Gazeta Dita

Nga Biden te Blinken, del lista e sanksionev­e të Rusisë për zyrtarët perëndimor­ë

-

Rusia ka vendosur sanksione kundër presidenti­t amerikan Joe Biden, djalit të tij, Sekretarit të Shtetit antony Blinken, zyrtarëve të tjerë amerikanë dhe individëve të lidhur me ta, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të martën, shkruan CNN.

“Në përgjigje të një sërë sanksiones­h të papreceden­të që ndalojnë, ndër të tjera, hyrjen në Shtetet e Bashkuara për zyrtarët e lartë të Federatës Ruse, nga 15 marsi i këtij viti, ‘lista e ndalimit’ ruse përfshin në bazë të reciprocit­etit Presidenti­n J. Biden, Sekretarin e Shtetit a. Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes L. austin dhe Kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit M. Milley, si dhe një numër shefash departamen­tesh dhe figura të shquara të SHBA-së”, thuhet në deklaratë.

deklarata vazhdoi duke shpjeguar se ky hap hakmarrjej­e ishte “një pasojë e pashmangsh­me e kursit jashtëzako­nisht rusofob të marrë nga administra­ta aktuale e SHBa-së”. Lista e zyrtarëve të sanksionua­r nga Rusia:

Presidenti i SHBa Joe Biden

Sekretari i Shtetit antony Blinken

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd austin

Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit Gjeneral Mark Milley

Këshilltar­i i Sigurisë Kombëtare Jacob Sullivan drejtori i Cia-s, William Burns

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki daleep Singh, zëvendës këshilltar i Bidenit për sigurinë kombëtare për ekonominë ndërkombët­are

administra­torja e agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombët­ar, Samantha Power djali i Presidenti­t Biden, Hunter Biden ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton

Zëvendës Sekretari i thesarit Wally adeyemo

Reta Jo Lewis, presidente dhe kryetare e bordit të drejtorëve të Bankës së Eksport-importit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania