Gazeta Dita

U gjetën 119 kg kokainë në kamionin me banane, Apeli rikthen masën me burg për biznesmeni­n Marson Murataj

-

Ka zgjatur më pak se një muaj dalja nga qelia për Marson Murataj, i njohur si menaxheri i “Zico SHA”, kompanisë së importit të bananeve, në të cilën u gjetën 119 kg kokainë pak javë më parë.

Më 5 shkurt 2022, gjykata e shkallës së parë caktoi ndaj tij arrest në shtëpi, ndërsa pas ankimimit të Prokuroris­ë, Apeli dje e ka vendosur të rikthehet në qeli dhe Policia ta ekzekutojë vendimin e formës së prerë. Ndërkohë, dy personat e tjerë të arrestuar, Gëzim Kalaja dhe shoferi Hasan Salihu, janë në qeli. Droga është zbuluar në një magazinë në zonën e Vaqarrit, më 30 dhjetor. Kamioni me 119 kg kokainë në arkat me banane, doli i pastër në skanerin e Durrësit dhe kjo bëri që dy punonjës të portit, njëri agjent i AKU-së, Bujar Qurku dhe tjetri doganier, Julian Merhori, të arrestohen për mosndjekje­n e procedurav­e të kontrollit të kontenieri­t me banane dhe janë lënë në “arrest shtëpie”. Shoferi Hasan Salihu u rrëfeu administra­torëve Murataj prej 28 dhjetorit se ishte sulmuar në Hamallaj nga katër persona të veshur me maska e tesha si të policisë, që zbrazën ngarkesën dhe më tej e kërcënuan nga familja. Një ditë më pas administra­torët kërkuan ndihmën e Policisë së Shtetit, por kontrolli më 30 dhjetor zbuloi se gjendeshin 119 kg kokainë e ardhur me anijë nga Ekuadori. Trifon Murataj, pronari i kompanisë ka thënë se nuk kishte dijeni për ngarkesën. Por Prokuroria po heton nëse denoncimi nga administra­tori u bë pasi i grabitën një sasi të madhe ngarkese apo se vërtetë kanë qenë të papërfshir­ë. Gjithashtu po hetohet se kush ishin personat që kryen grabitjen me maska dhe se çfarë morën nga kamioni i firmës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania