Gazeta Dita

Pak fjalë për pjesën e dytë të rrëfimit të Bujar Hoxhës

-

Shprehja e njohur popullore se e vërteta vonon por nuk harron, ndoshta më shumë se kujtdo ngjarjeje tjetër të këtyre 30 viteve të fundit, mund t’i shkojë për shtat ngjarjes tragjike të dy prillit 1991 në Shkodër. Shumë e qartë në pamje të parë, por e manipuluar dhe fshehur me kujdes më vonë, pas një gjykimi farsë që u zhvillua për gjoja zbardhjen e ngjarjes, në fakt kemi parë manovrat më të paskrupull­ta për ta shtrembëru­ar të vërtetën e për ta kthyer përmbys atë.

Mirëpo ja, ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit në Kukës, Vlorë dhe tiranë gjatë viteve 1989-1992, Bujar Hoxha flet me guxim për këtë të vërtetë dhe tregon me gisht fajtorët dhe kriminelët ë vërtetë, të cilët edhe sot e kësaj dite, jo vetëm nuk janë ndëshkuar, por kërkojnë të dominojnë politikën dhe të bëjnë karrierë.

E pyeta dje Bujarin se nga i buron gjithë ajo siguri për të vërtetën e 2 prillit dhe ai m’u përgjigj:

- Nga faktet dhe vetëm faktet. Problemet që shtjellohe­n në librin tim “Pluralizmi shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit” mbështeten në dëshmi të sakta dhe zbërthen për lexuesin mekanizmat agjenturor­e mes dy shërbimeve sekrete, të Sigurimit të Shtetit dhe spiunazhit jugosllav, duke nxjerrë në pah edhe turbullirë­n që nisi të shfaqej në strukturën e kundërzbul­imit tonë. Nuk kishte shpjegim tjetër, “defekti” i makinës me grupin e vëzhgimit në Lezhë, kur masat aktive të vendosura kishin përjashtua­r një mundësi të tillë. Nga ana tjetër, dPB Shkodër kishte njoftim të saktë për këta njerëz me përparësi agjenturor­e dhe kundërzbul­imi i tiranes nuk mori asnjë njoftim për ecurinë e operacioni­t. Po aq çuditshëm si operacion i dështuar, ky libër është edhe një dokument i dorës së parë që mbështetet në burimet më të mira të agjentëve të fshehtë të kundërzbul­imit dhe të pabotuara e të panjohura më parë...

Por le t’ia lemë fjalën Bujarit ta tregojë atë, siç e ka përjetuar dhe si ka ndodhur, mbështetur në fakte dhe informata të sakta të kohës.

Përgatiti botimin Xhevdet Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania