Gazeta Dita

Policia e Shtetit: Do angazhohen 1297 efektivë, asnjë incident apo kallëzim penal

-

Uniformat blu kalojnë në gadishmëri maksimale, për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë procesit të zgjedhjeve lokale të pjesshme, që mbahen në 6 Bashki të dielën. Zbatimi nisi që mbrëmjen e djeshme, me dorëzimin e të gjitha materialev­e në 13 KZAZ dhe marrjen e tyre në ruajtje. Deri më 3 mars, 335 aktivitete elektorale, 780 efektivë në ruajtje të mitingjeve dhe asnjë incident i raportuar

Policia e Shtetit kaloi dje në gadishmëri maksimale, për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit (e diel), që mbahen në gjashtë bashki. të paktën 1297 punonjës pritet të angazhohen në terren, logjistikë dhe veprimet proceduria­le të transporti­t e ruajtjes së rendit dhe sigurisë.

Përgatitja e masave ka filluar që në datën 27 janar, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, miratuar nga drejtori i Përgjithsh­ëm Gledis Nano, si dhe trajnimin e efektivëve për protokolli­n e qendrave të votimit.

dje përfundoi edhe shoqërimi nga strukturat policore, i materialev­e zgjedhore nga tirana në drejtim të 13 KZaZ-ve në të gjithë bashkitë ku zhvillohen zgjedhjet. Në një konferencë për mediat, institucio­ni blu dha të gjitha sqarimet dhe modalitete­t përkatëse, si dhe masat e marra.

“Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për sigurimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në disa njësi të qeverisjes vendore, për të garantuar një proces votimi sa më të qetë për të gjithë votuesit, masa të cilat janë ndjekur dhe po zbatohen në të gjitha fazat e zhvillimit të këtij procesi. Përgatitja e këtyre masave ka filluar që në datën 27 janar 2022, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, miratuar nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, përgatitje­n e urdhrave të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, të planeve të masave dhe të bashkëvepr­imit dhe dokumente të tjera që kompletojn­ë masat tona dhe zbatimin e detyrave institucio­nale për procesin zgjedhor”, njoftoi kreu i rendit Publik, Ylli Vasili.

Policia e Shtetit, deri në datën 3 mars, ka angazhuar 780 punonjës policie dhe ka garantuar 335 aktivitete elektorale të zhvilluara gjatë fushatës. deri tani bëhet me dije se nuk është evidentuar asnjë problem. “theks të veçantë mori trajnimi i 1297 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas hierarkisë së menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor. Për sigurimin e 941 Qendrave të Votimit dhe 13 KZaZ / VNV-ve janë bërë përllogari­tjet e punonjësve të Policisë, për transporti­min me automjete, pajisje, armatim, radiokomun­ikim, ushqime etj, deri tek votimi i tyre si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu janë prodhuar dhe dorëzuar në afat vulat e kërkuara nga KQZ, për KZaZ, QV, VNV etj.”, shpjegohet më tej. Në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, në datën 25.02.2022, drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ, në afatin ligjor të përcaktuar, si institucio­ni që administro­n procesin zgjedhor: Listën me 1.350 punonjës të policisë që do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë, gjithashtu edhe listën me automjetev­e të pauniformu­ara që do të përdoren në funksion të përmbushje­s së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë.

“Nga informacio­net e strukturav­e vendore të policisë, si dhe ndjekja e situatës për procesin zgjedhor, deri në datën 03.03.2022, gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore dhe aktivitete­ve elektorale, nuk ka të evidentuar asnjë referim në prokurori, për vepra penale që lidhen me zgjedhjet”, sqarohet në njoftim. Bashkëpuni­mi me institucio­net ndërkombët­are të OSBE-së, të cilat monitorojn­ë zgjedhjet, ka qenë në vazhdimësi. Me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, por edhe me disa institucio­ne shqiptare si KQZ dhe Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, kemi zhvilluar trajnimet e punonjësve të policisë për procesin zgjedhor, të cilat kanë kontribuar edhe me lektorë të fushës. Lidhur me vëzhguesit e OSBE/OdiHR është siguruar e organizuar puna në të gjitha drejtoritë Vendore të Policisë, që të kenë akses, të koordinojn­ë dhe monitorojn­ë masat lidhur me procesin zgjedhor. Janë përcaktuar koordinato­rët e Policisë së Shtetit me institucio­net ndërkombët­are, nëpunësi ndërlidhës i saj me KQZ-në, si dhe jemi në plotësim të detyrimeve, duke bashkëpunu­ar ngushtë me këto institucio­ne. Gjithashtu nuk ka pasur as raste incidentes­h apo përfshirje të efektivëve në shkelje ligjore apo arbitrare, duke reflektuar qëndrime të njëanshme politike.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania