Gazeta Dita

Gjallërohe­t tregtia me pakicë, nxitet nga blerjet e artikujve jo ushqimorë

INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e katërt 2021, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 131,9. Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 4,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020

-

Tregtia me pakicë ka shfaqur shenja gjallërimi në tremujorin e fundit të 2021-t, i nxitur nga blerjet e artikujve jo ushqimorë. INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e katërt 2021, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 131,9. Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 4,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalish­t është rritur 1,4%. Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbu­reve, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt 2021 është rritur me 3,7%, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2020. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializu­ara dhe të specializu­ara”, volumi i shitjeve është rritur 4,0%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020. Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializu­ara dhe jo të specializu­ara”, është rritur 3,6%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbu­re në njësi tregtare të specializu­ara”, volumi i shitjeve është rritur me 6,0%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.

Rritet tregtia e artikujve jo ushqimorë

Në ndryshimin vjetor prej +4,4%, në tremujorin e katërt 2021 ndaj tremujorit të katërt 2020, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:“Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializu­ara dhe jo të specializu­ara” me +1,7 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbu­reve në njësi tregtare të specializu­ara” me +1,4 pikë përqindje. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializu­ara dhe të specializu­ara” ka kontribuar me +1,3 pikë përqindje.

Ndryshimi tremujor

Në tremujorin e katërt 2021, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalish­t, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbu­reve në njësi tregtare të specializu­ara”, është rritur me 2,4%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializu­ara dhe të specializu­ara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalish­t, është rritur me 3,9%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalish­t, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializu­ara dhe jo të specializu­ara”, është rritur me 0,3 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbu­re në njësi tregtare të specializu­ara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalish­t, ka pësuar rënie me 5,2%, kundrejt tremujorit të tretë 2021.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania