Gazeta Dita

Protestues­it i kërkojnë të dalë para tyre për fjalim

Rama: Jam i gatshëm të dëgjoj dhe të dëgjohem, por të shahem dhe të përballem me ulërima, është humbje kohe

-

Kryeminist­ri Edi Rama i është përgjigjur protestues­ve të cilët i kanë kërkuar të dalë para tyre, para Kryeminist­risë ku po protestohe­t. Rama tha se është i gatshëm të dëgjojë dhe të dëgjohet, por se të shahet, të akuzohet dhe të përballet me ulërima është humbje kohe.

“Nuk kemi se si dëgjohemi këtu përpara se unë jam shumë i gatshëm të dëgjoj dhe të dëgjohem, por të shahem dhe të akuzohem dhe të përballem me ulërima mbi bazë faktesh të sajuara, kjo është humbje kohe për mua, dhe është pavlefshme për ata të cilët unë jam këtu.

Për fjalim dal me qejfin më të madh, por për të mbajtur një fjalim ku të dëgjohem, jo të mos lejohem të flas. Ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit, ne do vazhdojmë me përpjekjen tonë në krahë të njerëzve të zakonshëm.

Në krah të atyre që nuk kanë X5, të atyre që nuk kanë iPhone të modelit të fundit, në krahë të atyre që na kanë pasur në krahë.

Edhe në Shqipëri çmimet po bien dhe po e them përsëri. Kjo është një temë që do e adresojmë dhe do bëjmë transparen­cë të plotë. do hyjë qeveria në bordin kombëtar për emergjencë­n e karburanti­t dhe askush nuk do mund të bëjë asnjë spekulim dhe të nxjerrë asnjë qindarkë më shumë. Sot jemi në fillimet një gjëje që nuk e dimë si do zhvillohet. Gjëja më e rëndë që kemi përpara potenciali­sht dhe ua them sepse di që e vërteta është ilaç i hidhur, por i domosdoshë­m, nuk i them për panik as humbje shprese, por kur je përballë kësaj vështirësi­e, je i destinuar të pësosh disfatë. Gjëja më e rëndë që mund të ndodhë përpara është mungesa e naftës, e energjisë. Sot kur dalim në treg për të marrë energji, është se edhe nuk e gjejmë dot sasinë e nevojshme të energjisë. Bota është në krizë energjetik­e, ky është fakt, bota e ka thelluar maksimalis­ht. duhet të jemi shumë realistë”, tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania