Gazeta Dita

Thotë se është i emocionuar nga fitorja dhe do dëgjojë vërejtjet. Por vendimet e Gjykatës i cilëson “baltë dhe shpifje”!

-

Pasi mori mandatin e 6-të në krye të FSHF-së, armand duka ka mbajtur një fjalë përshëndet­ëse, ku është shprehur se këtë mandat do të dëgjojë vërejtjet e të gjithëve. “i emocionuar dhe i obliguar, të gjithë e keni një vërejtje për mua, jo vetëm ju, por ju garantoj që të gjitha vërejtjet që i kam dëgjuar dhe do vazhdoj t›i dëgjoj, do i korrigjoj në këtë 4-vjeçar, kam dëgjuar baltë e shpifje, ju siguroj që do i shmang me sportivite­t, është një ditë e mbarë që t›i lëmë pas dhe bashkë me ju dhe ato që nuk janë në sallë të kontribuoj­më me energjitë tona për zhvillimin e futbollit dhe Federatës, që ju keni hedhur një gur për themelimin e saj. Ju falenderoj dhe ju garantoj që do jem në shërbimin tuaj gjatë 4 viteve të ardhshme», tha duka.

Kreu i FSHF-së, para votimit ka kërkuar mbështetje­n e delegatëve. “E dua dhe e njoh mirë institucio­nin dhe dua të arrijmë më shumë sukses së bashku të realizojmë objektivat, futbolli për kombin. Ka zëra dhe jo pak që anatemojnë kohën e gjatë në drejtimin e federatës, por s›kanë gjë për të thënë se nuk matin rezultatet. Unë e konsideroj vlerë, më ka dhënë eksperienc­ë për zhvillimin e lojës në Shqipëri. Skuadrën fituese mos e prek, aq më pak të mendosh ta ndërrosh apo ekipit fitues t’i thuash mjaft mos fito. Ky është rregulli në futboll. Kemi dëgjuar sharje fyerje ofendime, baltosje, nga ana tjetër kemi parë projekte konkrete për zhvillimin e futbollit. Ju sot do dini të zgjidhni rrugën e duhur», tha duka.

Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv: Armand Duka, si kreu i FSHF-së Arben Dervishaj, 39 vota Lutfi Nuriu, 39 vota Abdyl Kuriu, 38 vota Ervin Canollari, 37 vota Pano Xhixho, 36 vota Fatbardh Jera, 35 vota Anila Basha, 35 vota Ylli Çekiçi, 34 vota Gjergji Petro, 34 vota Envi Hicka, 30 vota Të dhënat për procesin: Morën pjesë 43 delegatë me të drejtë vote 2 vota të pavlefshme 37 vota për Armand Dukën 4 vota për Sulejman Starovës 0 vota për dritan Shakohoxhë­n Komisioni i mandateve: Armand Cungu Mikel Furxhi Ilir Përmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania