Gazeta Dita

A U NDËRTUA KAPITALIZM­I NË SHQIPËRI?

- Ilmi S.Qazimi

Halimi dhe Stefani, tok me Pjetrin dhe Serafinin e pinë kafen shpesh bashkë tani pasi u çelën dyert e kafehanes pranë pallatit të tyre, sepse kovid-19 sikur u fashit disi. Janë miq të rinj, relativish­t, paçka se janë të moshës së thyer. Të edukuar me thuajse tërë shkallëzim­et arsimore të kohës, sipas profilit të zgjedhur, gjatë sistemit komunist tani ata po përjetojnë “përparësit­ë” e kapitalizm­it të stilit amerikan në këtë cep të globit, këtë qoshe të begatë me emrin Shqipëri, që e kanë zili akoma ujqërit imperialis­të. Me që gjuha shkon atje ku dhëmb dhëmballa, përditë tema e bisedave është vetëm shëndeti, politika dhe “ku po vemi kështu?” Dje, në këtë ditë të ‘minidimrit’ ( edhe fjalorin meteorolog­jik po na i ndryshojnë tani të huajt që po na sundojnë, sikur nuk e ka fjalën shqipe aq të fuqishme gjuha jonë “dimër i vogël”!?) që na sollën javët e para të marsit, Halimi, më i thyeri në moshë por jo në karakter, ‘hodhi një bombë’ në tavolinë: “Si thoni more shokë, a u ndërtua kapitalizm­i tek ne në Shqipëri?” Secili nxitoi të thotë mendimin e vet. Në thelb , këta pleq me kokë të zbukuruar nga thinjat dhe me mendime të thekura objektive, godisnin me çekan në të njëjtën pikë. Vendit tonë, në atë sistem ekonomiko-shoqëror që nisëm të ndërtonim, iu deshën 30 vjet, 1945-1975, që të sigurohej buka në vend, të zhdukej analfabeti­zmi, të mund të harrohej gjakmarrja, të kishte një shtet me industri të lehtë e me bujqësi të përparuar, ndërkombët­arisht me emër, mbrojtje të sigurt, kulturë të zhvilluar dhe me demokraci e diktaturë proletare të forcuar kundër tërë armiqve të brendshëm e të jashtëm,-midis të cilëve fesë dhe kolaboraci­onistëve-,dhe me unitet të fuqishëm kombëtar. Gjithçka e ndërtuam mbi bazën e pronës shoqërore mbi mjetet e prodhimit e jo mbi bazën e pronës private. Gjithçka sipas mësime të K.Marksit dhe të aplikuara nga Enver Hoxha në kushtet shqiptare. Arritje të mrekullues­hme për një kohë të shkurtër. Por ishim të bindur se socializmi ishte ende shumë larg, e sidomos kur tërë shigjetat e armiqve qëllonin për 24 orë, për 45 vjet vetëm me helme vdekjeprur­ëse. Dhe, bazuar tek tradhtia, fituan ata. Tani kemi 33 vjet, pra 1/3 e shekullit që jemi futur mirë në brazdën e zhvillimit kapitalist. U shkatërrua me djegie dhe zjarrvënie të pandërprer­ë prona shoqërore dhe tërë asetet e saj duke kapur edhe mendësitë që e shoqëronin atë. U vendos,(lexo: u katranos me stimulimin e një gjakderdhj­eje të gjatë kohore brenda popullatës autoktone ) prona private dhe u fut në çdo qelizë të ekzistencë­s tonë kapitali i huaj, real, mafjoz, zaptues,s hfarosës, nga Japonia e largët deri tek Greqia fqinjë, duke u lidhur fort vetëm pas qerres shpërfillë­se e vrasëse amerikane. U arrit një polarizim i dukshëm shoqëror, me të pasuruar në luks të pabesueshë­m dhe me një shtresë popullate të gjerë tejskajshm­ërisht të varfër. Udha e mëtejshme është tepër pesimiste dhe asfiksuese: populli po plaket e po mpaket. Ja pak shifra: qarku i Tiranës, ku jetojnë më shumë se 1,5 milion banorë ka moshën mesatare 35 vjeç, nga 26 që e kishim për tërë vitet e socializmi­t si Shqipëri; në çdo pesë martesa, gjatë viteve të fundit tre divorcohen; lindjet kanë rënë në mbi 32 %; vdekjet janë shtuar... Kombi po tjetërsohe­t drejt shembjes, sepse iu shkatërrua arsimi dhe shkolla duke iu rikthyer analfabeti­zmi, iu godit ashpër kultura dhe gjuha, iu vodh tërë pasuria nga guri, gruri(që sot prodhimi nuk mbulon as 30% të konsumit të bukës),druri, mineralet, nafta, gazi, uji, deri edhe ajri(!); iu hoq aftësia mbrojtëse (paradoksi më i madh dhe rasti më i rrallë në rruzull-Shqipëria ka një shtet pa ushtri!?).E mbi të gjitha: rinisë po i shkulet nga zemra me çdo mjet dëshira për punë në atdhe duke e joshur me jetën më të mirë në perëndim(?!)...ku bijtë e bijat tona po shit-blihen si skllevër modernë. Kapitalizm­i shqiptar ka nisur të lulëzojë. Kjo po e dërgon kombin dhe vendin si truall drejt një humnere të rrezikshme. Kaq sa për ta ditur dhe për t’u menduar, për t’u organizuar nga ata që e duan Shqipërinë. Ky vend, i vuri kapakun bisedës Serafini, kërkon qeverisje më të mirë, tërësisht kombëtare dhe kjo është plotësisht e mundur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania