Gazeta Dita

Zhgënjimi që vjen nga një gabim shtypi

-

Willem Rujiters, një zotëri holandez që në përgjithës­i nuk besonte shumë te fati, një ditë, i nxitur edhe nga miqtë e të afërmit e tij, vendosi edhe ai të luante me një lotari. Dhe siç ndodh zakonisht me ata që nuk parapëlqej­në lojëra të tilla, e harroi fare lotarinë dhe ditën kur numrat fitues u botuan nëpër gazeta as që u kujtua fare të kontrollon­te. Vetëm në mbrëmje, kur u kthye në shtëpi i lodhur, kur mori të shfletonte gazetën u kujtua për lotarinë dhe filloi të kontrollon­te me radhë numrat fitues të botuar. Befas, brofi përpjetë nga habia kur lexoi një numër fitues që i korrespond­onte pikërisht numrit të biletës që mbante në dorë. Dhe kur pak më tej lexoi se numri i tij rezultonte fitues i shumës marramendë­se prej një milionë eurosh, sa nuk u çmend nga gëzimi.

Kuptohet që gjithë natën nuk vuri gjumë në sy, duke thurur lloj-lloj planesh, e duke ëndërruar se si do t’i shpenzonte paratë e fituara. Të nesërmen në mëngjes, pa u zbardhur mirë dita, u ngrit dhe doli menjëherë nga shtëpia, për të vajtur në qendrën e lotarisë kombëtare holandeze për të tërhequr shumën, por shumë shpejt u bë pikë e vrer. Organizato­rët e lotarisë kombëtare e pritën shumë mirë, por me shumë mirësjellj­e dhe duke i kërkuar falje shumë herë, i bënë të ditur se nuk ishte ai fituesi i shumës prej një milion eurosh. Gjithçka kishte ardhur si pasojë e një gabimi banal shtypi. Zhgënjimi i tij ishte i patreguesh­ëm, por organizato­rët, gjithsesi për ta ngushëllua­r i ofruan një udhëtim dhe qëndrim prej tre javësh në Afrikën e Jugut…

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania