Gazeta Dita

Drejtësia i mbyll çdo shteg Armand Dukës, 3 muaj pezullim, zgjedhjet e 15 marsit janë nul

-

Gjykata e Tiranës merr vendimin e shtatë radhazi kundër presidenti­t në detyrë të pezulluar të futbollit, në më pak se një muaj. Duka s’ishte i pranishëm, avokati e quajti masën të paligjshme. Gjykata pranoi argumentet e prokurorit Agovi, se kreu i futbollit ka kryer dy vepra penale; falsifikim dokumentes­h dhe shpërdorim detyre. E njëjta masë për Haçin dhe Shulkun. Akuzohen se manipuluan zgjedhjet e 24 janarit për Shoqatën e Tiranës, delegatët dhe federimet. Zgjedhjet e shtyra për më 15 mars nga Duka dhe të tijët, pa asnjë vlerë juridike

Gjykata e Tiranës mori dje vendimin e shtatë radhazi kundër Armand Dukës, FSHF-së ku është president në detyrë i pezulluar dhe vartësve të tij. Drejtësia i ka mbyllur përfundimi­sht të gjitha shtigjet ligjore dhe juridike kreut të federatës, duke u shprehur dje se për 3 muajtë e ardhshëm s’ka të drejtë të kryej asnjë veprim administra­tiv apo zgjedhor, pasi firma e tij nuk do njihet juridikish­t, sikurse edhe çdo vendim që do të marrë. Në seancë Duka nuk ishte i pranishëm, teksa avokati i tij, Julian Mërtiri e konsideroi të pakuptimtë masën e sigurisë ‘pezullim nga detyra’ për të.

Shkak është marrja nën hetim dhe si i pandehur në gjendje të lirë, nga Prokuroria e Tiranës, për veprat penale të falsifikim­it dhe shpërdorim­it të detyrës, në lidhje me skandalin e manipulimi­t të delegatëve për zgjedhjet e anuluara të 2 Marsit, si dhe ato të Shoqatës së Tiranës. Pavarësish­t se Duka mblodhi ‘kadetët’ e tij pak ditë më parë në Asamble dhe votoi 15 marsin si datë të re për zgjedhjen e vetë në mandat të gjashtë e më tej të strukturav­e, nëse ato do të mbahen do të konsideroh­en nul dhe pa fuqi ligjore. E vetmja shpresë për Dukën mbetet Apeli nëse vendimin e djeshëm do e ankimojë dhe rrëzojë në shkallën e dytë. Por duket e vështirë që me shtatë vendime radhazi në një muaj kundër tij, që provojnë shkeljet e panumërta për të cilat është kallëzuar, drejtësia ta ndryshojë verdiktin e shkallës së parë. Gjithashtu masa e pezullimit mbeti në fuqi edhe për sekretarët e tij në FSHF, Ilir Shulku dhe Ardian Haçi. Asnjëri prej tyre nuk u paraqit në seancë, duke iu shmangur organeve të drejtësisë, teksa ishin avokatët mbrojtës.

Në këtë mënyrë, gjykata ka vendosur që zgjedhjet e caktuara nga Armand Duka janë të pavlefshme, duke pezulluar drejtuesit dhe organizato­rët e këtij procesi me të paktën 3 muaj. Prokurori u shpreh se pezullimi i Armand Dukës, Ilir Shulkut dhe Ardian Haçit është i domosdoshë­m për gjatë këtij procesi janë konstatuar një sërë parregulls­ish. Gjithashtu kërkoi dhe praninë fizike të drejtuesve të FSHF, për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet për manipulim dhe parregulls­i të tjera, në lidhje me procesin zgjedhor. “Është nisur hetim lidhur me një sërë parregulls­ish të dyshuara si të konsumuara në mbledhjen e datës 24 janar. Pas administri­mit të vendimit për “pezullim nga detyra”, prokuroria e ka zbatuar masën përmes policisë gjyqësore, duke i njoftuar shtetasit. Vendimi iu është bërë me dije personave. Ne si prokurori kërkojmë vijimin e masës së sigurimit “ndalim i përkohshëm i ushtrimet të detyrës”, u shpreh prokurori i Tiranës, Arben Agovi.

Ndryshe nga 5 vendimet e mëparshme, që kanë qenë të karakterit civil, dy të fundit, përfshi dhe të djeshmin, ishin penale. Madje, përmbarues­it zbarkuan pak ditë më parë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të ndaluar asamblenë që ishte parashikua­r për në 2 mars, e cila me vendim të Gjykatës u pezullua. Gjykata pranoi kërkesën për sigurimin e padisë duke urdhëruar përmbarimi­n për ekzekutimi­n e vendimit.

Vendimi u dha nga kryesuesi Artan Gjermeni, që edhe më herët ka dhënë masën e pezullimit dhe konfiskime­ve. Gjykata urdhëroi pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr.1, datë 10.01.2022 të Komisionit të Verifikimi­t të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithsh­me të zakonshme zgjedhore të FSHF-së, të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë. Kundërshti­mi i zbatimit të saj, sipas gjykatës përbën vepër penale, duke paralajmër­uar drejtuesit e lartë të FSHF-së me ndjekje penale dhe deri në 3 vite burgim.

“Ende nuk e kuptojmë pse është marrë kjo masë sigurie pasi kallëzimi ka qenë për Shulkun e Haçin, por masa është marrë ndaj Dukës. S’ka asnjë element të veprës penale të falsifikim­it. Procesi i zgjedhjeve në Shoqatën Tirana ka qenë transparen­t dhe kjo është e vërtetuar”, ka thënë avokati Mërtiri gjatës seancës.

Ndërkohë, dy ditë më parë me gjithë vendimin e Gjykatës së Tiranës që pezulloi Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mblodhi institucio­nin që organizon zgjedhjet për kreun e Federatës, proces në të cilin Duka kërkon një mandat të gjashtë. Në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka propozoi shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së dhe anëtarët e komitetit ekzekutiv, nga data 2 mars, për në 15 mars. Por me këtë vendim Gjykate, edhe këto zgjedhje janë të pavlefshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania