Gazeta Dita

Bie interesi për protestën, vetëm më besnikët në shesh. Në Shkodër e prish politika

-

Dita e shtatë e revoltës qytetare, për zinxhirin e rritjes së çmimeve në të gjitha zërat e shportës, karburante dhe të tjera. Vetëm një grusht qytetarësh, më të vendosurit dolën mbrëmë para Kryeminist­risë dhe kërkuan ulje konkretë të çmimeve. Llapaj: “7 kërkesat tona ndaj Qeverisë, deri të shtunën”. “Shtëpia e Lirisë” dështon tubimin e radhës në Shkodër, rrethet e braktisin. Vetëm Dibra ndoqi kryeqyteti­n

Edhe dita e djeshme mblodhi në sheshin para Kryeminist­risë, më pak qytetarë protestues se ajo paraardhës­e. Për të shtatën ditë me radhë, ata më të vendosurit vijuan të tubohen për krizën e çmimeve, teksa ka pasur edhe ndërhyrje politike herë pas here.

Në tiranë, një grup qytetarësh u mblodhën në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej” fillimisht, ndërsa marshuan më tej drejt Kryeminist­risë. Këto tubime janë kthyer në shqetësim për një pjesë tjetër të painteresu­ar për çështjen, për shkak të devijimit të trafikut. Me pankarta në duar, qytetarët kërkuan njëzëri me thirrje e fjalime, uljen e çmimeve të produkteve të shportës dhe të çmimit të naftës, ndërsa masat e marra nga qeveria i konsideroj­në të pamjaftues­hme. të bie në sy fakti se temë fjalimesh nuk ka qenë shpesh çështja e gazit, që shumica përdorin për ngrohje, makina dhe gatim, edhe pse çmimi është dyfishuar.

“Jemi bashkuar edhe ditëve të tjera. tarifat janë të larta, transporti ka rritur çmimin e biletave, janë një grumbull gjërash që ndikojnë tek studentët. Nafta duhet të ulet edhe më shumë», tha një studente. «Për të njëjtën arsye i jam bashkuar protestës. Nëse kjo barrë bie mbi prindërit tanë, bie edhe tek ne. Janë rritur ushqimet”, u shpreh një tjetër.

“Kam ardhur çdo ditë. Kërkojmë ulje e çmimeve, është ulur nafta, por çmimi i ushqimeve vijon të rritet. Protestat do vazhdojnë derisa çmimet të ulen”, shtoi një tjetër protestues­e.

Rrethet e braktisën përsëri dje protestën e tiranës, duke mos u sensibiliz­uar si ditët e kaluara. Madje edhe ajo e Shkodrës dështoi, që ishte më aktivja që prej ditës së parë. Vetëm disa qytetarë u grupuan dhe për disa minuta u shpërndanë.

E vetmja në rrethe u raportua protesta e mbajtur në dibër, ndërsa në Shkodër, tubimi i qytetarëve dështoi, kjo për shkak të përfshirje­s së politikës, konkretish­t përfaqësue­sve të “Shtëpisë së Lirisë”.

Në dibër, qytetarët janë mbledhur në bulevardin “Elez Isufi”, me tubim dhe thirrje për ulje çmimesh, në një marshim të zakonshëm më pas në rrugën kryesore, edhe pse me numër të ulët.

aktivisti adriatik Lapaj ka zbuluar dje dhe kërkesat e protestues­ve, duke i lënë afat qeverisë deri të shtunën për plotësimin e tyre.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania