Gazeta Dita

Sot derbi i krenarisë Tirana-Partizani, dy trajnerët ‘hedhin’ dorashkat

Partizani do që të thyejë tabunë e ndeshjeve të fundit. Të hënën tre takime, e diela pushim për zgjedhjet e pjesshme lokale dhe të martën përballja e mbijetesës në Korçë

-

Java e ardhës në Superligë pret zhvillimin e ndeshjeve interesant­e, që do të kenë një pauzë për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit si kalendar. Kampionati hapet me derbin e zjarrtë TiranaPart­izani mbrëmjen e sotme, ku e para kërkon të mbajë hapin e kampionit në dukje dhe ‘demat e kuq’ për t’i prishur fatin bardhebluv­e dhe për më tepër, të sigurojnë një vend për kupat e europës. Të dielën pason një pushim për shkak të zgjedhjeve, pasi Superliga si kalendar njeh ditët nga e premtja në të hënë për zhvillimin e tyre, teksa janë spostuar me 24 orë. Të hënën ndeshen në një tjetër takim drithërues për vend në kupat e europës, Kukësi-Vllaznia, teksa shkodranët kanë transfertë të vështirë. Egnantia-Teuta dhe Kastrioti-Laçi janë dy takimet e tjera të së hënës, me skuadrat lokale pritëse që shpresojnë fitoren dhe një trepikësh qetësie për të qëndruar larg rënies nga kategoria. Për rrogozhina­sit fitorja me durrsakët do të ishte një stimul me peshë dhe dozë e fortë për të kapur miqtë në renditje, duke gjetur qetësinë. Kurse bregdetarë­t i tremben një serie të mundshme rezultates­h negative, që mund t’i zhysin në linjat e kuqe të tabelës. Ndeshja e fundit do të zhvillohet të martën e 8 marsit, me ndoshta ndeshjen më të frikshme të javës dhe njëkohësis­ht të mbijetesës, Skënderbeu­Dinamo. Të dyja skuadrat kanë disa ndeshje radhazi me rezultate negative, e me tangente të njëjtë në pesë takimet e fundit; 4 humbje dhe një barazim, ekzaktësis­ht me termodinam­ikë të ngjashme kalendari. Kush nga skuadrat rrëmben trepikëshi­n, do të thotë se nuk e ‘hedh’ peshqirin në tapet dhe do luftojë me më shumë optimizëm, 12 javë nga fundi i kampionati­t.

Sot derbi i ‘luftës’ Tirana-Partizani. Shehi: S’më trembin të kuqtë! Mehmeti: Rezultati, i paparashik­ueshëm Sot në orën 19:45, në stadiumin ‘Air Albania’, Tirana do të ketë mundësinë për të vendosur një gurë të rëndë në murin e titullit kampion, pasi e pret derbi kundër Partizanit.

Bardheblut­ë që udhëheqin Superligën me 8 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt dhe 19 më shumë se Partizani i vendit të pestë, por të kuqtë ndeshjen e fundit e fituan 5-0 kundër Kukësit. “Renditja s’ka kurrfarë rëndësie, pavarësish­t pozicionit që kanë skuadrat. Rrezikshmë­ria në derbi është prezente edhe kur kundërshta­ri ka fituar ose jo, por nga në kërkohet përqindrim­i maksimal. Jemi në një kampionat ku çdo javë shohim rezultate të çuditshme dhe mendoj se rezultati i një jave më parë si për ne ashtu për kundërshta­rin nuk vlen”, ka thënë Orges Shehi, trajner i Tiranës. Partizani ka humbur dy derbit e parë në këtë sezon në favor të Tiranës, por këtë herë trajneri Mehmeti thotë se skuadra ka marrë masa për një tjetër histori. “Skuadra të jetë në aspektin emocional në ekuilibër dhe shpresojmë që derbin ta interpreto­jmë siç duhet. Megjithatë derbi është i paprashiku­eshëm dhe përveç spektaklit shpresojmë të na ndihmojë edhe fusha që të jemi në ritmin e duhur”, tha Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania