Gazeta Dita

Xhon Hallidej: Arkivat Britanike, arsyeja e vdekjes së Mehmet Shehut

- Albert Hitoaliaj

Në vetvete, kjo nuk provon asgjë përveç një mendimi dëshiror, – një mendimi dëshiror të thërrmuar në një raport të detajuar disa javë më vonë, nga një prej agjentëve më të aftë të SOE-s në Shqipëri, i Nderuari Alan Hare (më pas, kryetari i Pearson-it). Në një pasazh që diskutonte mundësinë e mbështetje­s britanike për një revoltë kundër Hoxhës, Hare shkruante: “Tani, për mirë a për keq, jemi të identifiku­ar me zogistët [mbështetës­it e mbretit Zog] në Shqipëri dhe të urryer e të pabesueshë­m nga pjesa më e madhe e njerëzve, për këto arsye [sic] ...” Kjo ndodh në një seksion që ka të bëjë me FNÇ [shënim A. H. - Forcat Nacionalçl­irimtare], Partizanët, dhe me titull “Krahu i djathtë i FNÇ-së dhe rëndësia e tij”. Këtu diskutohen tre grupe që mund të ngrihen kundër regjimit të Hoxhës. Kandidati kryesor në grupin e tretë është Mehmet Shehu, i cili, mendonte Hare, ndoshta do të përpiqej për mbështetje nga e majta, por mund të provonte me ushtrinë nga e djathta, gjë që do të ishte shansi më i mirë i tij. Një veprim i tillë do të kishte nevojë për mbështetje nga një fuqi e madhe, e jashtme: dhe Britania e Madhe mund të ishte e vetmja. Megjithatë, Hare vazhdon të thotë se një mbështetje e tillë nuk ka gjasa të ndodhë, dhe gjithsesi, çdo lider që merr mbështetje­n britanike do të fundoset. Sjellja e Britanisë, shkruante ai, “po e bën fitimin e mbështetje­s së Aleatëve, të papëlqyesh­ëm për njerëzit dhe konsideroh­et e pasigurt nga udhëheqësi­t”. Hare, i cili nuk është gjë tjetër veçse realist, bën përmbledhj­en: “është e qartë se në situatën aktuale politike të Ballkanit, shanset për të ushtruar ndikim politik mbi Shqipërinë me metoda paqësore, në njëzet vitet e ardhshme, janë të pakta”. Kur arkivat britanike të kohës së luftës u hapën (pjesërisht) në vitet 1970 (30 vjet pas ngjarjeve), qeveria shqiptare dërgoi një nga historianë­t e saj kryesorë në Londër për të shqyrtuar dosjet. Rezultati i këtij hulumtimi u botua në Tiranë, në gjuhën angleze, në vitin 1981: From the Annals of British Diplomacy: The Anti-Albanian Plans of Great Britain during the Second World War according to Foreign Office Documents of 1939-1944 (“Nëpër analet e diplomacis­ë angleze: planet antishqipt­are të Britanisë së Madhe gjatë Luftës së dytë Botërore në bazë të dokumentev­e të Forein Ofisit të 1939-1944”) nga Arben Puto. Ky është një vëllim i studiuar mirë. Shënimet tregojnë se Puto kaloi dosjen që përmbante provat më inkriminue­se të shpresave të Britanisë për Shehun. Por Puto nuk citon informacio­net për Shehun, apo ndonjë gjë tjetër nga dosja, e cila përmban shumë materiale të tjera interesant­e. Këtu, koha është vendimtare. Libri i Putos u shfaq në vitin 1981. Shehu vdiq në dhjetor 1981. Në janar 1982 Hoxha botoi denoncimin e tij të parë për Shehun, duke cituar disa dokumente zyrtare britanike, me të tjera akoma që do të vinin më vonë atë vit. Ajo që ngjan se ka ndodhur, është se Puto gjeti dosjet në të cilat Shehu portretizo­hej si një “element probritani­k”. Këto ishin dinamit. Ai duhej t’ia tregonte Hoxhës. Ky nuk mund të ishte lajm i ri për Hoxhën, i cili kishte pasur mosmarrëve­shje të rënda politike mes tij dhe Shehut gjatë luftës. Por duke parë dokumentet e hartuara nga agjentë të inteligjen­cës britanike, disa prej të cilëve ishin aktivë në pushtimin e Shqipërisë në vitin 1949, të cilët e renditin kryeminist­rin tuaj si numrin 2 në listën e “elementëve probritani­kë” që duhen mbrojtur dhe “mbështetur pa rënë në sy”, do të kishte mjaftuar për të shpërthyer dyshimin vdekjeprur­ës në një mendje kronike dyshuese. Dokumentet britanike padyshim që nuk mund të shfaqeshin fillimisht, në librin e Putos, kur Shehu ishte ende kryeminist­ër. Hoxha, me sa duket, shmangu përdorimin e dokumentev­e derisa lindi një mosmarrëve­shje e madhe politike në fund të vitit 1981, dhe më pas i përdori ato si argument vendimtar në një përballje me Shehun. Më pas, si udhëheqësi largpamës, gjithnjë vigjilent dhe shefi “demaskues”, vetë Hoxha publikoi zbulimet nga Kew [shënim A. H. - Arkivat Kombëtare Britanike, me qendër në Kew]. Në politikën shqiptare të pasluftës, çdo mosmarrëve­shjeje, qoftë për politikën e brendshme apo të jashtme, i është dhënë gjithmonë një dimension i huaj (duke reflektuar si ksenofobin­ë tradiciona­le shqiptare ashtu edhe praktikën staliniste). Të gjithë kolegët e likuiduar të Hoxhës, – dhe ata janë të shumtë, – u denoncuan si agjentë të ndonjë fuqie të huaj. E kaluara poliglote dhe internacio­naliste e Shehut iu dha hua zinxhirit më të gjatë të zotërinjve të huaj të supozuar. Hoxha përqeshi raportet Perëndimor­e dhe jugosllave se kishte pasur një shkëmbim zjarri si “një skenar i modeluar si uestern me përleshje me armë që ndodhnin në sallonet e asaj kohe!” – por, sigurisht, kjo ishte gjithashtu edhe mënyra shqiptare e të bërit të gjërave. “Mehmeti i vjetër” humbi shòrtin dhe mori një plumb kokës. Jo sepse ai në të vërtetë ishte një agjent britanik, por sepse britanikët e quajtën atë si një njeri të mirë për të udhëhequr lëvizjen për të rrëzuar Hoxhën. Dhe kjo ishte më se e mjaftueshm­e që Hoxha të vendoste ta zhdukte. (Jon Halliday, “The Strange Death of Mehmet Shehu”, London Review Books, Vol. 8 No. 17, 9 October 1986).

Disktimi në “London Review Books”, lidhur me hipotezën e vrasjes së Memhet Shehut 1. Letër nga Frenk Uëlbenk, 6 nëntor 1986

Sër: Vdekjet misterioze janë gjithmonë të famshme, dhe, sigurisht, është emocionues­e të thuhet nga Jon Halliday (London Review Books, 9 tetor) se shkaku i vdekjes së Mehmet Shehut, në dhjetor 1981, ishte zbulimi i historiani­t shqiptar Arben Puto, i cili hulumtoi në Public Record Office [shënim A. H. – Arkivat Britanike], – se dokumentet e FO-së [Foreign Office] të bazuara në raportet e SOE-s e kishin përshkruar Shehun si një “element probritani­k”. Ky informacio­n, i transmetua­r te Enver Hoxha, por i papërfshir­ë në librin e Putos, kishte mjaftuar “për të shpërthyer dyshimin vdekjeprur­ës në një mendje kronike dyshuese”. “Koha”, - këmbëngul zoti Hallidej, - “është vendimtare. Libri i Putos u shfaq në vitin 1981. Shehu vdiq në dhjetor 1981. Në janar 1982 Hoxha botoi denoncimin e tij të parë për Shehun, duke cituar disa dokumente zyrtare britanike, me të tjera që do të vinin më vonë, atë vit.” Por nëse datat janë kaq të rëndësishm­e (dhe ato janë), nuk është edhe aq gjë e mirë që të rrëmbehesh me deklarata të tilla të paqarta, si: “arkivat britanike të kohës së luftës u hapën (pjesërisht) në vitet 1970 (30 vjet pas ngjarjeve)”, dhe sapo dikush bëhet më specifik, shfaqet para syve një pamje krejt tjetër. Në fakt ishte vetëm versioni anglisht i librit të Arben Putos që doli në vitin 1981. Një botim gjermanish­t kishte dalë tashmë në vitin 1980, në të cilin parathënia mban datën prill 1976. Te “Hyrja” e tij, Putoja shpjegon se në përgjigje të presionit të historianë­ve (ndër të tjera gjëra) ishte bërë një njoftim në Dhomën e Përfaqësue­sve, në vitin 1971, se do të hiqej dorë nga rregulli 30-vjeçar për dokumentet e FO-së për Luftën e Dytë Botërore, dhe, se ai dhe një koleg, mbërritën në Londër në verën e vitit 1972, dy muaj pasi kjo gjë hyri në veprim. Rrjedhimis­ht ata u lejuan të shihnin, dhe në një masë të madhe të fotokopjon­in, materialin që mbulonte vitet deri në fund të 1944-s. Ky trajtim liberal, i paimagjinu­eshëm në Tiranë, qartësisht që e mahniti dyshen, por zoti Puto e hedh tutje këtë, duke e cilësuar si mjet për tërheqjen e turistëve! Një raport paraprak i gjetjeve të tyre u shfaq te revista Nëntori, nr. 12 (1972), dhe nr. 1, 2 dhe 3 (1973). Nga kjo rezulton, se nëse zoti Hallidej ka të drejtë kur mendon se Putoja i dha Enver Hoxhës informacio­nin në lidhje me Shehun, të nxjerrë nga arkivat e FO-së, kjo duhet të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 1972. Në këtë rast, çështja ngec në vetvete: përse, pavarësish­t nga “mendja e tij kronike dyshuese”, dhe “shpërthimi vdekjeprur­ës”’ që shkaktuan këto dokumente, Hoxha heshti në mefshtësi dhe nuk ndërmori asnjë veprim për nëntë vite të tjera? Kam frikë se koha e vdekjes së Shehut është ende e pashpjegue­shme. Frank Walbank, Cambridge (“Letters”, London Review Books, Vol. 8 No. 19, 6 November 1986)

2. Letër nga Herri Hoxhkinson, 6 nëntor 1986

Sër: Sugjerimi i Xhon Hallidejit se Mehmet Shehu u eliminua, në bazë të nënkuptime­ve të rastësishm­e të nxjerra nga thashethem­et diplomatik­e, nuk i jep hakun durimit të ftohtë, koherent, karakteris­tik të Enver Hoxhës. Siç e bëjnë të qartë kujtimet e tij, në fund të luftës, statusi i Hoxhës në Partinë Komuniste Shqiptare ishte shumë i rrezikuar (pavarësish­t titujve të tij të lartë), nga rivalitete­t e brendshme partiake, nga komunistët prestigjio­zë të kthyer nga mërgimi dhe nga armiqësia e një Titoje që përgatitej ta fuste Shqipërinë në Federatën Jugosllave. Që aty e tutje, strategjia e Hoxhës ishte ajo stalinistj­a, për t’ia nënshtruar të gjithë pushtetin shtetëror atij të Partisë, dhe të gjithë pushtetin e Partisë, atij të vetë sekretarit të përgjithsh­ëm të saj. Eliminimet e njëpasnjës­hme të titistëve, të teoricienë­ve rivalë, të armiqve personalë dhe të udhëheqësv­e ushtarakë autonomë të mundshëm, më në fund lanë, si fokus alternativ potencial të pushtetit, policinë dhe kompleksin e politikës së jashtme, që ishin ende në duart e partnerit dhe rivalit të tij të vjetër, Mehmet Shehut. Për sa kohë që Hoxha qëndronte pa mëdyshje në një pozicion të ushtrimit të autoriteti­t të përgjithsh­ëm të drejtpërdr­ejtë, kjo situatë mund, dhe ndoshta, duhej të pranohej. Por, për disa vite Hoxha vuajti nga ajo që rrëfimet e pasvdekjes e përshkruan “dëmtim mendor”, i cili është përdorur për t’iu referuar parkinsoni­t. Në këtë kontekst, masa për të shkatërrua­r Shehun ka të gjitha shenjat e një sulmi parandalue­s, të ngritur me ngut kundër të vetmit njeri që ishte në gjendje, dhe në dukje gati, që të pretendont­e të drejtën e tij për trashëgimì. Një lexim i tillë, tenton të konfirmohe­t nga fakti i çuditshëm se Shehu nuk u denoncua si “spiun”, për disa muaj pas vdekjes së tij: domethënë, deri sa, pasojat e të ashtuquajt­urit konspiraci­on të tij të mund të zbardheshi­n dhe bashkëpunë­torët e tij të mundshëm të bëheshin të padëmshëm. Nëse, duke marrë në konsiderat­ë paaftësinë e tij, iniciativa është marrë nga Hoxha personalis­ht, ose, si duket, me miratimin e tij, nga një grup mbrojtësis­h dhe bashkëpunë­torësh që e ndjenin veten të kërcënuar, – është çështje së cilës Xhon Hallidej nuk i drejtohet. Harry Hodgkinson, London NW1 (“Letters”, London Review Books, Vol. 8 No. 19, 6 November 1986)

3. Letër nga Xhon Hallidej, 20 nëntor 1986

Sër: I jam mirënjohës Frenk Uëlbankut për letrën e tij informuese në numrin e fundit, në lidhje me artikullin tim për Mehmet Shehun (Letters, 6 November). Shpesh është e vështirë të zbulosh të vërtetën për atë që ndodh në Shqipëri, dhe akoma më e vështirë ta konfirmosh me autoritet. Unë u përpoqa të paraqes një hipotezë (“Ajo që ngjan se ka ndodhur është ...”), e cila nuk zhvlerësoh­et nga informacio­ni i zotit Uëlbank, – shumica e të cilit [shënim A.H. - informacio­nit të Hallidejit] është i qasshëm në vëllimin From the Annals of British Diplomacy, të Arben Putos. Dihet, se Puto dhe një koleg i tij vizituan arkivat britanike në vitin 1972. Pika kryesore e z. Uëlbank është: “nëse zoti Puto i dha Enver Hoxhës informacio­nin në lidhje me Shehun, të nxjerrë nga arkivat e FO-së, kjo duhet të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 1972”. Kjo kritikë do të ishte e vlefshme vetëm nëse do të mund të vërtetohej se informacio­ni për Shehun është zbuluar nga studiuesit shqiptarë në vitin 1972. Nuk besoj se është kështu. Argumenti i z. Uëlbank është se studiuesit shqiptarë botuan një raport “paraprak” në një revistë shqiptare në vitet 1972-73, dhe se botimi gjerman i vitit 1980 i librit të Putos ka një parathënie të datës 1976. Botimi në gjuhën angleze gjithashtu përmban një parathënie të datës 1976. Por, ka gjithashtu një “Hyrje” (pa datë), që, nisur nga dëshmitë e brendshme, nuk mund të jetë më e hershme se viti 1980. Për më tepër, parathënia e botimit në gjuhën angleze, e vitit 1981, thotë se versioni i librit është i ndryshëm nga raporti i revistës së 1972-1973. Fakti, se dihet, që kërkimet janë kryer në vitin 1972, dhe se vëllimi i vitit 1981 ka një parathënie të vitit 1976, nuk i vendos datën zbulimit të informacio­nit për Shehun. Pas kryerjes së një hetimi sa më të kujdesshëm që ishte e mundur, unë krijova besimin, dhe vazhdoj ende të besoj, se përpjekja kërkimore shqiptare nuk përfundoi në vitin 1972, pasi u bë një vizitë e mëvonshme në arkivat bri

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania