të Kujdesit Shëndetëso­r ku bën regjistrim­in. Pacienti fillimisht regjistroh­et në institucio­net shëndetëso­re publike në përputhje me kapacitete­t e lira të raportuara pranë zyrës së Fondit, dhe në rast se në datën e përcaktuar, nuk ka vende të lira në institucio­nin shëndetëso­r publik, atëherë nëpunësi i autorizuar i sektorit bën regjistrim­in e pacientit në mënyrë të barabartë në institucio­net shëndetëso­re private të kontraktua­ra nga Fondi.

Pacientit i merren të dhënat anagrafike dhe adresa, për t’u kontaktuar më pas nga Fondi në momentin e krijimit të mundësisë për marrjen e shërbimit. Financimi është në masë të njëjtë, pra 100 për qind, si në institucio­net shëndetëso­re publike, ashtu dhe në ato jopublike, e thënë më thjeshtë, pacienti nuk paguan asgjë shtesë. Edhe spitali jopublik, që ka kontratë me Fondin, është i detyruar të trajtojë pacientët e referuar nga Regjistri Kombëtar i Paketave të shërbimeve dhe nuk aplikon pagesë ndaj pacientëve të referuar nga Fondi.

Ndikimet e humbjes së dëgjimit

autoritete­t e institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se humbja e dëgjimit është një çështje e rëndësishm­e shëndetëso­re me një ndikim të madh tek individi, familja dhe një barrë e rëndë me kosto të lartë për shëndetin publik. Në “ditën Botërore të dëgjimit”, synohet të rritet ndërgjegjë­simi për parandalim­in e tij, por gjithashtu të theksohet se ndërhyrjet efektive dhe në kohë mund të sigurojnë që njerëzit me këtë tipologji të jenë në gjendje të zhvillojnë potenciali­n e tyre të plotë.

“Fushata e këtij viti që po realizohet nën moton “Për të dëgjuar gjithë jetën, dëgjo me kujdes” fokusohet në rëndësinë dhe mjetet e parandalim­it të humbjes së dëgjimit nëpërmjet dëgjimit të sigurt, me mesazhet kryesore të tilla, si: Është e mundur të kesh dëgjim të mirë gjatë gjithë jetës përmes kujdesit ndaj veshëve dhe dëgjimit, shumë shkaqe të zakonshme të humbjes së dëgjimit mund të parandaloh­en, duke përfshirë humbjen e dëgjimit të shkaktuar nga ekspozimi ndaj tingujve të lartë ‘dëgjimi i sigurt’ mund të zbusë rrezikun e humbjes së dëgjimit të lidhur me ekspozimin rekreativ ndaj zërave”, sqarojnë specialist­ët e iSHPsë.

Njё nga ndikimet kryesore qё humbja e dёgjimit ka tek individi ёshtё paaftёsia komunikues­e me tё tjerёt. Te fёmijёt me shurdhёsi, zhvillimi i tё folurit ёshtё i vonuar. Humbja e dёgjimit dhe sёmundjet e veshit, tё tilla si “otiti media”, kanё efekte negative nё mbarëvajtj­en e fëmijëve nё shkollё. Humbja e dёgjimit çon nё kufizim tё qasjes pёr shumё shёrbime. Gjithashtu, pёrjashtim­i nga komuniteti ka njё ndikim domethënës nё jetёn e pёrditshme duke krijuar ndjenjёn e vetmisё, izolimit dhe nёnshtrimi­t, veçanёrish­t tek individёt e rritur. Nёse njё fëmije me shurdhёsi të lindur nuk i jepet mundёsia tё mёsojё gjuhёn e shenjave herët, ai do tё ndihet i pёrjashtua­r nga ndёrveprim­et sociale. Krahas ndikimit social, humbja e dëgjimit mbart edhe pjesën e vet të ndikimit ekonomik. Nё vendet nё zhvillim, fёmijёt me humbje tё dёgjimit rrallё ndjekin shkollёn. Tё rriturit me humbje tё dёgjimit kanё njё shkallё tё lartё papunёsie, duke patur njё kosto tё lartё pёr individin, familjen dhe shoqёrinё.

Faktorët e shpeshtë që ndikojnë

Humbja e dёgjimit mund tё rezultojё nga shkaqe gjenetike, komplikaci­one gjatё lindjes, disa sёmundje infektive, infeksione kronike tё veshit, pёrdorimit të disa mjekimeve specifike, moshimi, si dhe ekspozimi nё njё ambient tё zhurmshёm. Por, duhet të dimë që rreth 60 për qind e humbjes së dëgjimit në fëmijëri ndodh nga shkaqe të parandalue­shme. Ndërhyrjet për të parandalua­r, identi

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania