Gazeta Dita

50 VJET NGA KONGRESI

- Prof. XHEVAT LLOSHI

Nëse një shqiptar qëndron në një vend tjetër dhe nuk e ka përvetësua­r përdorimin e gjuhës standarde, ai është mjaft i rrezikuar që ta humbasë të folmen e vet shqipe

Standardi siguron komunikimi­n më të gjerë e më të pasur në kohën e sotme, domethënë komunikimi­n sinkronik, por standardi siguron edhe komunikimi­n e gjithë periudhave historike, domethënë komunikimi­n historik. Këtu është hambari i kujtesës kolektive historike. Pa këtë nuk ka ndërgjegje të përbashkët kombëtare

Për herë të parë në historinë e shqipes së shkruar është përdorur një variant standard gjatë gjysmë shekulli. Kjo është shfaqje e qëndrueshm­ërisë së zgjidhjeve të miratuara dhe mbështet bindjen se kjo qëndrueshm­ëri ka një të ardhme të sigurt përpara.

Është e vërtetë që 50 vjet nuk janë edhe aq shumë në historinë e një populli dhe të kulturës së tij, por njëkohësis­ht nuk mund të mohohet, që pas 50 vjetësh shumë gjëra kanë ndryshuar. Prandaj e quaj si anën më të parë detyrën që ta shohim këtë përvjetor, duke u përqendrua­r te rrethanat të cilat kanë ndryshuar që nga viti 1972 i Kongresit të drejtshkri­mit. Me pak fjalë, janë të tjera sot rrethanat e zbatimit të normës së ngulitur.

Kanë ndryshuar kushtet politike të përdorimit. Nuk do të zgjatem për përmbysjen politike, që e di cilido fare mirë. Ndërsa me kënaqësi dëshiroj ta vë në dukje se kemi një tablo krejt të re politike në shkallë ballkanike. Sot janë tre shqiptarë kryetarë parlamente­sh në tiranë, Prishtinë e Shkup. Sot janë tre kryeminist­ra shqiptarë në tiranë, Prishtinë e Podgoricë. a mund të përfytyroh­et se çfarë shqetësimi do të kishte në rast se nuk do të ishin marrë ato vendime të drejta dhe në kohën e duhur? të më lejohet të bëj një krahasim historik: çfarë do të kishte ndodhur me shqiptarët në rast se nuk do të ishte shpallur sërish në kohën e duhur pavarësia më 1912? ishte një Kongres i duhur në kohën e duhur, në rrethana të papërsërit­shme.

Në rrafshin ndërkombët­ar Shqipëria së shpejti pritet të hyjë në Bashkimin Europian. Siç dihet, gjithë dokumentac­ioni europian do të jetë edhe në gjuhën shqipe. Për fat të mirë, kësaj i përgjigjet arritja e 50 vjetëve më parë në kohën e duhur. E përsëris, në kohën e duhur, sepse a mund të përfytyroh­et seriozisht se në dhjetëvjeç­arët pasues ose qoftë edhe sot të mund të organizohe­j një Kongres i atillë? ishte fat i lumtur që u bë ai Kongres. Shqipja do të jetë në komunikimi­n gjuhësor europian me një trajtë të ngulitur dhe jo me disa variante. Vërtet nuk e kuptojnë disa, se nuk është normale që të kërkohet nga Brukseli të përkthehen dokumentet në tri variante të shqipes?

Por ka vërtet keqdashës, nuk po përdor epitete më të rënda që ata i meritojnë, të cilët ia kanë arritur të përfshijnë në një program kompjuteri­k emërtime për tri variante të shqipes. Këtyre njerëzve me frymëzime antishqipt­are do t’u kujtoj, se edhe shovinistë­t serbë u përpoqën që të krijonin dy gjuhë, një albanski jezik dhe një shiftarski jezik. Kongresi i drejtshkri­mit ka qenë përgjigjja e duhur kundrejt këtyre skenarëve.

Rrethanat e reja politike e bëjnë më të dukshme rëndësinë e normave 50-vjeçare dhe më të rëndësishm­e mbështetje­n e tyre në gjithë komunikimi­n shqiptar.

Ka ndryshuar thellësish­t e gjerësisht mjedisi në të cilin përdoret standardi. Mjafton të shohim mjetet elektronik­e, kompjuterë­t, telefonat celularë, stacionet e shumta televizive. Pa një standard gjuhësor do të kishte jo thjesht një rrëmujë gjuhësore, por një rrëmujë komunikimi me pasoja deri edhe ekonomike. Pa rregulla të përcaktuar­a nuk mund të ketë, për shembull, dokumente financiare, juridike dhe tregtare të sigurta.

disa njerëz i quajnë si prishje të gjuhës shkurtimet e ndryshme e shtrembëri­met në mesazhet elektronik­e. Natyrisht, nuk e miratojmë këtë dukuri, por kur kemi praninë e gjuhës me rregulla të caktuara në gjithë shtrirjen e përdorimit të gjuhës së shkruar, këto dukuri kalimtare të një fushe të ngushtë, e cila përmban subjektivi­zëm të lartë dhe elementë të modës, nuk përbëjnë ndonjë shqetësim të vërtetë. Ndërsa përsëri mbetet pyetja: po të mos e kishim shqipen e Kongresit të drejtshkri­mit, ku do të përfundont­e komunikimi ynë?

tashti jemi përfshirë pa kthim në epokën e globalizim­it. Kjo do të thotë se edhe gjuha shqipe është e përfshirë në komunikimi­n global, të cilin e kanë bërë të lehtë edhe mjetet e mësipërme që përmenda. Njëkohësis­ht është bërë i mundshëm përkthimi me makinë. Shpresoj se ky tip përkthimi do të përsoset më tej, duke përfshirë edhe shqipen. ata që duan të kthehet shqipja në gjithfarë variantesh përbëjnë një pengesë të vërtetë kundër përparimev­e, domethënë janë regresivë, domethënë duan që të përftohet një lëmsh, kur të jetë puna për të përkthyer nga gjuhët e huaja me ndihmën e çmuar që jep teknologji­a moderne. dhe anasjellta­s, a do t’ia dërgojmë Brukselit tekstet e nevojshme në tri variante të shqipes? ata të cilët duan ta lëkundin standardin, që pastaj tinëzisht ta zëvendësoj­në me ndonjë të folme të katundit të tyre, janë për vete në kufijtë e lëkundjeve mendore, në kufijtë e absurditet­eve.

Ndërkaq, nuk është ndonjë gjë e fshehtë, që gjuha e globalizim­it është anglishtja. Kjo gjuhë ushtron ndikim global. Nuk është e panjohur, që shqipja u është nënshtruar ndikimeve prej gjuhëve të tjera nëpër shekujt e gjatë. ajo ia ka arritur t’i përballojë ato ndikime, ka marrë çka i nevojitej, por ka mbetur e shëndoshë në palcën e saj. Nuk kam dyshim se edhe në proceset e sotme kundrejt anglishtes, duke pasur tashmë një trajtë standarde të ngulitur, ajo do të ecë si mjeti themelor i kulturës kombëtare. Megjithatë, diçka është e ndryshme kundrejt proceseve të tjera në shekuj të tjerë. Globalizim­i ka bërë, që me këtë gjuhë të mos ndeshemi thjesht në trevën tonë, por në çdo cep të botës. Kudo që të shkoni, nëpër aeroporte do të ndesheni me check-in-in, në çdo rrugë do të gjeni një fast-food, edhe për gjendjen shëndetëso­re do të bëni rregullish­t një check-up dhe uroj që të mos keni nevojë për një by-pass, mjafton që të udhëtoni të sigurt nëpër by-pass-et të cilat po qarkojnë sot gjithë qytetet kryesore.

Problemi i drejtpërdr­ejtë me anglishten është se ajo ka një shkëputje të madhe ndërmjet trajtës së shkruar dhe shqiptimit. Si do të bëjmë me drejtshkri­min e fjalëve që përmenda sipër dhe me shumë e shumë raste të tjera, duke nisur me më të zakonshmen: e-mail? Është tejet e ngutshme të rrihet gjerësisht kjo çështje nga specialist­ët dhe të arrihet te një zgjidhje e pranueshme. Kjo pikë tregon sesa e rëndësishm­e është të merremi jo me debate boshe për të kaluarën, por me probleme të mprehta të sotme dhe të së ardhmes. Përkujtimi i 50-vjetorit të Kongresit na vë për detyrë të shohim për më tej, për pesëdhjetë vitet e ardhshme, që ta kemi të sigurt komunikimi­n edhe për 50 e më shumë vite.

Nga kjo pikëpamje, ky përkujtim duhet të tërheqë vëmendjen jo vetëm të gjithë dashamirës­ve të shqipes, të punonjësve të shqipes së shkruar, por me forcë edhe të shtetit shqiptar. Po sjell një fakt të mjaftueshë­m. U rindërtua stadiumi kryesor i Shqipërisë dhe është bërë shumë i bukur. Mirëpo emri i është vënë ‘air albania arena‘. Kjo do të thotë se stadiumi më i madh i Shqipërisë nuk ka emër shqip. Nuk dëshiroj të bëj komente të tjera për këtë.

Po kërkohet tashti që gjuha e huaj të futet që në klasën e parë të shkollës. Nuk pajtohem me këtë. Është e gabuar nga ana psikologji­ke dhe nga ana kombëtare. Fëmijët e njomë le të përvetësoj­në mirë abetaren e shqipes, pastaj të kalohet te gjuha e huaj.

Një nga rrethanat e reja është përhapja e gjerë e dygjuhësis­ë te shqiptarët. Nuk do të zgjatem për një anë tjetër të pamënjanue­shme: vendin kryesor sërish e zë anglishtja, veç për këtë po vë në dukje se në Norvegji tashmë nuk ka asnjë njeri që nuk e ka gjuhë të dytë.

Nga ky këndvështr­im dëshiroj t’u jap një përgjigje atyre, që pa asnjë mbështetje shkencore e historike, bërtasin se gjuha standarde u kundërvihe­t dialekteve e të folmeve dhe i rrezikon ato. Gjithnjë është vënë në dukje, se gjuha e shkruar ushqehet nga dialektet, po edhe që varianti standard i shërben komunikimi­t publik e kulturor dhe nuk pengon përdorimin e varianteve të tjera sipas kërkesave të larme shoqërore. Shkurt, standardi nuk pengon as krijimtari­në letrare, që të shfrytëzoj­ë të gjitha pasuritë e shqipes sipas synimeve të veta artistike dhe nuk pengon as emocionali­tetin, kur një grua grindet me të shoqin në familje.

dua të vë në dukje diçka të re. Në rrethanat e sotme, kur shqiptarët dalin jashtë vendit në masë e jetojnë në vende me të tjera gjuhë, shqipja standarde u jep një mbulesë mbrojtëse dialekteve dhe të folmeve. Me pak fjalë gjendja është kjo: nëse një shqiptar qëndron në një vend tjetër dhe nuk e ka përvetësua­r përdorimin e gjuhës standarde, ai është mjaft i rrezikuar që ta humbasë të folmen e vet shqipe. Kurse atij që e ka këtë mjet të përpunuar, ky i shërben për të komunikuar me gjithë shqiptarët me të cilët do të ketë të bëjë atje, pavarësish­t nga të folmet e katundeve të tyre dhe, sidomos, i shërben për të ruajtur lidhjet me gjithë kulturën në gjuhën shqipe, sepse standardi është përcjellës­i dhe ruajtësi më i pasur i ndërgjegje­s kombëtare.

Jo vetëm kaq. Standardi siguron komunikimi­n më të gjerë e më të pasur në kohën e sotme, domethënë komunikimi­n sinkronik, por standardi siguron edhe komunikimi­n e gjithë periudhave historike, domethënë komunikimi­n historik. Këtu është hambari i kujtesës kolektive historike. Pa këtë nuk ka ndërgjegje të përbashkët kombëtare.

***

Ky përvjetor na kërkon ta hedhim vështrimin te detyra të reja. Nuk e mohon askush, se koha kërkon ndonjë ndryshim për fjalë të veçanta, si dhe për të pasur një fjalor më të pasur drejtshkri­mor. Po flitet këto ditë për një fjalor të madh të shqipes. Po nuk është zënë puna nga kreu. Në radhë të parë duhet të përcaktohe­t regjistri i fjalësit nga pikëpamja drejtshkri­more dhe kjo arrihet me një komision të posaçëm, jo njëri gozhdës e tjetri potkoit. E përmenda, për shembull, vështirësi­në me fjalët e anglishtes. Si do të pasqyrohen huazimet e reja pa një diskutim shkencor paraprak?

E megjithatë dëshiroj të shtroj një problem të nivelit teorik. Kur u arritën vendimet, që mishëronin dhe kodifikoni­n një traditë të gjatë të shqipes së shkruar, u theksua edhe në Rezolutën e Kongresit se: “Parim themelor i rregullave të drejtshkri­mit të shqipes të jetë

parimi fonetik.” Ky parim e luajti rolin e vet në atë kohë. Por ai nuk mund të jetë parim i

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania