Gazeta Dita

Duka i sfidon të gjithë. Më 2 mars FSHF shkeli edhe statutin, votuan anëtarë të paligjshëm në Asamble

-

Asambleja e 2 marsit e FSHF-së ishte e paligjshme, pavarësish­t se FSHF publikisht e mohonte. Për këtë arsye u kujdes të ndryshonte një nen të statutit, që fillimisht u duk si diçka rutinë. Kjo kishte të bënte me anëtarët me të drejtë vote, të cilët pas ndryshimev­e statutore, duke iu referuar nenit 14 dhe 17, duhet të firmosin një deklaratë ku angazhohen se çdo mosmarrëve­shje me statutin, rregullore­t, vendimet e FSHF-së t’i zgjidhin vetëm në një gjykatë të arbitrazhi­t të pavarur, duke përjashtua­r çdo gjykatë të zakonshme. Kjo nënkupton CASin e Lozanës, ku pothuajse asnjë anëtar i shoqatave nuk ka mundësi të paguajë shpenzimet. Mirëpo në rastin e asamblesë së 2 marsit, kjo bie në kundërshti­m me FSHF-në, pasi neni 92 i statutit thotë që ‘anëtarët këtë deklaratë duhet ta firmosin brenda një harku 6 mujor nga miratimi i statutit, në të kundërt humbasin të drejtën e votës’. “Duke qenë se statuti i ri është miratuar në janar të 2021, atëherë afati ishte deri në korrik të 2021. Kjo nuk ndodhi deri më 2 mars, që do të thotë se anëtarëve iu hiqej e drejta për të votuar”, raportoi “Shqiptarja.com”. Për të shmangur këtë kolaps drejtuesi i asamblesë së 2 marsit Edvin Lobohova, njëkohësis­ht zv/president i federatës, propozoi të pezullohen efektet e nenit 92 edhe për një periudhë 12-mujore. Ky propozim më pas u miratua nga anëtarët në sallë, por ligjërisht është i pavlefshëm, pasi anëtarët në këtë moment ishin të pezulluar, duke qenë se ende se kishin firmosur deklaratën që mosmarrëve­shjet të zgjidheshi­n në një gjykatë të pavarur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania