Gazeta Dita

Basha pa vendim, por pranon humbjen: Jemi në proces reflektimi e analize

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha që në nisje të deklaratës së tij ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Ai tha se do të mbajnë përgjegjës­i të gjithë, duke nisur nga ai

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, tha për mediat se përgjegjës­ia për rezultatin e 6 marsit do të nisë nga ai i pari por nuk sqaroi se çfarë konkretish­t. Ndryshe nga deklarata e dy ditëve më parë, Basha la të kuptoje ndër radhë se kishte humbur, sa kohë që foli për analize të thellë pas 6 marsit.

I pyetur nëse do të hapet garë për kryetarin, Basha u përgjigj:

“Nëse unë tani paragjykoj se çfarë do të ndodhë pa folur me bashkëpunë­torët, me njerëzit. Aktualisht që flasim kryetarët e degëve kanë kontakt me strukturat në bazë, edhe deputetët po kështu. Pra, ne jemi në një proces reflektimi dhe që reflektimi të bëhet ashtu siç duhet, në radhë të parë të respektojm­ë ata njerëz të cilët kanë mendimet e tyre, sjellin mendimet e të tjerëve.

Prandaj jemi në një proces që nisi që ditën pas 6 marsit, një proces që vazhdoi ditën tjetër dhe do të vazhdojë në ditët e ardhshme. Pra, është një proces i thellë reflektimi me një synim: Interesin më të mirë të demokratëv­e.

Sepse duket qartë që një nga arsyet kryesore është përçarja dhe konflikti mes nesh. Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të Partisë Demokratik­e. Por, duhet të keni pak durim se t’i paraprijmë gjërave kur jemi në një proces reflektimi”, tha ai

Basha tha se çfarë është bërë deri më tash pas rezultatit në gjashtë bashki.

“Siç ua thashë që ditën pas 6 marsit ne kemi mbledhur strukturën e parë sepse ndodhi që e hëna ishte ditë parlamenti, mblodha të nesërmen Kolegjin e Kryetarëve, do të mbledhim edhe Kryesinë ndërkohë vetë Kolegji i Kryetarëve ka dashur të jetë në kontakt me strukturat, deputetët kanë kërkuar të jenë në kontakt me strukturat.

Pra, jemi në një proces reflektimi të brendshëm, disa prej tyre kanë kërkuar edhe analizë specifike për 6 bashkitë.

Ju siguroj që demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre, Partia Demokratik­e do të dalë nga ky proces e fortë dhe e bashkuar.

Ky është synimi dhe në funksion të saj që pa diskutim që detyra dhe përgjegjës­ia e parë është e imja dhe unë jam i gatshëm të ndërmarr çdo hap që Partia Demokratik­e të jetë e fortë, e bashkuar dhe të dali nga 6 marsi, nga humbja e 6 marsit të mos humbi mësimin e madh të 6 marsit që është domosdoshm­ëria për të qenë sa më të fortë dhe sa më të bashkuar përballë këtij regjimi”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania