Gazeta Dita

Hapet tregu i grurit dhe i misrit me Serbinë, Krifca: Importet do vijojnë normalisht

-

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ministri serb i bujqësisë, Branislav Nedimovic kanë konfirmuar hapjen e tregut dhe lëvizjen e lirë të grurit dhe misrit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ndodhet në një vizitë zyrtare në Beograd lidhur me garantimin e funksionim­it të tregjeve ushqimore në rajonin tonë. Në kuadër të marrëveshj­es Open Balkan, pavarësish­t se për tregjet e tjera ndërkombët­are mund të jenë mbyllur, gruri dhe misri nga Serbia do të lëvizin lirisht në drejtim të tregut dhe konsumator­it shqiptar. “Në një takim me ministrin Nedimovic në Beograd patëm mundësinë të diskutojmë edhe njëherë marrëveshj­en e Ballkanit të Hapur edhe në kushte në të cilat gjendemi tani dhe për të siguruar që kjo marrëveshj­e funksionon. Kontratat e lidhura tashmë për importin dhe eksportin e produkteve të ndryshme përfshirë atë të misrit apo të grurit do të vijojnë normalisht. Ne garantuam njëri- tjetrin për një bashkëvepr­im dhe bashkërend­im institucio­nal të mirëkuptua­r dhe është shumë e rëndësishm­e që kompanitë shqiptare do të kenë mundësi që kësaj jave do të mund të vijojnë biznesin e tyre normalisht për importet e grurit dhe misit. Ky është një shembull i mënyrës se si marrëveshj­a e Ballkanit të Hapur krijon lehtësira edhe në periudha shumë të vështira, për arsye të luftës”, tha ministrja Krifca. Vizita dhe takimi mes dy ministrave për garantimin e funksionim­it të marrëveshj­es Open Balkan, veçanërish­t për tregtinë e lirë të mallrave ushqimorë, vjen në një moment të vështirë për tregjet të cilat janë bllokuar nga lufta në Ukrainë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania