Gazeta Dita

Zg jidhen delegatët anti-Dukë të Asamblesë, Prodani: FSHF t’i lërë interesat zg jedhore!

- u

Kush janë delegatët që zgjodhi Shoqata e ligjshme e Futbollit të Tiranës, që do marrin pjesë në asamblenë e 15 marsit që ka votuar në mënyrë të paligjshme federata. Kjo e fundit njeh ata që zgjodhi asambleja ilegale e 24 janarit, kurse Gjykata e Tiranës njeh juridikish­t si kryetar Prodanin dhe të zgjedhurit nga asambleja e tij. Për më tepër, që Duka është pezulluar për tre muaj dhe rrezikon burgun, ashtu sikurse do quhen nul zgjedhjet, nëse mbahen javën e ardhshme

Shoqata e Futbollit të Tiranës zhvilloi mbledhjen e saj dhe zgjodhi delegatët për asamblenë e radhës, duke u bërë e para që e sfidoi ligjërisht dhe juridikish­t ‘monopolin’ e kreut të FSHFsë, Armand Duka. Kryetari i ri i njohur edhe nga Gjykata, Eduard Prodani, ka organizuar të mërkurën një asamble të jashtëzako­nshme, duke zgjedhur 6 delegatë me të drejtë vote, për zgjedhjet e FSHF-së më 15 mars. Nga 41 anëtarë që ka gjithsej shoqata, në asamble ishin 21, duke plotësuar kourimin e nevojshëm.

“Me ndërhyrjen e organeve të drejtësisë dhe të gjitha çështjet e tjera që u ngritën në procesin zgjedhor të federatës, rezultoi se shoqata e futbollit Tiranë mbeti e papërfaqës­uar. Kjo është e papranuesh­me, sepse shoqata e Tiranës përfaqëson futbollin e bazës në Shqipëri dhe do ishte vërtet fatkeqësi nëse Tirana nuk do kishte zërin e saj”, shpreh Prodani.

Pasi gjykata u shpreh për kryetarin e shoqatës së Tiranës, duke cilësuar si të manipuluar asamblenë e 24 janarit, të organizuar nga FSHF dhe duke legjitimua­r atë të thirrur nga Erion Veliaj, nuk ishte e qartë se kush do ishin delegatët.

Për këtë pritet të ketë një përplasje, pasi në asamblenë e 2 marsit FSHF pranoi delegatët e 24 janarit, ku Alimehmeti u zgjodh kryetar dhe

gjykata i shpalli të manipuluar­a. “Natyrisht këto propozime do ia përcjellim menjëherë federatës shqiptare të futbollit dhe shpresojmë shumë që ata të vendosin me pjekuri dhe me një këndvështr­im për interesin e përgjithsh­ëm të futbollit dhe jo interesat e ngushta zgjedhore”, deklaroi Eduard Prodani.

6 delegatët e zgjedhur në asambenë e jashtëzako­nshme të shoqatës së Tiranës janë; Ergys Kadiu, Adi Balla, Adriatik Delimurati, Xhek Alushi, Alban Miftari dhe Endrit Agushi. Po ashtu, Artur Çobani është propozuar për

t’u zgjedhur kryetar i Komiteti Ekzekutiv.

Gjykata ka pezulluar për tre muaj kreun e FSHF, Armand Duka dhe dy sekretarët e institucio­nit, sikurse edhe zgjedhjet, duke i bërë të pavlefshme ato që mund të mbahen më 15 mars, të njoftuara nga vetë presidenti aktual dhe asambleja e paligjshme që ai thirri. Prokuroria e ka nën hetim për dy akuza Dukën, shpërdorim i detyrës dhe falsifikim, teksa Gjykata e ka paralajmër­uar se nëse do shkelë shtatë vendimet që ka marrë kundër tij, atëherë rrezikon deri në 3 vite burgim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania