Gazeta Dita

LYPSARËT DHE LYPACAKËT TANË...

-

Janë bërë figura të parashikue­shme disa politikanë që dalin në popull një herë në katër vjet vetëm për të ... lypur ...vota! Turp të kenë ! Mos u qoftë thënë dhe haram e paçin paranë që e marrin nga djersa jonë! Si të majtët edhe të djathtët! Apo edhe ata që janë pa të ndenjura për karrige dhe ulen sa majtas aq edhe djathtas. A ka faqe të zezë më të sterruar se sa të dalë një lloj emri i lindur për të qenë egërsirë si Sali Berisha e të lypë vota në emër të “Shtëpisë së Lirisë?” Ky është kulm hipokrizie dhe tradhtie !Lere pastaj kur del i paafti total Lulzim Basha, ndaj pranisë të së cilit duhet të kesh durim për të mos ia dëgjuar premtimet absurde dhe mashtrimet e paskrupull­ta!

Si nuk e kupton vallë Edi Rama që dalja e tij nëpër sheshe për të lypur vota për kryetarë bashkie në gjashtë bashkitë (ku janë mangut sepse janë ndëshkuar apo rrëzuar për zullume), është një lloj marrëzie, një ndotje akustike dhe, me vetëpërmba­jtje, do ta quaja vetprezant­im antidinjit­oz të tij para shqiptarëv­e që tashmë e njohin mirë se kush është.Se është më i miri nga politikanë­t e tjerë të paaftë e të pazotë dhe nuk ka aspak nevojë të dalë me shportë në dorë: ‘aman o votues, më jepni ca vota mua e mos ua jepni atyre të bravës e të bishtit të varesë’!

Ohh, sa poshtë kanë rënë këta palo politikanë! Janë kthyer në lypacakë të neveritur!

U marshin të keqen lypsarëve jo të paktë që nderin dorën në cep rrugësh të kryeqyteti­t dhe qyteteve të mëdha, të cilët janë një nga treguesit më bindës të gjendjes ekonomiko-shoqërore të popullit tonë në ditët e sotme, kur udhëheqësi­t, iu thënçin, lypin vota!

Ilmi S.Qazimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania