Gazeta Dita

Del fondi me mijëra pyetje rreth testimit që do të zhvillohet në QSHA

-

Konkurrimi për kuotat e 2022: Aplikimet për garuesit mbyllen të hënën, kriteret mbi të cilat do të bëhet kualifikim­i i kandidatëv­e që do të mund të vijojnë fazën e dytë, që është testimi i informatiz­uar. Skema e vlerësimit me pikë, për mesataren e studimeve dhe testimit

Ehëna shënon dhe afatin e fundit për të gjithë kandidatët që duan të garojnë për të vijuar studimet e specializi­meve afatgjata në fushën e mjekësisë përgjatë këtij viti akademik. autoritete­t e Universite­tit të Mjekësisë bëjnë me dije se pranimi i dosjes së aplikimeve për fazën e parë të konkurrimi­t do të përfundojë të hënën rreth orës 15:00.

Të drejtën e kualifikim­it do e sigurojnë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar brenda afateve të përcaktuar­a, ndërkohë që plotësojnë këto kritere: të kenë përfunduar studimet në programet e ciklit të dytë ku të jenë pajisur me diplomën përkatëse, të kenë kryer me sukses provimin përkatës të shtetit dhe të kenë fituar të drejtën e ushtrimit të profesioni­t brenda ose jashtë vendit, të zotërojnë të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të përcaktuar­a, anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanish­t dhe spanjisht. Nga gara do të skualifiko­hen të gjithë kandidatët që janë duke kryer, ose që kanë kryer një program specializi­mi afatgjatë, ose që kanë jo më pak se dy muaj të çregjistru­ar nga një program specializi­mi nga data e parë e aplikimit për këtë program.

Fondi me pyetjet rreth testimit të informatiz­uar

dekanatet e fakultetev­e përkatëse, pas kryerjes së verifikime­ve për të gjitha dosjet e dorëzuara në afatet e aplikimit, do të shpallin brenda datës 14 mars listën përfundimt­are të kandidatëv­e që do të vijojnë garën duke iu nënshtruar testimit të informatiz­uar që do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve të arsimit (QSHa). Bashkë me listën do të shpallet edhe kalendarin i zhvillimit të testimit të informatiz­uar.

Në ndihmë të gjithë kandidatëv­e që kalojnë fazën e parë të konkurrimi­t është shpallur tashmë edhe fondi me mijëra pyetjet rreth të cilave do të hartohet teza finale e provimit për çdo specialite­t mjekësor. Fondin e detajuar të afro 2 mijë pyetjeve të detajuar për programet e specializi­meve që përfshin Fakulteti i Mjekësisë, si dhe rreth 3 mijë pyetjet për programet e Fakultetit të Mjekësisë dentare i gjeni të plota online në faqen zyrtare të Universite­tit të Mjekësisë në adresën www.umed. edu.al. teza e provimit do të ketë në përmbajtje vetëm pyetje me alternativ­a, çka do të mundësojë edhe daljen e rezultatit në përfundim të kohës së zhvillimit të testit.

Vlerësimi me pikë i çdo garuesi

autoritete­t e Universite­tit të Mjekësisë bëjnë me dije se vlerësimi me pikë i çdo kandidati do të bëhet konform rregullore­s përkatëse të specializi­meve afatgjata, sipas të cilës përcaktohe­t se: “Çdo kandidat do të vlerësohet me maksimumi 1000 pikë, prej të cilave 300 pikë do të sigurohen nga mesatarja e studimeve të larta (ku si notë mesatare do të konsideroh­et nota mesatare e ponderuar e të gjitha viteve të studimeve universita­re të kryera, përfshirë këtu edhe diplomimin), si dhe 700 pikë që do të fitohen nga vlerësimi i testimit të informatiz­uar që do të zhvillohet në QSHa gjatë javëve në vijim.

Komisioni i vlerësimit shpall listën e kandidatëv­e të kualifikua­r duke i renditur sipas pikëve kumulative në rendin zbritës. Kandidatët që kanë grumbullua­r jo më pak se sa 380 pikë nga numri i pikëve totale të konvertuar­a, do të mund të kualifikoh­en në procesin e përzgjedhj­es së programit të specializi­mit afatgjatë, sipas numrit të kuotave të miratuara për çdo program studimi, përzgjedhj­e e cila do të bëhet sipas sistemit të meritës. Çka do të thotë se do të shpallen fitues kandidatët që

kanë pikët më të larta referuar numrit të kuotave të miratuara për program studimi. Zgjedhja e programit të specializi­mit nga fituesit

“Zgjedhja e programit të specializi­mit afatgjatë do të bëhet brenda 2 ditëve nga shpallja e rezultatev­e përfundimt­are, përfshirë dhe procedurat e ankimimit sipas afateve të përcaktuar­a në rregullore­n e specializi­meve. Të drejtën e regjistrim­it si fitues e kanë aq persona sa janë edhe kuotat e caktuara në programin e specializi­mit përkatës, sipas rendit zbritës të pikëve totale. Kështu, zgjedhja e specializi­mit bëhet në mënyrë transparen­te nga vetë kandidatët fitues sipas rendit zbritës të pikëve të shpallura në listën përfundimt­are të ndërtuar në bazë të pikëve të marra nga çdo garues, si dhe në përputhje me kuotat e miratuara nga Senati akade

Të drejtën e kualifikim­it do e sigurojnë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar brenda afateve të përcaktuar­a, ndërkohë që plotësojnë këto kritere: të kenë përfunduar studimet në programet e ciklit të dytë ku të jenë pajisur me diplomën përkatëse, të kenë kryer me sukses provimin përkatës të shtetit dhe të kenë fituar të drejtën e ushtrimit të profesioni­t brenda ose jashtë vendit, të zotërojnë të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të përcaktuar­a, anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanish­t dhe spanjisht. Nga gara do të skualifiko­hen të gjithë kandidatët që janë duke kryer, ose që kanë kryer një program specializi­mi afatgjatë

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania