Gazeta Dita

Familjarët e 26 viktimave përkujtojn­ë 14-vjetorin e Gërdecit, ende shpresojnë te Drejtësia

-

Me lotë, tufa lulesh dhe apel për organet e drejtësisë, për të bërë drejtësi në shansin e fundit që u është dhënë me rihapjen e procesit, të afërmit kujtuan atë që ndodhi më 15 mars 2008, në fshatin e vogël të Tiranës. Lule në memorialin e viktimave. Dosja në SPAK dhe GJKKO, ish-ministri Mediu është marrë i pandehur, pas kërkesës nga familja Durda

Përkujtohe­t me dhimbje dhe me shpresë ende të mbetur te familjarët e viktimave, 14 vjetori i shpërthimi­t katastrofi­k dhe tragjik të 15 marsit 2008 në Gërdec. Të përlotur, me tufa lulesh në duar dhe me një apel për drejtësinë që të mos tërhiqet nga rihapja e çështjes, familjarët e 26 viktimave janë mbledhur në qendër të fshatit Gërdec, te memoriali, ku janë skalituar emrat e atyre që humbën jetën në fabrikën e vdekjes. Një ritual që përsëritet për të 14-n vit radhazi, por dhimbja u shtohet edhe më shumë, pasi aktualisht përpara drejtësisë nuk është askush. as këtë vit, atje nuk ndodhej asnjë përfaqësue­s politik. dosja tashmë është riçelur nga SPaK dhe është marrë i pandehur ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, por ka edhe familjarë skeptikë, se drejtësia do dështojë përsëri që të bëjë drjtësi me këtë çështje. E pranishme në këtë përkujtimo­re edhe Zamira durda, nismëtarja e kërkesës për rihapje të çështjes nga GJKKO dhe SPaK, betejë paraprake juridike që e ka fituar, e cila tha se shpresa për drejtësi ende nuk është venitur. Më 15 mars 2008, mesditë ora 12:05, një shpërthim i fuqishëm tronditi tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec, në Vorë. Bilanci ishte i përgjakshë­m, 26 të vdekur, 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimi­t në punishten e demontimit të municionev­e shtetërore. 14 vite më pas, shpërthimi apokalipti­k ka mbetur në pamje filmike, fotografi, por edhe në memorien e atyre që e përjetuan dhe panë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarakë që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.

Shpresa e fundit e familjarëv­e, procesi i rihapur nga Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pak javë më parë rekursin e Fatmir Mediut, për të mos u hetuar. Apeli i GJKKO, më 24 shtator, mori vendimin për rikthimin për hetim në SPaK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokuroris­ë dhe të familjes durda. 13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre.

apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentua­r se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim. Kujtojmë se SPaK tashmë ka rikfilluar me pyetjen e dëshmitarë­ve, trashëgimt­arëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjese e ripyetjes do të jenë edhe ish-zyrtarët e lartë, në periudhën e tragjedisë më 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do të merret në pyetje është ish-ministri Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ndër familjarët edhe Zamira durda, e cila kërkon që hetimet në Gërdec të behën edhe për korrupsion.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania