Gazeta Dita

SPAK godet 5 grupe kriminale të narkotrafi­kut, 44 urdhër-arreste

- • • •

Tre vite hetimi dhe aksion në shkallë të gjerë në 6 qytete të vendit, bashkë me Policinë e Shtetit. 33 të arrestuar gjatë ndërhyrjev­e, dy prej tyre në gjendje të lirë dhe 13 të arrestuar më herët, që ndodhen në paraburgim­e. Dy nga të prangosuri­t janë policë në Gjirokastë­r dhe Tepelenë, akuzohen se bashkëpuno­nin me të dyshuarit. Lista me emrat dhe akuzat e Prokuroris­ë së Posaçme

Prokuroria e Posaçme ka shtrirë dorën e prangave pothuajse në të gjithë vendin me një operacion të madh ditën e djeshme, duke shkatërrua­r 5 grupe kriminale, me aktivitete të ndryshme dhe kryesisht në trafiqe, ku të përfshirë rezultojnë edhe efektivë të policisë. Një hetim i nisur tre vite më parë nga SPaK dhe Policia e Shtetit, u finalizua dje operacioni i koduar “Five”, me shpërndarj­en e urdhër-arresteve për 44 persona, të përfshirë në trafik, prodhim dhe kultivim të drogës, si pjesë e grupeve të strukturua­ra kriminale. 35 urdhërarre­ste bëhet me dije se janë ekzekutuar, ku në burg janë lënë 33 persona, teksa një është në arrest shtëpie dhe një në detyrim paraqitjej­e. Kurse personat e tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë apo të shpallur në kërkim. Mësohet se 13 prej listës së të ndaluarve, ishin ndërkohë të arrestuar më parë dhe gjendeshin në paraburgim prej muajsh.

Gjatë hetimeve, SPaK ka mundur të evidentojë 13 episode kriminale të trafikimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëv­e, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në Vlorë, tepelenë, durrës, Tiranë, Lezhë dhe Prrenjas, qytete ku edhe u shtri operacioni i zhvilluar përgjatë të enjtes. Veprat e dyshuara kriminale janë kryer gjatë periudhës nga muaji mars 2019, deri në nëntor të vitit 2020.

Përgjatë 36 muajve hetime, SPaK arriti të provojë veprimtari­n kriminale të pesë grupeve të ndryshme, për të cilët Gjykata e Posaçme firmosi 42 masa “arrest në burg”, mes tyre edhe dy efektivë policie.

“Gjatë hetimeve të Prokuroris­ë së Posaçme rezultoi se Fejzi Meçaj, punonjës policie në Komisariat­in e tepelenës dhe adriatik Logli, efektiv i Policisë së Gjirokastr­ës, kanë konsumuar veprën penale të “shpërdorim­it të detyrës”, ndërsa kanë lehtësuar punën e trafikantë­ve për trafikimin e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin zyrtar. Në veçanti, në qytetin e Vlorës u prenë 8 urdhërarre­ste, të ekzekutuar­a janë gjashtë prej tyre. Një prej personave të kërkuar nuk u gjet në banesë, ndërsa një tjetër rezultoi të ishte arrestuar më herët, për vepra të tjera penale.

SPaK njoftoi edhe listën e të ndaluarve, ku në pranga ranë: denardo dervishi, Fejzo Meçaj (punonjes policise SPZ, tepelenë), Ervin Llana, armand Koçiu, Servan Kerbizi, Xhuliano aliu, Kristi dauti, Sefer dukaj, Fiodor Runaj, Hyrjet Runaj, Hader Runaj, ardian Kastrati, Xhavit Filja, adriatik Logli, (punonjës policie pranë dVP Gjirokastë­r), Valmir Polisi, Fadil demaj, Landi Lezi, Erjon Kalemi dhe Bujar Brahaj.

Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “arrest në burg” për personat e mëposhtëm, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale: Elton Ukaj, Marjano Beta, Mikel Ziflaj, Sokol Beqiraj, Marjus tarataraj, aleks Meçorapaj, abedin Llajaj, ardit Petraj, Neritan Lamaj, Hetem Velaj, Lleonidha Koçiaj, Klodian delaj, Kastriot Lalaj dhe Ertjan Pjetërgjok­aj.

Denardo Dervishi Fejzo Meçaj, polic, Tepelenë

Ervin Llana Armand Koçiu Servan Kerbizi Xhuliano Aliu Kristi Dauti

Sefer Dukaj

Fiodor Runaj Hyrjet Runaj

Hader Runaj

ardian Kastrati Xhavit Filja adriatik Logli, polic Gjirokastë­r Valmir Polisi Fadil demaj Landi Lezi Erjon Kalemi Bujar Brahaj Elton Ukaj Marjano Beta Mikel Ziflaj

Sokol Beqiraj Marjus tarataraj aleks Meçorapaj abedin Llajaj ardit Petraj Neritan Lamaj Hetem Velaj Lleonidha Koçiaj Klodian delaj Kastriot Lalaj Ertjan Pjetërgjok­aj

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania