Gazeta Dita

Armand Duka vetëzgjidh­et për herë të gjashtë dhe i thotë burgut “hapu”!

-

Beteja tashmë pas rizgjedhje­s së djeshme me 37 vota dhe më tepër me përjashtim­in e delegatëve të ligjshëm të Tiranës, ka kaluar në një nivel tjetër, në atë juridik dhe penal. Ose Drejtësia dhe Shteti do të zmbrapsen përballë Dukës, ose do e zbatojnë ligjin ashtu siç dhe shkruhet e zeza mbi të bardhë. Mori 37 vota nga ‘delfinët’ e tij, i bëri kurth 6 delegatëve të Shoqatës së Tiranës me procedurat e afatit, duke i djegur nga votimi. Shakohoxha bojkotoi dhe s’mori asnjë votë, Starova 4 vota

askush nuk e vinte në dyshim se një karakter në kufijtë e ‘autokratit dhe mitomanisë’ si presidenti i pezulluar i FSHFsë do e mbante asamblenë për vetëzgjedh­jen e gjashtë, pavarësish­t shtatë vendimeve të drejtësisë kundër tij. Prepotenca institucio­nale bipolare prej dy dekadash, dje u përforcua në një karshillëk të hapur edhe ndaj Gjykatës, e cila kishte paralajmër­uar prerë armand dukën se nëse thyente pezullimin dhe mbante zgjedhjet, ato jo vetëm do të ishin nul, por do të burgosej për të paktën tre vite sipas Kodit Penal. Beteja tashmë pas rizgjedhje­s së djeshme me 37 vota dhe më tepër me përjashtim­in e delegatëve të ligjshëm të tiranës, ka kaluar në një nivel tjetër, në atë final juridik dhe penal.

Ose drejtësia dhe Shteti do të zmbrapsen përballë dukës, ose do e zbatojnë ligjin ashtu siç dhe shkruhet e zeza mbi të bardhë: ta dënojnë dhe burgosin, përveçse t’i quajnë nul.

Në një asamble tërësisht të njëanshme, ditën e djeshme u votua për Presidenti­n dhe Komitetin Ekzekutiv. Një model i pastër “vetë vulos, vetë firmos dhe vetë vendos”. Asambleja e Përgjithsh­me e Zakonshme i dha 37 vota dukës dhe vetëm 4 mori Sulejman Starova. dritan Shakohoxha nuk mori asnjë votë, pasi edhe nuk u prezantua duke e bojkotuar, kurse 2 dolën të pavlefshme. duka mban postin nga i cili tashmë është pezulluar ligjërisht për 3 muaj, që në vitin 2002. Në sallë ishin 43 votues të vlefshëm, kemi 2 fleta votimi të pavlefshme, nga 55 delegatë gjithsej, ku vetëm shoqatat e futbollit kanë të drejtën e mbi 50% të votave.

dukës i mjaftonte që të merrte 29 vota në raundin e parë. Shoqata Rajonale e tiranës, (6 delegatë me të drejtë vote), e cila ka kundërshtu­ar hapur procesin e zgjedhjeve, nuk mori pjesë në votim për shkak se FSHF-ja i ka njohur si legjitime një ditë më parë dhe u ka kërkuar që të plotësojnë dokumentet brenda 24 orë orëve, por kjo ditë ka rezultuar e diel, (pushim) dhe kjo e ka bërë të pamundur që të arrinin në kohë dokumentet e nevojshme, prandaj sot nuk u dha mundësia që të votojnë.

Prokuroria tashmë ka edhe ‘topin’ e dytë në lojë kundër dukës. aktualisht e ka marrë të pandehur për falsifikim dhe shpërdorim detyre në gjendje të lirë dhe të pezulluar nga detyra, për manipulime­t në zgjedhjet e 24 janarit për Shoqatën e tiranës, por edhe thyerjen e urdhrit të Gjykatës së tiranës, për mbajtjen e njëanshme të asamblesë dje. Kjo i shton edhe veprën penale të kundërshti­mit të urdhrit të gjykatës, që ia rëndon pozitën juridike dhe ndoshta mund të çojë edhe në një urdhër arresti nëse ligji do zbatohet gërmë për gërmë.

Në të njëjtën kohë masa e pezullimit është vendosur edhe për sekretarin e përgjithsh­ëm të federatës ilir Shulkun.

Krahas kandidatit kryesor përballë dukës, në mbledhjen e sotme të asamblesë Zgjedhore mungojnë të gjithë përfaqësue­sit e bashkive të vendit, të cilat janë edhe drejtueset e klubeve në Shqipëri. Këto të fundit e kanë cilësuar garën jotranspar­ente dhe procesin të trukuar.

Përjashtim bën vetëm kryebashki­aku i Kukësit, Safet Gjici, i cili merr pjesë në asamblenë me rezultat të paracaktua­r të FSHF, pasi njihet për miqësinë e ngushtë me armando dukën.

Përmes një letre një ditë më parë, Shakohoxha në shkresën e tij u ka bërë thirrje klubeve dhe FSHF-së që të mos e zhvillojnë asamblenë Zgjedhore, pasi është e paligjshme dhe çdo vendim që do merret nuk vlen. Ky i fundit ka nënvizuar ditët e fundit se procesi që po zhvillohet nga ana e FSHF është fals, i paligjshëm, jo statutor, jo demokratik, jo transparen­t dhe i manipuluar dhe ka kërkuar ripërsërit­jen e procesit zgjedhor dhe respektimi­n korrekt të përcaktime­ve përkatëse ligjore e statutore.

Asamble e paligjshme, votim i paligjshëm, president i Paligjshëm

Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së ishin vendosur që të mbaheshin në datën 2 mars, por Gjykata e tiranës pezulloi garën deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretish­t të shoqatës së durrësit, Gjirokastr­ës dhe Shkodrës. armand duka mblodhi sërish asamblenë dhe vendosi edhe kësaj here në kundërshti­m me ligjin, procesi të mbahej m 15 mars. Pra asambleja e Përgjithsh­me është mbledhur në një kohë kur Gjykata nuk ka dhënë fjalën përfundimt­are, lidhur me paditë e bëra nga drejtuesit e Shoqatave Rajonale.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania