Gazeta Dita

Ah, këta gjeneralë të NATO-S!

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Në librin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të Kadaresë, është një zënkë politike ndërmjet priftit dhe gjeneralit që ishte ushtarak i NATO-s. Ne e dimë ngjarjen, por Kadareja shpjegon se veprimet e gjeneralit ishin të sakta. Prifti po gabonte. Por, ata ishin gjeneralë të NATO-s, të mirëarsimu­ar e kualifikua­r ushtarakis­ht, e njihnin me detaje historinë, ekonominë, kulturën e çdo kombi me saktësi. Por ishin, tani s’janë më. Shikoni gjeneralët e NATO-s si murmurisin, qëndrojnë të hutuar tani në luftën e Ukrainës. Çudi ?! Nuk paska njohur Rusinë, se pot a njihnin nuk do ta kishin lejuar t’i vinte zjarrin Europës dhe jo papritur, port ë lajmëruar. A thua të kenë njohur romanovët gjeneralët e NATO-s? Po Katerinën e Pontikimin, luftën në Afganistan, në Çeçeni, në Gjeorgji, në Siri , në Donbas dhe marrjen e Krimesë? Po, a e din të madhen se rusët të kthyer në sovjetikë fill pas Luftës së Dytë Botërore donin të sulmonin Amerikën? Me Hrushovin i erdhën deri në Kubë. Duhet ta dinin gjeneralët e NATO-s, se Stalini fill pas vitit 1920-të, donte të ç’vendoste Revolucion­in rus në Gjermani. Këtë po imiton dhe Putini. Kush u dha zemër rusëve që sulmuan Ukrainën? Gjeneralët e NATO-s që merreshin me konferenca kur: Në Libi u dogj ambasadori amerikan e askush nuk e ndihmoi, kur u rrafshua Çeçenia , e Siria, kur u sakatos Gjeorgjia. Gjeneralët e NATO-s bënin stërvitje të përbashkët­a me rusët, e arritën të kenë shtabet e tyre dhe oficerë rusë. Por, kulmi ishte kur dorëzuan si cjapi te kasapi kokat bërthamore të Ukrainës. Putinizmi i analizoi ngjarjet dhe arriti në konkluzion­in ,se nuk kanë çfarë të më bëjnë gjeneralët e NATOs. I ka dhe i kishte minierat e floririt, fabrikat e çelikut, grurë dhe misër me bollëk. Kaq duan rusët. Si nuk e kuptuan gjeneralët e NATO-s të fundit se: synimi i presidenti­t Putin ka qenë, që Rusia të bëhet një shtet i fuqishëm dhe jo një shtet demokratik?! Këtë, e pohon dhe Brzezinksi kur thotë se: udhëheqja ruse e ka bërë të qartë, se qëllimi kryesor i saj është restaurimi i fuqisë ruse dhe jo reforma demokratik­e. Këtë e demostroi afër në Kazakistan. Po kopjon Katerinën edhe Putini. Ajo rekrutonte njerëz të veçantë në Itali, Greqi, bile edhe në ishullin e Korsikës. A nuk po rekruton Putini ushtarë në Siri, në Çeçeni, në Siberi, jo se u dhimbset kombi rus, por mercenarët janë mish për top. Putini nuk gjen dot ushtarakë si Potemikini. Në emrin e tij, tani ka nëndetëse, shkolla ushtarake. Humbja e Pontemikin­it, ishte një disfatë e madhe. Jo i tërë trupi i tij mbërriti në Kerson. Të përbrendsh­met u varrosën më vete në Josi, Rumani. Eshtrat në Ukrainë. E dukej e drejtë që zemra të prihej në Rusi, në Çizhovë (fshat i tij). Po çdo gjë u shkatërrua nga komunistët. Eshtrat po kërkon dhe Putini, e ka rast të ofendojë kur të dojë Gorbaçovin e të mos japi dorën. Sollzhinin­i, në fund të jetës së tij mezi e takoi Putinin. Ja nuhati gjëmat. Gjeneralët vallë, a i nuhatën fërshëllim­at e gjarprit nga uralet në Kiev e në Krime?

Vasil Puci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania