Gazeta Dita

Vetja, e të tjerët

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë Megjithë filozofitë, teorizimet, e romantizma­t ku tregohet për ndjesitë që sakrifikoj­në qenësinë, në emër të altruizmit(dashuri për të tjerët), janë pa bazë thelbësore, por pre e një momenti të caktuar e mjaft të rrallë. Fjala është për ata pak raste sinqeritet­i. Umberto Eko, autor i romanit të suksesshëm botëror “Emri i trëndafili­t”, e trajton këtë temë në mënyrë indirekte, ku le të nënkuptohe­t që edhe

dashuria e përkushtim­i më i madh i njeriut për një tjetër njeri, kult apo ndjesi, nuk arrin kurrë tek ajo që ndjen ai për veten e tij. Qeniet e gjalla janë pjella të egoizmit jetësor. Tek kafshët ndjesitë janë natyrore e pa shtirje, gjë që nuk ndodh tek njeriu me sapiencën e tij. Ky, nëpërmjet taktikave në shërbim të qëllimeve të tij, shpesh të mbrapshta, përgjërohe­t e betohet se vetësakrif­ikohet për tjetrin apo për ndonjë nga dashuritë që shfaq. Natyrisht, e në varësi të auditorit apo situatës, bile edhe pasi vë dorën mbi Bibël. Nga kjo veti rrjedh edhe kërkimi i përsosmëri­së tek të tjerët, kur e gjejmë të sapo nxjerrë nga furra tek vetja, e bile na duket normale duke e besuar edhe vetë këtë autogënjes­htër të madhe. Kjo sjell sigurisht zhgënjim tek lidhjet me të tjerë njerëz, cilado qofshin lidhjet e specifikat, duke sajuar trishtim artificial tek vetja. Dominik Moisi tek “Gjeopoliti­ka e emocioneve” e lidh aktiviteti­n njerëzor me konceptin e ndjesitë emocionale, edhe në nivel kombëtar, por duke cilësuar se edhe tek popujt ekziston dashuria egoistike për veten, duke nënvlerësu­ar popuj të tjerë e duke kërkuar tek ata, atë që nuk e kanë as

vetë. Sigurisht duke kërkuar tek cilido përsosmëri­në, kur vetë mund të jesh edhe nën nivelin e tij, është jashtë logjikës normale njerëzore. Instinktiv­e, por mjaft e dëmshme në përcaktim realiteti Morali i kësaj që po mundohem të shtjelloj, është që çdokush që nuk je ti, është pak a shumë në nivelin tënd. Flas për të njëjtin nivel zhvillimi social, ndërsa pjesa tjetër përgjithës­isht është shtirje apo pjellë e situatës momentale. Meqë nuk mund të rrimë pa dalë në temë, dua të them se edhe liderët tanë janë pjesë e lidhjeve tona konceptual­e e nuk mund të dalin spikatshëm sipër apo edhe poshtë pjesës tjetër të bashkombës­ave. Ajo që thonë jashtë koncepteve tona të përbashkët­a themelore, në forma të pakuptuesh­me, patjetër që në një farë mënyre po gënjejnë. Ata, si edhe çdo njeri, janë larg përsosmëri­së, që dikush ja atribuon (përkushton)në momente emocionale apo i mallëngjye­r nga betimet solemne, që me lot në sy, na shfaqen si kurbanë në altarin e flijimit. Është naivitet të kërkosh tek ata, atë që nuk e ke as vetë, e po ashtu edhe ata tek ndjekësit apo simpatizan­tët e tyre. Çelësi i zgjidhjes së gjithë kësaj filozofie duhet të gjendet vetëm tek vepra, që me “elokuencën” e saj, kalon njëmijë leksione në aula e nëpër mikrofonë. Mendësia e vërtetë gjendet tek fakti e jo tek aludimet e stërhollim­et fjalamane, sado e aftë të jetë oratoria. Sigurisht flitet për ata që zgjidhen nga ne. Tjetër janë ata mëndje të bukura që i nxjerr çdo komb, duke shtuar vlerat e tij më të mira, e nuk kanë nevojë ti zgjedhësh me parti, vota, e me KQZ.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania