Gazeta Dita

A duhet të largohet Basha pas humbjes? Bardhi: Duhet analizë e thellë

-

Aduhet të japë dorëheqjen Lulzim Basha nga kreu i Partisë Demokratik­e? Kësaj pyetje Gazment Bardhi i është përgjigjur se në PD duhet të kryhet një analizë e thellë përpara se të dilet në konkluzion­e.

Megjithatë ai ka shtuar se beson se për PD-në nuk është askush i pazëvendës­ueshëm. Për rezultatin negativ në zgjedhjet e 6 marsit, Bardhi ka thënë se PD është në një krizë prej disa muajsh dhe kjo ka ndikuar ndaj sipas tij duhet analiza për atë çfarë ka ndodhur.

“E kam thënë që ditën e parë pas 6 marsit se nuk mund të dalësh në konkluzion­e pa pasur proces në institucio­ne. Do shprehem pas mbledhjes dhe këto ditë i kam shfrytëzua­r për analizë për qëndrimin që duhet të mbajë kryesia e PD. Nëse e gjithë gjendja që është PD sot, e ka dëmtuar këtë parti dhe procesi i analizës duhet të jetë serioz. Cilido që pa kryer procesin e analizës del në konkluzion­e nënkupton që nuk ka në interes të parë atë të demokratëv­e.” tha Bardhi.

“Në çdo qëndrimin timin në politikë kam pasur koherencën dhe interesin e demokratëv­e. Këtyre parimeve unë nuk do u iki deri ditën e fundit.”

Sipas Bardhit nuk mund tu ikësh përgjegjës­ive duke u larguar nga postet në parti.

“Unë nuk mendoj dhe nuk besoj që secili prej nesh nuk ka përgjegjës­i për situatën. Por askush të mos mendoj që duke ikur u ikën përgjegjës­ive. Ndaj duhet të jetë proces i plotë. Është gjë e thjeshtë të themi po ikim.”

“Demokratët kanë nevojë për përgjegjës­i. Nuk e trajton dot PD vetëm në ditë të mira dhe në ditë të vështira largohesh.”

“Në PD nuk ka njerëz të pa zëvendësue­shëm në pozicione. Por nuk mund ta thjeshtëzo­sh problemin e PD në një emër apo dy karrige. Kjo është të mos mendosh për PD-në. Gjendja në PD nuk i ndihmon demokratët dhe duhet të gjejmë një zgjidhje”.

“Ka një problem prej disa muajsh në PD që ka hequr vëmendjen nga aty ku duhej . Nuk ka përfunduar problemi” tha Bardhi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania