Gazeta Dita

Sipas motiveve të poezisë satirike të Arben Dukës: “Jo more jo, nuk është ujku”

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Ulërin në mal ujku,

Dhentë na i griu.

Jo more jo, nuk është ujku, Po është Saliu.

Arben Duka Beqir Balluku e Muhamet Prodani, Janë gati me mortaja e topa. Shtëpisë së Ushtrisë po i bie tavani, Hajn Saliu po e bën copa. I lodhur kthehet nga mërgimi, Gjeneral Kiço Mustaqi. Me lëndët helmuese shfaroset njerëzimi, Po ku merr vesh Sali - Putini? Flet me të qeshur Vasillaq Vangjeli, Sal! - Lëri qysqit se do të bëjmë humor. Kam bërë kurban aty ku është themeli, Ouu! Sala na qenka graduar Gjeneral – Major? Tano Banushi dhe Koço Devole, Hyjnë me zvarritje nga oborri. Brenda shtëpisë dëgjohen revole, Prin Salu me pamje horri. Çdo të bëhet me Flamur Nokën? Nëse shtëpisë nuk i del themeli. Në Shishtavec do t’ja presin kokën, Nuk e le të gjallë Sali Exheli. Tullat bien si kokrrat nga thana, Këngë trishtimi këndon Tonin Tërshana. Me të zeza është veshur Liljana Kondakçi, Pas kokës të martë o i nëmuri Sali. Protestues­it fusin kokat në llumin e Lanës, Gazi lotësjellë­s i lë pa mendje. Shtëpisë Qendrore i vijnë anës, Sal të vrafshin për derr në lënde.

Enver Hoxha vjen i tretur,

Shtëpinë Qendrore e gjen kallame. Bu - Bu! Ai që merrej me urinën time, Në Tiranë na qenka bërë dre.

Nuk ka të ndalur përroi me gafore, Gurët po i bëjnë gëlqere. Mehmet Sheu me granada dore, E pret Salën pas dere. Nuk ndërhyn Policia e Shtetit, Shikon rrezik Baton Haxhiu. Me urgjencë i telefon Edit, Kujdes se Lulin po e ha ariu. Me Shtëpinë Qendrore s’kanë punë, As Lul Basha dhe as Partia e Sfurkut. Varexhinjt­ë në kokë të hedhin nga një gunë, E të ikin nga kanë ardhur në shpellat e ujkut.

Sefer Pasha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania