Gazeta Dita

Regjistroh­en 2 viktima dhe 110 raste të reja infektimi me Covid-19

-

Përgjatë 24 orëve të shkuara në vend janë konfirmuar 110 qytetarë të infektuar dhe 2 humbje jete si pasojë e koronaviru­sit. Në përditësim­in e të dhënave rreth ecurisë së treguesve të pandemisë, autoritete­t e shëndetit publik bëjnë me dije se në të gjithë vendin janë kryer 1,357 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 110 qytetarë, në këto bashki: 36 në tiranë, 8 në Fier, 6 në Përrenjas, 5 në delvinë, Sarandë, 4 në durrës, Vlorë, Gjirokastë­r, 3 në Mirditë, dropull, 2 në Kukës, Kamëz, Kavajë, Mallakastë­r, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan, 1 në Shkodër, Lezhë, Krujë, Roskovec, Lushnje, divjakë, Selenicë, Konispol, Libohovë, Përmet, Maliq, Pogradec, devoll, dimal, Kuçovë, Librazhd.

Janë 1,594 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin, ku aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SaRSCOV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 69- vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 93-vjeç”, raportoi dje Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 261 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,958 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësi­së u bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. autoritete­t e shëndetit u kërkojnë të gjithë qytetarëve të vaksinuar me dy doza, që të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania