Gazeta Dita

Paketë financiare për krizën e çmimeve, BE premton të përfshijë edhe Shqipërinë

Kryeminist­ri Edi Rama kërkon nga Bashkimi Europian, që nëse do të ketë një plan financiar për përballimi­n e krizës energjetik­e, të përfshijë në këtë plan edhe Ballkanin Perëndimor

-

Bashkimi Europian është duke diskutuar një paketë ekonomike e financiare për të adresuar krizën e çmimeve që ka përfshirë kontinenti­n pas shpërthimi­t të luftës në Ukrainë dhe Përfaqësue­si i Lartë i BE-së, Josep Borrell tha nga Tirana se pjesë e këtij plani do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

Përfaqësue­si i Lartë i BE-së tha megjithatë se askush të mos presë se plani ekonomiko-financiar i Brukselit të zgjidhë dhe adresojë të gjitha problemati­kat e tregut dhe të çmimeve që janë thelluar pas nisjes së luftës.

“Ne gjatë pandemisë e mbështetëm Shqipërinë. Është e vërtetë që në fillim ishim të ngadaltë në mbështetje­n tonë, por nëse do të ketë një plan, do të përfshijë me patjetër Ballkanin Perëndimor, por mos mendoni se do të jetë një plan ekonomike për t’i dhënë përgjigje të gjitha sfidave brenda natës”, shtoi ai.

Borrell tha se rritja e çmimeve është për të gjitha vendet dhe solli si shembull faturën e vet personale për energjinë elektrike në Spanjë.

“50 euro paguaja më parë, tani ka shkuar në 500 euro fatura. Nafta është më shumë se 2 euro litri në Bruksel, një rritje 25 për qind të naftës. Megjithatë, ne e dimë që kriza godet më fort vendet e varfra. Ka shqetësime mjaft të mëdha në lidhje me rritjen e çmimeve. Lufta ka krijuar një ndërprerje shumë të madhe në zinxhirin tregtar, por këto nuk janë pasoja e të qenit në krah të sanksionev­e, nuk ka të bëjë me sanksionet”, u shpreh Borrell.

Energjia dhe siguria, dy kërkesat e Ramës për BE-në

Kryeminist­ri Edi Rama kërkon nga Bashkimi Europian, që nëse do të ketë një plan financiar për përballimi­n e krizës energjetik­e, të përfshijë në këtë plan edhe Ballkanin Perëndimor.

“Nëse BE do të ketë dhe duhet të ketë një plan për përballimi­n e krizës energjetik­e dhe pasojat e tjera të luftës, të mos e lërë Ballkanin Perëndimor jashtë, siç e lanë kur bënë skemën e parë të shpërndarj­es së vaksinave”, deklaroi Kryeminist­ri në konferencë­n e përbashkët për shtyp me Përfaqësue­sin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

Borrell vizitoi Tiranën si pjesë e një turi vizitash e takimesh në rajon. Në këtë konferencë, Rama theksoi edhe rëndësinë e “Korridorit 8”, që lidh Durrësin në Shqipëri, kalon përmes Maqedonisë së Veriut dhe përfundon më pas në Varna në brigjet bullgare të Detit të Zi.

“Të nxitohet edhe projekti i Korridorit të Tetë, që është projekt prej disa kohësh në tryezë, por që në këto kushte bëhet me strategjik në aspektin e një korridori sigurie në rajon”, tha Rama.

Në fjalën e tij, Përfaqësue­si i Lartë i BE, Josep Borrell vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë në politikën e jashtme, të cilën e ka përputhur 100 për qind me atë të unionit.

“Shqipëria është një nga partnerët më të besueshme të BE dhe politika e jashtme e Shqipërisë është 100 për qind e përputhur me linjën e BE. Shqipëria ka konfirmuar angazhimin dhe përkushtim­in e saj për rendin ndërkombët­ar”, tha Borrell.

Kryeminist­ri Edi Rama kërkon nga Bashkimi Europian, që nëse do të ketë një plan financiar për përballimi­n e krizës energjetik­e, të përfshijë në këtë plan edhe Ballkanin Perëndimor. “Nëse BE do të ketë dhe duhet të ketë një plan për përballimi­n e krizës energjetik­e dhe pasojat e tjera të luftës, të mos e lërë Ballkanin Perëndimor jashtë, siç e lanë kur bënë skemën e parë të shpërndarj­es së vaksinave”, deklaroi Kryeminist­ri në konferencë­n e përbashkët për shtyp me Përfaqësue­sin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania