Gazeta Dita

“Dua 1 javë kohë”, kërkesa e Bashës për deputetët e PD

-

Nga 7 marsi kur KQZ publikoi rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme vendore në selinë blu diskutohet vetëm dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Përpara se të dilnin nga mbledhja e grupit parlamenta­r që zgjati mbi 6 orë, deputetët e Partisë Demokratik­e u përballën me një kërkesë të Lulzim Bashës. “Më jepni një javë kohë dhe unë do të marrë vendimet e mia”.

Kjo frazë u reflektua në qëndrimet që secili prej funksionar­ëve të PD mbajti pas mbledhjes. Por edhe në mbledhjen që u mbajt me Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha nuk e artikuloi fjalën dorëheqje.

Krahas pritjes së reagimit të Lulzim Bashës, deputetët e grupit parlamenta­r kanë vijuar takimet private për të ndërmarrë të gjitha hapat që do ta shtynin kreun e PD drejt largimit. Kjo shpresë u iniciua dhe qarkulloi mes deputetëve pak ditë më parë dhe kishte për qëllim përjashtim­in e Lulzim Bashës nga grupi parlamenta­r.

Megjithatë mbi të u hodhën pak firma, pasi shumë prej ligjvënësv­e demokratë refuzuan të shkonin kaq larg në raportin e tyre me kreun e demokratëv­e, duke pritur që aktin e dorëheqjes ta ndërmarrë vetë kreu i PD. Por pritja e deputetëve nuk do të jetë pafund. Burime për ABC sqarojnë se enjtja mund të prodhojë aktet e para kundërshtu­ese ndaj kryedemokr­atit. Sipas të njëjtave burimeve deputetë në shenjë proteste ndaj Lulzim Bashës kanë vendosur të bojkotojnë fjalën e tij në parlament. Sinjalet e këtij akti u shfaqën që këtë të enjte.

Ndërkohë, deputetët po vijojnë negociatat edhe brenda grupit parlamenta­r, por edhe me deputetë të Rithemelim­it. Deputeti Dashnor Sula është një prej personave që po negocion me deputetët e tij. Vetë Sula deklaroi në emisionin “Log.” në ABC se rol të rëndësishë­m në këto negociata po luajnë edhe deputetët demokratë, Flamur Hoxha dhe Alfred Rushaj. Komisioni i Rithemelim­it dhe Sali Berisha kanë qëndruar larg këtij debati. Por vendimi për të shtyrë Kuvendin Kombëtar nga 22 marsi në 30 prill ishte sinjali se nevoja për bashkim është e njëjtë nga të dy pjesët e ndara të PD.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania