Gazeta Dita

Një muaj nga ngritja, aMP prangosi 4 policë dhe një gardist

-

Agjencia për Mbikëqyrje­n Policore nisi punën në fillim të shkurtit. Për një muaj ka pasur 208 ankesa për të gjitha sektorët. Nga shpërdorim­i i detyrës, te përfshirja në grup të strukturua­r kriminal, kush janë 4 efektivët e arrestuar. Mbizotëroj­në ankesat për policët e rendit dhe qarkullimi­t rrugor

agjencia për Mbikëqyrje­n Policore, (AMP), e cila zëvendësoi ish-SHKB dhe ish-SHÇBA në rend ndjekës, e nisi punën në muajin shkurt, në një bilanc katërjavor me pesë persona të arrestuar, konkretish­t katër prej tyre punonjës policie, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe njëkohësis­ht një punonjës i Gardës së Republikës. Gjithashtu ka pasur 89 ankesa për Policinë e Rendit, 64 për Policinë Rrugore, 43 për Hetimin ndaj Krimit, 3 për Burimet Njerëzore, 8 për Kufirin dhe 1 për Gardën.

Rei Proko, 25 vjeç, efektiv policie, duhej të shmangte përfshirje­n e të miturve në aktivitete kriminale, por bëri të kundërtën. Efektivi u arrestua pas një denoncimi të një gruaje, e cila raportoi vjedhjen e një miniskuter­i në “Rrugën e Barrikadav­e”. Nga hetimet rezultoi se Proko kishte shtyrë një të mitur për vjedhjen e mjetit, që më pas u gjet në makinën e tij tip “Opel Corsa”.

Pas kësaj ngjarjeje, 3 efektivë u arrestuan në Kukës, të akuzuar për grup të strukturua­r kriminal, pasi lehtësuan punën për kalimin e makinave të vjedhura nga Kosova, drejt vendit tonë, pa i regjistrua­r në Pikën Kufitare të Morinës. Bëhet fjalë për trafikimin e mjeteve motorike me targa false.

Kurse pak ditë më parë, agjencia e Mbikëqyrje­s Policore arrestoi edhe punonjësin e Gardës së Republikës, Dashamir Kurti. 44-vjeçari ishte në gjendje të dehur, ndërsa u konfliktua fizikisht me pronarin e një lokali, të cilin po ashtu e kanosi me armën e shërbimit.

Ky nuk ishte rasti i vetëm. Pak ditë para ngjarjes, efektivi ishte konfliktua­r edhe me persona të tjerë, çfarë çoi deri në arrestimin e tij. Që nga dita e parë e muajit shkurt, kjo agjenci referoi në prokurori 19 punonjës policie, të përfshirë në 10 ngjarje. Gjatë kësaj peri

udhe, janë trajtuar edhe 208 ankesa të ardhura nga qytetarët, ku dominojnë ato për Policinë e Rendit, ndjekur nga Policia Rrugore dhe Hetimi ndaj Krimit. AMP do të ketë përgjegjës­i ligjore dhe proceduria­le më të mëdha nga ato që pati SHÇBA më herët

apo SHKB-ja dikur. Në këto hapësira përfshihen edhe ndjekja dhe hetimi i uniformave blu, Gardës apo punonjësve të Ministrisë së Brendshme, si dhe survejimi, përgjimi ambiental dhe telefonik për përfshirje në grupe të organizuar­a kriminale.

 ?? ?? Ankesat në AMP:
89 për Policinë e Rendit 64 për Policisë Rrugore
43 për Hetimin ndaj Krimit 3 për Burimet Njerëzore
8 për Kufirin dhe Migracioni­n 1 për Gardën e Republikës
Ankesat në AMP: 89 për Policinë e Rendit 64 për Policisë Rrugore 43 për Hetimin ndaj Krimit 3 për Burimet Njerëzore 8 për Kufirin dhe Migracioni­n 1 për Gardën e Republikës
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania