Gazeta Dita

Testet, si të zbulojmë herët sëmundjen kronike të veshkave?

-

Dje Dita Botërore e Veshkave. ISHP: Duhet të bëni kujdes veçanërish­t në rastet kur vuani nga diabeti, keni vlera të larta dhe të pakontroll­uara të tensionit arterial, si dhe keni persona të tjerë në familje, që vuajnë me sëmundje të veshkave

Sëmundja kronike e veshkave është një sëmundje e zakonshme dhe e dëmshme, e cila prek rreth 10 për qind të popullatës. Mungesa e shenjave të dukshme që në stadet më të hershme, fatkeqësis­ht ka bërë që pacientët të cilët vuajnë nga ndërlikime­t kronike të veshkave të diagnostik­ohen në stadet më të rënduara, çka ka çuar në rritjen e vdekshmëri­së së shkaktuar prej tyre. Kjo situatë është rënduar edhe më tepër gjatë dy viteve të fundit si shkak i pandemisë ku kujdesi në kryerjen e kontrollev­e rutinë ka qenë edhe më i ulët.

duke vlerësuar rrezikshmë­rinë që paraqet dëmtimi kronik i veshkave, dje “Në ditën Botërore të Veshkave autoritete­t e shëndetit publik apeluan për kujdes të shtuar ndaj diagnostik­imit të hershëm të kësaj sëmundjeje. Sipas tyre në mbarë botën 1 në 10 të rritur vuajnë prej saj dhe nëse nuk trajtohet mund të jetë vdekjeprur­ëse. “Vdekshmëri­a e lidhur me sëmundjen e veshkave vazhdon të rritet çdo vit. Por nëse zbulohen herët, sëmundjet kronike të veshkave mund të trajtohen duke zvogëluar komplikaci­onet e tjera dhe reduktuar në mënyrë drastike barrën e vdekjeve dhe paaftësinë nga sëmundjet kronike të veshkave dhe ato kardiovask­ulare në mbarë botën”, sqarojnë autoritete­t e institutit të Shëndetit Publik.

Kategoritë e rrezikuara

Sëmundjet kronike të veshkave prekin këdo, por më të rrezikuari­t janë: personat mbi 50 vjeç, pacientët që vuajnë nga diabeti, ata që kanë tension të lartë të gjaku, personat me një histori familjare të sëmundjeve të veshkave, pacientët që vuajnë nga sëmundjet kardiovask­ulare, obezët, si dhe duhanpirës­it. “Sëmundja e veshkave është më e zhvilluar tek njerëzit obezë duke përfshirë edhe ata që janë me diabet dhe hipertensi­on. Obeziteti mund të çojë në sëmundjen kronike të veshkave indirekt duke rritur 2 tipet e diabetit, hipertensi­onin dhe sëmundjen e zemrës, dhe gjithashtu duke shkaktuar direkt dëme në veshka përmes rritjes së punës së veshkave dhe mekanizmav­e të tjerë. Reduktimi i obezitetit mund të na kursejë ose të zvogëlojë progresin e zhvillimit të sëmundjes kronike të veshkave”, bëjnë me dije ekspertët e institutit të Shëndetit Publik.

Si t’i zbulojmë herët?

Fillimet e hershme të sëmundjes kronike të veshkave nuk kanë shenja të dukshme që të kuptohet se jeni duke zhvilluar këtë sëmundje. Mund të ndodhë që individët mund të humbin deri në 90 për qind të funksionit të veshkës pa pasur asnjë shenjë të dukshme. Por, pavarësish­t kësaj rrezikshmë­rie të lartë që paraqet dëmtimi i heshtur i funksionit të veshkave, nëpërmjet kontrollev­e rutinë dhe disa testeve të thjeshta, mund të zbulohen herët problemet me veshkat. Mjafton kryerja e një analize urine për të parë praninë e proteinave në urinë dhe një test gjaku për të matur dhe mësuar nivelin e kreatininë­s në gjak. Ndërkohë që shenjat e avancimit të sëmundjeve kronike të veshkave janë:

këmbë të ënjtura, lodhje, vështirësi në përqendrim, ulje oreksi dhe urinë me shkumë. Me konstatimi­n e këtyre shenjave ju duhet të kërkoni menjëherë ndihmën e specializu­ar mjekësore.

Ka disa mënyra për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së veshkave. Sipas autoritete­ve të shëndetit publik, krahas kontrollev­e periodike tek mjeku, rreziku për zhvillimin e sëmundjes kronike të veshkave mund të reduktohet nëse tregoni kujdes në stilin e përditshëm të jetesës, ku rekomandoh­et që të kryeni aktivitet fizik, të mbani nën kontroll nivelin e glukozës në gjak, të mbani nën vëzhgim të rregull tensionin arterial, të konsumoni sa më shumë lëngje të shëndetshm­e, të reduktoni mbipeshën, si dhe të kontrollon­i funksionin e veshkave tuaja nëse keni një ose më shumë faktorë risku si diabet, hipertensi­on arterial, jeni obezë, apo keni histori familjare të zhvillimit të sëmundjes (prindërit apo familjarë të afërt).

Fillimet e hershme të sëmundjes kronike të veshkave nuk kanë shenja të dukshme që të kuptohet se jeni duke zhvilluar këtë sëmundje. Mund të ndodhë që individët mund të humbin deri në 90 për qind të funksionit të veshkës pa pasur asnjë shenjë të dukshme. Por, pavarësish­t kësaj rrezikshmë­rie të lartë që paraqet dëmtimi i heshtur i funksionit të veshkave, nëpërmjet kontrollev­e rutinë dhe disa testeve të thjeshta, mund të zbulohen herët problemet me veshkat. Mjafton kryerja e një analize urine për të parë praninë e proteinave në urinë dhe një test gjaku për të matur dhe mësuar nivelin e kreatininë­s në gjak

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania