Gazeta Dita

“Të mashtruar nga blerjet online”: Si lulëzon tregtia informale në Shqipëri

Çfarë ndodh me blerjet online në Shqipëri. Faqet në rrjetet sociale i shesin mallrat me cilësi ndryshe nga sa i ekspozojnë apo përshkruaj­në. Kush janë klientët e “mashtruar” dhe çfarë masash duhen marrë në këto kushte

-

Kisha porositur një krem për fytyrën, por nuk kishte lidhje fare me atë që reklamohej. U ankova tek faqja online në të cilën e kisha porositur, nuk mu përgjigjën dhe më pas më bllokuan”, – rrëfen aurora Peto.

76 qytetarë i treguan Citizens Channel eksperienc­at e tyre me blerjet online përmes mekanizmit për “Raportimin e Qytetarëve të angazhuar” ECR, duke raportuar për raste të abuzimit me produktet dhe mungesën e një mekanizmi rregullues për këtë sektor.

80 për qind e personave të pyetur i kanë porositur produktet nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook apo instagram

75 për qind e tyre kanë hasur probleme gjatë blerjeve online. Mbi 50 për qind e tyre nuk blejnë në platforma ndërkombët­are të shitjeve.

43% e tyre shpenzojnë më pak se 5000 lekë me blerjet online, 28% e tyre shpenzojnë 5000 – 10.000 dhe vetëm 7% e tyre shpenzojnë nga 10.000 – 25.000.

“të paktën të kontrolloh­eshin këto faqe sa serioze janë, edhe pastaj të lejohen të bëjnë shitje online”, – thotë aurora Peto.

Ekspertë të mbrojtjes së konsumator­it tregojnë se nuk ekziston ende një dispozitë e veçantë ligjore për rregullimi­n e tregtisë online përveç ligjit për mbrojtjen e konsumator­it.

“duhet të jenë vetë të kujdesshëm konsumator­ët, veçanërish­t mos të blenë produkte në faqet ku nuk ka asnjë të dhënë për tregtarin”, – tha Ersida teliti, nga Qendra “Konsumator­i Shqiptar”.

teliti shton se qendra merr shpesh denoncime për raste ku ka një papërthues­hmëri midis asaj që reklamohet dhe asaj që shitet.

“Ndodh që edhe vetë institucio­net publike nuk i gjurmojnë dot këto tregtarë për shkak se nuk kanë asnjë të dhënë zyrtare, nuk ka NiPt, nuk kanë adresë dhe nuk ka kupon tatimor. të vetmet të dhëna që i mbeten konsumator­ëve janë komunikime­t që ato kanë”,- thekson teliti.

Barra e taksave demotivoi blerjet në platformat ndërkombët­are, ndërsa tregu informal lulëzon

“ishte faji i transporti­t, i shkrova, ja dërgova edhe me foto produktin e derdhur, ata më bënë bllok. Më erdhi keq nga pa korrektësi­a e tyre”, – u shpreh Zamir Soxhuku, një tjetër qytetar që ka rrëfyer eksperienc­ën e tij nëpërmjet mekanizmit ECR.

“Nuk më kanë dërguar atë që kam porositur“, “Cilësia nuk është ajo që reklamohet“, “Porosia ka qenë e ndryshme në masë dhe ngjyrë” janë disa nga ankesat që qytetarët i dërguan Citizens Channel.

Në gusht të vitit 2016 hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë tatim mbi Vlerën e Shtuar dhe taksë doganore. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% tVSH, 2.4% taksë doganore).

Por gjithashtu në rast se objekti është dhuratë dhe vlera e daklaruar e tij është më e madhe se 45 dollarë, atëherë qytetarët duhet të paguajnë detyrimin doganor në shumën 22.4% të vlerës së deklaruar.

Ndërsa në mars të 2019 drejtoria e Përgjithsh­me e doganave, me një udhëzim të posaçëm, ka vendosur të taksojë edhe vlerën e postës për mallrat që kushtojnë mbi 22 euro.

Pra, për shembull, për një këmishë që kushton 23 euro taksohet edhe produkti edhe posta, pra shpenzimet e transporti­t.

“Është kosto më e lartë nëse porosis nga faqet e huaja, ndaj deri më tani i jam drejtuar vetëm atyre vendase”, – vijon Soxhuku.

INSTAT

të dhënat nga iNStat tregojnë se dërgesat me postë u rritën vetëm 1% në 2017-n, një vit pas miratimit të kufirit të taksimit, ndërsa Shqipëria vijon të jetë vendi i fundit në Ballkan për sasinë e blerjeve online.

Nga të dhënat e Eurostat, në vitin 2019, të dhënat e fundit të disponuesh­me për Shqipërinë, vetëm 7% konsumator­ëve shqiptarë përdorën internetin për të porositur mallra apo shërbime, nga 5% vitin e mëparshëm (2018).

Shqipëria është vendi me përqindjen më të ulët të blerjeve online në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe kandidatëv­e për anëtarësim.

i njëjti përfundim rezulton edhe në raportin e Bankës Botërore të 2017 ku Shqipëria renditet e fundit për blerjet online me 5%, një vend para saj qëndron Kosova me më shumë se 10%, ndërsa vendet me përqindje të lartë

Nëse do të paguani online përmes kartave të kreditit, sigurohuni që faqja përdor një adresë të sigurt HTTP dhe pagesa kryhet përmes platformav­e të sigurisë si PayPal, Google Pay, Amazon Pay etj., të cilat janë zakonisht të linkuara në seksionin e blerjes

në konsumin e mallrave online janë SHBa-ja dhe Gjermania, me mbi 60% blerje.

Ku ndryshojnë platformat online nga faqet e shitjeve në rrjetet sociale?

Nga një vështrim i përgjithsh­ëm nëpërmjet dy faqeve shitje produktesh, njëra vendase dhe tjetra ndërkombët­are, konstatojm­ë disa ndryshime që ndikojnë drejtpërdr­ejtë te shërbimi ndaj klientit.

Një guidë e publikuar nga GFC Global liston elementët që një faqe online duhet të ketë për të qenë e besueshme:

Kompania duhet të ketë një adresë fizike dhe një numër kontakti. Për dyqanet ku pagesat bëhen online mund të kontrolloh­en për sigurinë në platformat Yelp dhe Google Bussines.

Nëse do të paguani online përmes kartave të kreditit, sigurohuni që faqja përdor një adresë të sigurt HttP dhe pagesa kryhet përmes platformav­e të sigurisë si PayPal, Google Pay, amazon Pay etj., të cilat janë zakonisht të linkuara në seksionin e blerjes.

Përdorni gjithmonë një linjë interneti të sigurt për blerjet dhe ruani çdo faturë dhe material shoqërues të transaksio­nit të pagesës.

Një vëzhgim i Citizens Channel në mbi 20 faqe të shitjeve në rrjetet sociale tregon një mungesë të theksuar të kontakteve, adresës dhe mekanizmav­e për shërbimit ndaj klientit.

Në pjesën më të madhe (18 raste), faqet ekzistojnë vetëm në “Facebook” apo “instagram” dhe nuk kanë një adresë në internet. të gjitha faqet e ku mungon adresa e internetit nuk kanë një numër kontakti apo një adresë të saktë, të dhënat e adresës janë të pasakta apo të përgjithsh­me si “tiranë” apo mungojnë krejtësish­t.

të gjitha faqet e vëzhguara nuk ofrojnë mundësinë e pagesës online, ndërsa eksperienc­at e qytetarëve tregojnë se në pjesën dërrmuese shërbimi postar kryhet nëpërmjet palëve të treta.

Rreth 60 persona që iu përgjigjën thirrjes ECR dhe mbi 180 komentues ku thanë se janë mashtruar apo kanë mbetur të pakënaqur me blerjet online, ndërsa rastet e denoncimev­e institucio­nale mungojnë. Eksperti i sigurisë kibernetik­e, Fabian Zhilla, shpjegon se vetë prokuroria ka vështirësi në ndjekjen e krimeve teknologji­ke pasi duhet specifikua­r qartë se kush përbën provë në kuptimin kibernetik.

“Ndjekja penale ka dhe shpenzime që me raste as nuk ja vlen ta nisësh”, – pohon Zhilla.

ai sugjeron se drejtoria për mbrojtjen e konsumator­it mund të hap një departamen­t për të marrë një rol në bashkëpuni­m me agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së informacio­nit (aKSHi) në këtë drejtim. “duhet të prodhojë një seri sensibiliz­imi, me trajnime që i duhen bërë edhe njësive ligjzbatue­se, si gjyqtarëve, prokuroris­ë, policëve, pra edhe atyre që e godasin. Pra, kemi efektin parandalue­s që është ndërgjegjë­simi i qytetarëve dhe kemi efektin reaktiv që bëhet nëpërmjet agjencive ligjzbatue­se”, – përfundon Zhilla.

 ?? ??
 ?? ?? Fabian Zhilla
Fabian Zhilla
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania