Gazeta Dita

NATO nuk ndërhyn në konflikt, nëse e bën do të thoshte fillimin e Luftës së Tretë Botërore

-

ai tha gjatë fjalës së tij se NatO ka vendosur të mos përfshihet në konflikt se kjo do të thoshte fillimin e Luftës së III Botërore dhe më së shumti civilë. Stoltember­g tha se NatO është krah Ukrainës dhe po ndihmon me pajisje luftarake, duke shtuar se gjatë viteve kanë ndihmuar ushtrinë ukrainase nëpërmjet trajnimeve të ushtarëve.

“Është një marrëveshj­e e gjerë që duhet të bëjmë më shumë për vendet aleate, për të forcuar vendet e tyre dhe të shtojmë aktivitete­t për t’i mbështetur. atë që kemi parë në Ukrainë është se ata janë në rrezik për një agresion të mëtejshëm nga federata dhe forcat ruse. aleatët e NatO-s i sigurojnë mbështetje Ukrainës, e kemi bërë këtë për shumë vite. Kemi ofruar lloje të ndryshme mbështetje dhe kjo është thelbësore në këto kohë kritike për to.

Sa i përket zonës së jo fluturimit, aleatët kanë rënë dakord se nuk duhet të ketë avionë të NatO-s që operoPresi­denti jnë në hapësirën e Ukrainës apo trupa që shkojnë në territorin e saj. Sulmet ndaj zonave nukleare natën e kaluar nënvizojnë se sa e rrezikshme është kjo luftë. Lufta në këto zona është e rrezikshme.

i bëjmë thirrje Putinit ta ndalojë këtë luftë dhe të përfshihet në përpjekje diplomatik­e me dialog të ndërsjellt­ë. Ky ishte mesazhi i ministrave sot. ajo që kemi parë është se Presidenti Putin nënvlerëso­i forcën e ushtarëve ukrainas, për të ndaluar avancimin e forcave ruse. Kjo ishte falë kurajos së lidershipi­t, popullit dhe ushtarëve ukrainas. Ne i kemi ndihmuar ata, sepse aleatët e NatO-s i kanë trajnuar dhe pajisur me armë. turqia ka siguruar pajisje, ndihmë ushtarake dhe kemi trajnuar dhjetëra mijëra forca ukrainase. ato janë në vijën e parë të luftës. Po rrisim mbështetje­n tonë me më shumë pajisje. duke krahasuar se ku ka qenë ushtria ukrainase në 2014, pajisjet e dërguara dhe trajnimet e ka bërë ushtrinë shumë herë më të fortë, kjo është arsyeja që ata janë të aftë të rezistojnë.

i kemi thënë Putinit se nëse pushton Ukrainën do të ketë kosto të mëdha. këto kanë efekte afatgjata dhe funksionoj­në me kohën. Ne po i ofrojmë mbështetje Ukrainës, për të ofruar mbështetje­n dhe kemi arritur të bëjmë të gjitha kombet, në OKB, që t’i kërkojnë Rusisë të ulen në negociata. duhet gjetur një zgjidhje.

duhet marrëveshj­e për korridoret humanitare. Kemi patur një takim me ministrat e Jashtëm të NATO. Ne kemi përsëritur se do të mbështesim Ukrainën, do të ofrojmë mbështetje, e nuk do të jemi pjesë e konfliktit. Unë e ndava këtë mesazh, sepse besoj se nëse NatO përfshihet direkt, do të shohim më shumë vuajtje njerëzore, më shumë civilë të vrarë. Ne duhet të mbrojmë njerëzit që ndodhen në vendet aleate”, tha Stoltenber­g.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania