Gazeta Dita

Lufta në rrugë mes dy grupeve, arrestohet në arrati edhe Migert Qosja

-

Një vit e gjysmë pas përleshjes së frikshme të armatosur në mes të qytetit të Elbasanit mes dy grupeve, kapet në arrati si autor i dyshuar edhe 27-vjeçari Migert Qosja. i riu akuzohet se ka qëlluar në 25 nëntor të 2020 me armë zjarri në drejtim të Elvis Çaushllari­t, ose siç njihej ndryshe në zonë me nofkën “Vis korçari”, pas një sherri më njeri-tjetrin dhe që kulmoi më pas me përdorimin e armëve. Përgjatë kësaj kohë, Qosja ka qenë në arrati, teksa dje është bërë i mundur ekzekutimi i masës “arrest me burg”, që Gjykata dha në 29 nëntor 2020. Policia konfirmoi aksionin e ndalimit dhe bëri me dije se ndaj të dyshuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpuni­m dhe e mbetur në tentativë dhe “armëmbajtj­a pa leje”.

Sipas hetimeve dhe pamjeve filmike të kamerave, që Prokuroria e Elbasanit tashmë i disponon si prova, tregojnë dy automjete të pozicionua­ra njëra pas tjetrës, e para është tip “Ford”, ku ndodhen Migert Qosja, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa tek e dyta mjeti tip “Mazda”, ku ndodhej Elvis Çaushllari. Ky i fundit njihej nga policia e Elbasanit si anëtar i një grupi kriminal të njohur në qytet dhe në muajin shkurt 2020 ishte përfshirë në një skenë të ngjashme, në rrugën qendrore të qytetit.

Mesaduket, mes grupit të Qosjës dhe Elvis Çaushllari­t ka pasur një debat e sipër, ku kanë shkëmbyer paralelish­t sharje dhe ofendime, karshi njëri-tjetrit dhe mandej janë përfshirë në përplasje fizike. Dy persona, mes tyre Migert Qosja, i shkojnë Çaushllari­t duke e tërhequr dhe goditur, ndërsa në këto momente Çaushllari qëllon njërin prej tyre me armë, pasi të dy personat bëjnë lëvizje të menjëhersh­me për të shpëtuar dhe ikën me vrap nëpër rrugica. Fakti që Çaushllari, ka qëlluar në këtë moment nga brenda makinës, provohet pasi policia ka sekuestrua­r një gëzhojë pistolete brenda saj. Ndërkohë pas goditjes së parë, Çaushllari hap derën e makinës dhe me pistoletën që mban në dorë i drejton armën, Migert Qosjas dhe shokut të këtij të fundit, Feliks Filaj.

Nga pamjet filmike dhe mënyrën e pozicionim­it të Migert Qosjas, dukej se edhe ky i fundit mban një armë pistoletë në dorë, ku si Qosja dhe Çaushllari janë të pozicionua­r përballë njëri-tjetrit me armë në duar, ku herë pas here qëllojnë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit Çaushllari ka mbetur i plagosur me një plumb në shpatull, ndërsa të tre personat Feliks Filaj, Migert Qosja dhe Eris Çekani, e sulmojnë fizikisht Çaushllari­n, duke e qëlluar me grushte.

Në kthim e sipër Migert Qosja i tronditur nga ajo që kishte ndodhur, ngatërron makinë, pasi në vend që të hipi në mjetin e tij tip “Ford”, ngatërrohe­t dhe gati sa nuk hipën në makinën tip “Mazda”, që drejtohej nga Elvis Çaushllari. Migert Qosja, mandej shkoi në makinë dhe së bashku me personat e tjerë largohet. Elvis Çaushllari largohet me shpejtësi në drejtim të spitalit Ushtarak në tiranë, me argumentin se duhet të merrte mjekim të specializu­ar. Pikërisht në këtë spital është arrestuar nga policia, ndërsa dy persona të tjerë Feliks Filaj dhe Eris Çekanit u ndaluan me vullnetin e tyre dhe dje u kap i kërkuari Qosja.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania