Gazeta Dita

KQZ: Probleme me shpërndarj­en e materialev­e në Shkodër; në Vorë fituesi mësohet brenda së dielës

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka një numër të saktë të votuesve të gjashtë bashkive ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore të dielën, të cilëve u kanë skaduar mjetet e identifiki­mit, por komunikoi se edhe këta persona do të lejohen që të votojnë pas miratimit të një akti normativ nga Qeveria që shtyu vlefshmëri­në e tyre edhe për këto zgjedhje.

“Sa votues potencial nuk kanë asnjë dokument identifiki­mi, këtë informacio­n nuk e kemi dhe duke u nisur nga shqetësimi ja adresuam këtë kërkesë Qeverisë për të shtyrë vlefshmëri­në e kartave të identiteti­t”, deklaroi Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp.

Sipas përcaktime­ve të Kodit Zgjedhor, mjetet e identifiki­mit për të votuar janë dy; pasaporta dhe karta e identiteti­t.

Celibashi tha se shpërndarj­a e materialev­e zgjedhore ka vijuar pa probleme, me përjashtim të zonave të thella të Shkodrës, Shala, Pultit dhe Thethit, ku pengesë janë bërë kushtet atmosferik­e. Kreu i KQZsë u shpreh se ka pasur një kërkesë nga Voltana Ademi që këto vendvotime të transferoh­eshin në rrethinat e Shkodrës, por megjithëse e cilësoi kërkesën të drejtë, tha se ajo u rrëzua për shkak se nuk kishte bazë ligjore.

Sipas Celibashit, ligji ndalon zhvendosje­n e qendrave të votimit në një distancë më të madhe se 50 kilometra dhe tha se kjo problemati­kë duhet të adresohet në reformën e radhës zgjedhore. Në Vorë, ku do të aplikohet votimi elektronik, Celibashi tha se rezultati pritet që të dalë brenda orës 20:00 të së dielës. Ai garantoi votuesit se votimi elektronik është i sigurtë.

“Është një proces që garanton 100 për qind sigurinë e votës dhe nuk ka asnjë shkak apo pretekst për dikë që të dyshojë dhe vendosë në diskutim sigurinë e këtij procesi. Qytetarët të marrin pjesë në votimit dhe të mos kenë asnjë droje. Në vorë rezultati del para orës 20:00, në bashkitë e tjera brenda 48 orëve, ndoshta edhe më shpejt sepse kemi numër të kufizuar kandidatës­h, që nuk kërkon shumë kohë për numërim”, u shpreh ai.

Kreu i KQZ-së tha se për fushatën ka dy shqetësime të prezantuar­a nga PD në lidhje me veprimtari­të publike të zhvilluara nga administra­ta një në Durrës dhe një në Rrogozhinë. Për të dyja rastet, deklaroi ai, KQZ ka nisur hetimin administra­tiv.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania