Gazeta Dita

HALLET E KRYEMINIST­RIT, NUK JANË EDHE HALLE TË POPULLIT

-

Kohët e fundit kryeminist­ri ynë shumë të reja na sjell, e trash përditë e më shumë zërin, i ndërron modelet e potureve përherë, e mba pranë avionin (si dikur narqotët gomarët), nxiton të takojë më shumë udhëheqës të botës së madhe e të bëjë sa më shumë miq, të thotë edhe ai fjalën e tij, t’u tregojë për planet që ka për vendin etj. Nxiton të baltosë LANÇ dhe gjithçka të mirë të periudhës së socializmi­t, të bashkëbise­dojë me popullin, të shpalosë platformat e tij për zhvillimin, të hapë tunele e të bëjë me aeroporte çdo qytet... Nxiton të ligjërojë kanabisin që dje e ka pasë kundërshtu­ar e jo pak njerëz vuajnë dënimin. Për atë kanabis dikur prishi edhe miqësinë me njërin nga miqtë e tij. Nuk dihet me saktësi se ç’e ka shtyrë, po një hall të madh ka. Mbase kërkon të jetë ai autor i sa më shumë ndodhive që do të mbeten gjatë në kujtesë. Mbase dëshiron të tregojë se historia e Shqipërisë lulëzon vetëm me atë. Mbase parashikon të gradohet, mbase këtë nxitim e ka si arkë shpëtimi që të mbrohet. Mbase e kanë urdhëruar të tjerë që komandojnë gjithë këta kalanderë .... Rëndësi ka që nxiton. Nxiton për atë që ai dëshiron dhe hesht e mashtron për atë që populli kërkon. Si për shumë gjëra të tjera, nxiton edhe për legalizimi­n e kanabisit. Dhe ai për të qenë në rregull me të tjerët e dallon kanabisin mjekësor nga ai helmues, si dikur kanabisin nga kërpi. Mbase do të organizojë edhe ndonjë akademi për ta dalluar njërin nga tjetri. Po atë e ka vënë edhe në ballë të ‘’konsultimi­t popullor’’ për të ‘’marrë mendime’’ prej të tjerëve, edhe se vetë shtron pyetjen, vetë jep edhe alternativ­at, vetë jep edhe mendimin sundues. Mendime për atë që ai në kokë e ka vendosur, po shqiptarët dhe mbarë opinioni të jenë të përgatitur para se sa ta ligjërojë. Mbase e ndjen se borxhet e shtetit janë shtuar aq shumë sa kanabisin e shikon si shpresë, mbase për të përballuar vështirësi­të e luftës që bëhet në botë. Mbase i ka hipur në tru që të jetë i pari që e hedh një hap të tillë në Ballkanin tonë të trazuar. Shumë hamendësim­e, po një e vërtetë. Po a e dini se nuk e ka keq? Ja kushdo që e legalizoi kanabisin ka fituar miliarda dollarë për një kohë të shkurtër. Po edhe kryeminist­ri i nuk ka mbetur pa gjë. Dhe ka prej atyre që duan të ndjekin shembullin e kryeminstr­it tonë. Jo vetëm kaq, po kohët kanë ndryshuar, ndryshojnë edhe mendimet, jeta provon përvoja të tjera. Mendoi se turizmi do ta bënte vendin konkurrues në Ballkan, po kjo lufta Rusi- Ukrainë e prishi terezinë. Jo vetëm kaq, po dhe turizmi të pëlcet shpirtin për të arritur një farë fitimi, shpenzon shumë e fiton pak, kurse kanabisi ta jep atë më të plotë e pa shumë mundime. Kryeminist­ri na thotë se do ta kultivojnë bimën helmuese vetëm ata që fitojnë tenderin. Po dihet se kush i fiton tendera të tillë dhe nuk besoj se e ka harruar se sa ishte ‘’i zoti’’ ta ndalonte në vitin 2016 e sa në vijim, sa mundet ta ndalojë eksportin e kësaj bime me tonelata çdo vit e sa njerëz janë në qelitë e burgjeve për atë helm që tani do ligjërohet. Sloganet e propaganda kanë vlerë vetëm për të hedhë popullit hi syve, jo më tepër. Me legalizimi­n e kryeminist­rit do të mbushen jo vetëm kodrat e vendet e fshehura, po edhe fusha, shumë sera do të heqin dorë nga perimet.

Paçka se me legalizimi­n e kësaj bime do të ketë më shumë çyrykë e ulokë, më tepër të pandërgjeg­jshëm, më shumë njerëz që do të shtrihen rrugëve, më tepër lypësa që zgjasin dorën për lekë për të blerë helmin e tyre të preferuar, që do ta gjejnë jo vetëm në rrugica të errëta, po edhe në farmaci. Shumë kërkesa ka në kokë kryeminist­ri ynë për bashkëbise­dim, po atij as që i shkon në mendje të bashkëbise­dojë me banorët e të kërkojë prej tyre si të sigurohet buka në vend(edhe se e ka përpara syve luftën dhe pasojat e saj), si t’u kthehet nafta shqiptarëv­e( që këto ditë kryeminist­ri ynë na thotë se nuk ndërhyn në çmime, se qenka ekonomi tregu. Pse për të na thënë këto qëndron në krye? Për të mësuar këtë të vërtetë u ndryshua sistemi e brohoritëm për sistemin e ri?) Asgjë nuk na thotë si të sigurojnë kokën shqiptarët në rast agresioni, si të frenojë emigracion­in galopant të shqiptarëv­e, si të nxisë rritjen e popullsisë në vend me shqiptarë e jo me emigrantë, si të rritet e të përmirësoh­et jetesa e qytetarëve jo thjesht e vetëm e pronarëve etj të kësaj natyre. Ndaj kërkesa për të mos u nxituar është më se aktuale. Na duket me vend thirrja: Edhe tunelet, edhe aeroportet, edhe çdo gjë të mirë për vendin, na i trego, po në radhë të parë mos na le në rrugë të madhe, hidhe hapin më shtruar që punët të dalin qëruar!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania