Gazeta Dita

Një bilbil holandez hedh në kosh milionat e sheikut, Perez i ‘bën’ gol Al-Khelafit

-

Reali e ka bërë përsëri, këtë herë me një dualitet që kalon kufijtë e fushës së blertë, në një konkurrenc­ë të egër interesazh, diplomacie, pushteti dhe biznesi, me ‘trigloidin’ e futbollit të dekadave të fundit, të shumëakuzu­arin për vjedhje trofesh, Fiorentino Perez. Përballë ishte PSG e sheikut të Katarit, Al-Khelafi dhe tensioni para ndeshjes në ndrekën e ‘bollshme’ me sallatë jeshile dhe fileto (zgjedhje ironike kjo e presidenti­t madrilen për “mikun” nga Parisi), u shndërrua në një lumë akuzash dhe tërbim në fund të takimit. Edhe një herë në Champions League, edhe pse ka skuadrën më të dobët të dekadave të fundit, për krenari dhe inat “të bardhët” vunë hegjemonin­ë dhe çuditërish­t jo me lojë, por me anë të një polici holandez me bilbil, aq shumë i kritikuar në të gjitha gjykimet që i bën skuadrave dhe introvers në vendime. Pavarësish­t se shihej i dyshimtë, ai i kapi pritshmëri­të e kanaleve të konspiraci­onit, teksa me vendimin më të rëndësishë­m të ndeshjes, hodhi në kosh milionat e investuara nga sheiku arab, me yje si Mbape, Messi dhe Nejmar. Ishte pikërisht minuta e 62 e takimit, kur parizienët fitonin 0-1 me gol të Mbape, kur Benzema rrëmben dukshëm me faull të rëndë topin nga këmbët e Donarumës dhe që kthehet në gol. Teksa kërkonte verifikimi­n në VAR, portieri italian në vend të sqarimit që japin gjyqtarët si zakonisht, mori karton të verdhë. Çuditshëm gjyqtari Makelie më herët ishte konsultuar tre herë me VAR-in për dy golat që i anuloi

PSG dhe madje atë që bëri të rregullt, por nuk denjoi të verifikont­e faullin Benzema. Dhe kaq mjaftoi që ‘orteku’ psikologji­k t’u rikthehej edhe njëherë francezëve në Champions. Tërbimi i Al-Khelafit arriti kulmin në përfundim, teksa shkoi te dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve për të kërkuar llogari dhe kërcënoi për vendimet e padrejta. UEFA ka nisur verifikime­t për rastin dhe sheiku rrezikon ndëshkimin bashkë me teknikun e tij dhe drejtorin sportiv Leonardo. Por ajo që mbeti nga takimi ishte fakti se Perez u hakmorr dukshëm për ‘golin’ e frikshëm të Superligës që Khalafi i bëri me të drejtat televizive, këtë herë duke ia hedhur në kosh ëndrrën e tij më të madhe, që do e bënte të pavdekshëm në botën e sportit. Teksa Superliga e Perezit ka ‘vdekur’, ilogarku i futbollit po përpiqet ta godasë PSG te investimet, që të mos bëhet ‘elefanti’ i ardhshëm i biznesit të lojës top me këmbë, por ta mbajë edhe ca kohë për vete. Dhe kjo, kur në mes është merkato me furtunën Mbape, që duket se po luan ‘bursash’ me të dy presidentë­t dhe shihet më afër Realit sezonin e ardhshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania