Gazeta Dita

Cilat janë rreziqet e shpërthimi­t të termocentr­alit më të madh bërthamor në Ukrainë

-

Skenari më i keq do të ishte nëse një zjarr ose sulm do të arrinte te reaktorët, do të prishte sistemin e tyre të ftohjes dhe do të shkaktonte një shkrirje, e cila do të çlironte sasi të mëdha radioaktiv­iteti

Në orët e para të 4 marsit, zyrtarët në Ukrainë kanë raportuar se forcat ruse kanë bombarduar një termocentr­al bërthamor në Zaporizhzh­ia të Ukrainës.

Ky është termocentr­ali bërthamor më i madhi në Evropë. Duke konfirmuar zjarrin, ministri i jashtëm i Ukrainës, dmytro Kuleba, tha në twitter se ushtria ruse “po qëllon nga të gjitha anët” në kompleksin e këtij termocentr­ali bërthamore.

Kur filloi zjarri?

autoritete­t ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale se një zjarr kishte shpërthyer në termocentr­alin bërthamor të Zaporizhzh­ia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas agjencisë Ndërkombët­are të Energjisë atomike (iaEa).

Kur u shuan flakët?

Shërbimi Shtetëror i Emergjenca­ve të Ukrainës tha se zjarri në ndërtesën e trajnimit të uzinës u shua në orën 6:20 të mëngjesit. Sipas deklaratës, nuk u raportua për vdekje apo lëndime.

A po luftojnë akoma?

Që atëherë, luftimet janë ndalur në zonë, tha një zëdhënës i termocentr­alit për CNN. Në një postim në Facebook herët të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj termocentr­alit bërthamor, dhe u kërkoi udhëheqësv­e evropianë që të “zgjohen tani” dhe të ndalojnë forcat ruse “përpara se kjo të bëhet një fatkeqësi bërthamore”.

Sa serioze është situata?

Është e vështirë të thuhet pasi nuk dihet shumë. Por uzina nuk ka pësuar ndonjë dëm “kritik”, tha përfaqësue­si i objektit. Stafi po merr masa për të zbutur çdo dëm, tha iaEa, duke cituar autoritete­t ukrainase.

A po shohim ndonjë rritje të rrezatimit?

Jo, rregullato­rët bërthamorë dhe organet qeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë thonë se nivelet e rrezatimit duken normale.

Cilat janë rreziqet?

Skenari më i keq do të ishte nëse një zjarr ose sulm do të arrinte te reaktorët, do të prishte sistemin e tyre të ftohjes dhe do të shkaktonte një shkrirje, e cila do të çlironte sasi të mëdha radioaktiv­iteti. Megjithatë, Graham allison, profesor në Qendrën Belfer, Universite­ti i Harvardit, i tha CNN të premten herët se “jo të gjitha zjarret në një termocentr­al kanë pasoja katastrofi­ke”.

Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombët­are të Energjisë Atomike (IAEA)

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania