Gazeta Dita

Mbyllet fushata për zgjedhjet në 6 bashki; Rama dhe Basha thirrje votuesve nga Shkodra

-

Rama kërkon votë për ‘pastrim’, Basha votë për të çarë rrethimin e së keqes

Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajtën takimet përmbyllës­e të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore thuajse në të njëjtën kohë në Shkodër.

Kryeminist­ri kërkoi që Shkodra t’i besojë për herë të parë Partisë Socialiste, qoftë edhe për një vit për të ndjerë e provuar, siç tha ai, forcën e ndryshimit që është ndërmarrë edhe në bashkitë e tjera të vendit.

“Të gjitha bashkitë kanë ecur përpara, kush më pak e kush më shumë, por të gjitha kanë ecur përpara. Vetëm Shkodra jo”, tha ai.

Për ta ndryshuar këtë, kreu i Qeverisë kërkoi votën dhe tha se përballë kandidatja e PS-së nuk ka asnjë alternativ­ë, ndërsa ftoi edhe demokratët që të mbështesin.

“Më 6 mars nuk do shkojmë të zgjedhin mes alternativ­ash politike, nuk do shkojnë të zgjedhim mes Europës dhe SHBA apo SHBA dhe interesave të njërit apo tjetrit. Më 6 mars qytetarët do zgjedhin për ta pasur qytetin më të pastër, apo më të pisët, për të pasur më shumë vëmendje për lagjet e tyre, apo për të vazhduar mes gropave që zgjerohen dhe shtohen në lagjet e tyre”, tha Rama.

“Ata, tha Rama duke iu referuar Berishës e Bashës, do marrin votat këtu dhe do të mburren në Tiranë që unë jam i pari, unë jam më i forti”, u shpreh ai.

Basha nga ana tjetër e përqendroi me

sazhin e tij rreth kandidatit Xhemal Bushati dhe Shkodrës. Ai tha se në 8 vite Shkodra është rrethuar nga e keqja dhe harresa dhe ftoi qytetarët që të votojnë kandidatin e PD-së për ta çarë këtë rrethim.

“Me 6 mars këtë energji që kemi mbledhur ditë pas dite, orë pas ore, ta derdhim vrullshëm, askush të mos qëndroje mënjanë. Të gjithë bashkë për të çarë dhe njeherë rrethimin e të keqes, për

ti dhënë Shkodres dhe nga Shkodra gjithë Shqipërisë, shpresen dhe besimin tek e nesërmja që po vjen tek ndryshimi që po vjen dhe që nuk ka forcë që ta ndalë”, shtoi ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania