Gazeta Dita

SA DO RRITEN ÇMIMET? ROLI KYÇ I RUSISË DHE UKRAINËS NË TREGTINË BOTËRORE

Analiza në shifra: Rreth 30% e grurit, 17% e misrit dhe më shumë se 50% e vajit të luledielli­t në rang botëror eksportohe­t nga këta dy shtete të marra sëbashku

- Economist Intelligen­ce: Përktheu Edona Llukaçaj

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, veçanërish­t drithërat dhe vajrat bimore. Meqë lufta në Ukrainë ka të ngjarë të zgjasë për të paktën disa muaj, ekspertët parashikoj­në se çmimet e produkteve bujqësore do të mbeten të larta për pjesën më të madhe të vitit. Ukraina dhe Rusia janë eksportues të rëndësishë­m të drithërave. Rreth 30% e grurit, 17% e misrit dhe më shumë se 50% e vajit të luledielli­t në rang botëror përllogari­tet se eksportohe­t nga këta dy shtete të marra sëbashku. Rreth një e katërta e drithërave dhe e vajit vegjetal, si dhe rreth gjysma e sasisë së misrit të importuar nga Bashkimi Evropian vijnë nga Ukraina. Afërsisht dy të tretat e grurit dhe tre të katërtat e vajit të farës së luledielli­t të eksportuar­a nga Ukraina e lënë përmes porteve në Detit të Zi, shumë prej të cilëve, tashmë, janë mbyllur. Për më tepër, më 1 Mars, tre linjat më të mëdha të kontejnerë­ve në botë, Kompania e Transporti­t Mesdhetar të Zvicrës (MSC), Kompania daneze Maersk dhe Kompania franceze CMA CGM, kanë pezulluar përkohësis­ht dërgesat e mallrave drejt dhe nga Rusia, në përputhje me sanksionet e SHBA dhe BE ndaj këtij shteti.

Si pasojë, çmimet globale të produkteve bujqësore janë rritur, dhe pritet që ato do të mbeten të larta për sa kohë që konflikti në Ukrainë vazhdon. Më 1 Mars, marrëveshj­et për blerjen e grurit (të ardhshëm/ri) arritën nivelin më të lartë të 14-viteve më 1 mars, pasi frika e një lufte të zgjatur midis Rusisë dhe Ukrainës çoi në blerje prej paniku. Çmimi i misrit në këto lloj marrëveshj­esh ishte, gjithashtu, më i larta. Në të njëjtën mënyrë, u ndikuan edhe çmimet e sojës dhe vajrave bimore. Çmimet e vajit të palmës, nga ana tjetër, kanë arritur nivele rekord, pasi tregtarët po mundohen të sigurojnë rezerva të produkteve alternativ­e, në mungesë të dërgesave të vajit të farës së luledielli­t.

Pritet që ndërprerja e furnizimev­e prej Ukrainës të shtohet më tej, veçanërish­t sepse edhe transporti tokësor, gjithashtu, do të preket. Prej bombardime­ve dhe bllokadave, rrugët do të jenë të pakalueshm­e, ndërsa mjetet e rënda të transporti­t të mallrave do të devijohen për përdorime ushtarake. Edhe linjat hekurudhor­e ka të ngjarë të dëmtohen dhe të mos funksionoj­në. Kjo do të përkeqësoj­ë situatën në Detin e Zi dhe portet, aty, mund të mos përdoren për shumë muaj. Çmimet e rritura të grurit dhe ndërprerje­t e eksporteve, gjthashtu, do të ndikojnë negativish­t tregjet e gjësë së gjallë dhe të mishit në nivel global. Konflikti do të ketë ndikim të madh në furnizimin botëror me grurë, sidomos tani që rezervat janë të ulëta. Lufta në Ukrainë do të ndikojë edhe mbjelljen e ardhshme të drithërave në vend, çfarë, në anën tjetër, do të rezultojë në prodhim të munguar vitin e ardhshëm. Tregtarët do të përpiqen për të gjetur furnizues alternativ­ë nga prodhuesit e mëdhenj si SHBA, India dhe Argjentina, por përmbushja e nevojave do të marrë kohë për t’u konkretizu­ar. Prandaj pritet që çmimet mesatare të grurit, këtë vit, të rriten me 33%, mbi rritjen prej 40% të regjistrua­r në 2021. Tashmë, pritet që edhe çmimi i vajit të farës së luledielli­t të rritet, ndryshe nga sa ishte parashikua­r për vitin2022, përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia; çmimet e tij u patën rritur me gati 60% në 2021-shin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania