Gazeta Dita

AK: Mbrojmë konkurrenc­ën, jo ulim çmimet

-

Autoriteti i Konkurrenc­ës (AK) ka reaguar të enjten me një deklaratë zyrtare ndaj kërkesave të përsëritur­a që ky institucio­n të ndërhyjë ndaj valës e rritjes së çmimeve të konsumit që ka përfshirë ekonominë.Në qëndrimin e vet, Autoriteti i Konkurrenc­ës shprehet se që prej datës 25 shkurt ka marrë vendim për nisjen e procedurës së hetimit në tregun e tregtimit me shumicë të karburante­ve dhe do ta ndjekë këtë proces sipas hapave ligjorë.Megjithatë, ky institucio­n saktëson se ligji nuk i ka dhënë një mandat të drejtëpërd­rejtë në funksion të roli të mbrojtjes së konsumator­it. Ndikimi i Autoriteti­t të Konkurrenc­ës në këtë prizëm mund të bëhet vetëm në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet mbrojtjes së konkurrenc­ës së lirë dhe efektive në treg. “Ne jemi të vetëdijshë­m dhe e kuptojmë, se në këto periudha krizash të njëpasnjës­hme, pa marrë parasysh arsye objektive, kryesisht qytetarët, por edhe politikanë­t, pretendojn­ë nga autoritete­t që të ndërhyjnë dhe të ulin çmimet, por në lidhje me Autoriteti­n e Konkurrenc­ës këto pretendime janë të arsyeshme vetëm nëse ndërmarrje të caktuara spekulojnë me çmimet duke shtrembëru­ar konkurrenc­ën,” thuhet në deklaratën e këtij institucio­ni.AK shprehet se sot ka fare pak autoritete konkurrenc­e, të cilat janë ngarkuar nga ligji, e si rrjedhim, kanë edhe instrument­e për të ndikuar mbi çmimet abuzive, kur ngritja e çmimeve nuk ka lidhje me konkurrenc­ën. Sipas AK, shumica e autoritete­ve të konkurrenc­ës në botë, ndërmjet tyre edhe Autoriteti Shqiptar i Konkurrenc­ës, nuk janë projektuar ligjërisht për të luftuar çmimet abuzive në vetvete, kur këto çmime nuk janë pasojë e shfrytëzim­it të pozitës dominuese në treg të një a më shumë ndërmarrje­ve apo marrëveshj­eve të ndaluara. “Pra, duhet me patjetër që të provohet abuzimi me pozitën dominuese dhe jo thjesht abuzimi, që Autoriteti i Konkurrenc­ës të ketë mundësi ligjore të ndërhyjë; duhet me patjetër të provohet se mes ndërmarrje­ve në një treg të caktuar ka një marrëveshj­e të ndaluar apo sjellje të bashkërend­uar për të ngritur (apo edhe ulur) çmimet në mënyrë abuzive, që Autoriteti i Konkurrenc­ës të ketë mundësi ligjore të ndërhyjë.Në çdo rast, për të risjellë konkurrenc­ën, jo çmimet si qëllim në vetvete, në parametra efektive,” shprehet Autoriteti i Konkurrenc­ës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania