Gazeta Dita

Ambasadori serb në OKB dhe pyetja pa përgjigje: NATO ndërhyri pas gjenocidit serb, po Ukraina çfarë i bëri Rusisë?

-

ambasadori serb në OKB ka dalë në një deklaratë, ku “sqaron” pse vendi i tij nuk ishte dakord me të gjitha pikat e rezolutës kundër agresionit rus në Ukrainë. “Republika e Serbisë është e përkushtua­r që të respektojë parimet e integritet­it territoria­l dhe pavarësisë politike të shteteve, si një nga parimet bazë të së drejtës ndërkombët­are të përfshira në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Aktin Final të Helsinkit (1975), të cilat garantojnë të drejtën e shteteve për paprekshmë­rinë e kufijve”, thuhet në deklaratë.

Më pas ambasadori i kujton OKB se nuk mori një iniciativë të ngjashme kur Serbia u sulmua nga NATO, duke i kërkuar OKB-së që qëndrimin e mbajtur sot ndaj Rusisë, ta kishte mbajtur edhe ndaj NATO nē ’99, duke e hequr kësisoj veten viktimë agresioni si Ukraina sot

“Unë jam i detyruar të vë në dukje dhe të kujtoj se sulmi i parë kundër një shteti sovran në tokën e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore ka ndodhur jo shumë kohë më parë, në vitin 1999, kur 19 vende sulmuan, në atë kohë Republikën Federale të Jugosllavi­së.

Nuk pati asnjë reagim të duhur nga OKB për shkeljen flagrante të Kartës së OKB-së. Republika e Serbisë do të vazhdojë të kërkojë ndërprerje­n e konfliktev­e, duke pritur që palët të bëjnë përpjekje shtesë për arritjen e zgjidhjes diplomatik­e”, – tha zyrtari serb.

Është e disata herë që nga Serbia përmendet Kosova dhe ndërhyrja e NatO-s, kur pyeten për agresionin rus në Ukrainë.

Duke i kërkuar OKB-së që qëndrimin e mbajtur sot ndaj Rusisë, ta kishte mbajtur edhe ndaj NATO nē ’99, Serbia e heq kësisoj veten viktimë agresioni si Ukraina sot. Kur në fakt ishte agresore dhe gjenocidia­le.

Beogradi në spërdredhj­et e veta mbi këtë temë anashkalon pikërisht faktin që NatO ndërhyri pas masakrave dhe gjenocidit serb mbi popullsinë shqiptare të Kosovës. Ukraina çfarë i ka bërë Rusisë?

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania