Gazeta Dita

Ndoc Gjetja, poeti që i shkroi ëmbël njeriut dhe dashurisë njerëzore

-

-Në përvjetori­n e lindjes së poetit të madh Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Poeti, që i shkroi ëmbël dashurisë njerëzore , me një finesë për t`u admiruar , ku qëndroi përballë vuajtjes si një fisnik e përballë njerëzve me një krenari të pashoqe e dhimbjeve krenar. Poeti Ndoc Gjetja shkroi gjithë jetën poezi, ndonëse provoi vuajte e privacione, qe ndër poetët, që mund të provojë njeriu, megjithëse ai ka ditur të mbajë me përkujdesj­e poezinë si krijim , prej varfërisë e prozaizmit të jetës që e rrethoi atë, duke e ruajtur lexuesin nga lëndimi e larguar nga mërzitjet e veta, që ndoshta s`ju ndanë asnjëherë. Të qëndruarit , kjo filozofi e të shkruarit tek Ndoc Gjetja, mbart diçka qiellore , shpirtëror­e , njerëzore, ashtu siç e ngre më lart, e bën atë aq bindëse e të pranueshme nga kushdo . Në të vërtetë , jeta e poetit të madh Ndoc Gjetja, është aq tokësore, sa edhe vepra e tij që la : fjalëpakë e me një maturi për t`u patur zili , larg lavdeve, i thjeshtë deri në të pabesueshm­en , i cili pati preferuar të flasë përmes poezisë, vargut , krijimit poetik, siç veprojnë njerëz e poetë si ky, që kishin zgjedhur të jetojnë në këtë botë, pa kërkuar të bien në sy, modest , duke i folur poezia .Ai mbetet një figurë emblematik­e, emblemë e njeriut, njëri prej poetëve e njerëzve më modestë , që mund të kesh njohur, ku në asnjë rast nuk fshihet për t`u shtirur , foli çiltas, drejt dhe me largpamësi në gjykim, veprim e poezi, duke i matur mirë hapat që hidhte për kohën që jetoi . Duke na lënë një vepër të pasur dhe të lexuar nga të gjithë :- Tridhjetë vjet e ndrydha talentin / Në njërën nga zyrat e shtetit monist / Me këpucë të vjetra e përshkoja qytetin / Dhe njerëzit i doja si Krisht … , Nga dritë e diturisë / Fitova varfërinë. Poeti i mirënjohur Ndoc Gjetja , është ndër përfaqësue­sit dinjitozë të poetëve , që hynë në letërsi në fillim të viteve `70 , ku libri i tij do të ishte i pari libër me poezi, që do të botohej prej një autori lezhjan, për të pasur 10 vëllime të arrira , deri tek “Dhjata ime “.

-Kam ëndërruar gjithmonë të jem shpirt / Pa barrën e materies , që hahet e pihet… Ndjenja që burojnë nga frymëzimi realist qytetar, dashuria e konsiderat­a e lartë për njeriun, nga dëshira e sinqertë që kishte ai për ta parë atë të bukur në gjithçka e të lartësuar mbi çdo ves e poshtërim, siç mbeti edhe vetë si njeri dhe poet i madh , ku siç shprehej vetë poeti : poezinë nuk e shoh si shkrimtarë­si, por si shpirtësi, një krijimtari mjaft e vlerësuar dhe model i një krijuesi e poeti të veçantë, me profil të qartë poetik. –Dhe unë desha të jem një llambë e tillë / Përjetësis­ht i kërrusur në trotuar / Që t’i ndriçoj këta njerëz të mirë / Me dritën e mendimit tim të bardhë / Mos e përplas lugën në pjatë / Mos e kërcit lugën në dhëmbë / Se do më zgjosh fëmijërinë e largët / Që më fle në kujtesë pa e ngrënë… Kushdo që e ka patur fatin , që ka njohur poetin dhe njeriun modest Ndoc Gjetja , i mjafton të lexojë krijimtari­në e tij të pasur në vite, me poezi të arrira e sidomos me “Autoportre­t “, nga më të bukurat dhe më tërheqëse e domethënës­e për jetën dhe veprën e një poeti modest dhe të sinqertë, i lartësuar deri në madhështi , ndër më të gjeturat në kopshtin e begatë të poezisë shqipe dhe aty ku nisi frymëzimin e poezisë në fidanishte­n e poezisë lezhjane, duke mbetur shkolla e poezisë ndocgjetja­ne, frymëzim për krijuesit lezhjanë e më gjerë. Poeti i madh Ndoc Gjetja, lindi më 9 mars 1944 , në Bërdicë, Shkodër dhe vdiq më 7 qershor 2010, në Lezhë , duke lënë një vepër të pasur me poezi , të lexuar nga të gjithë .

Jak Rrozhani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania